BAMIRËSIA NDAJ KRIJESAVE

BAMIRËSIA NDAJ KRIJESAVE

0 5707

O robër të Allahut “bëni mirë, se me të vërtetë Allahu i do bamirësit.”

Rrëfehet se një njeri me fëmijën e tij zbriti në një luginë, burri u preokupua me punën e tij, e fëmija i vogël filloi të luajë me fjalë dhe zëra, u ҫudit fëmija se këto zëra i përsëriteshin e i ktheheshin atij, mendoi se dikush po i flet e ia kthen, e pyeti: Kush je ti? Iu kthye: Kush je ti? Fëmija përsëri e pyeti: Më trego për personalitetin tënd? Ia ktheu: Më trego për personalitetin tënd? E fëmija i nevrikosur i tha: Ti je frikacak e po fshehesh nga unë. Iu kthye fjalia e njejtë, e fëmija tha: Ai që po flet po përqeshet e tallet me mua, u nevrikos e doli nga vetkontrolli e filloi të fyejë e të mallkojë, ҫdo herë që fyente e mallkonte i ktheheshte e njejta. Erdhi babai tij dhe e pa fëmijën e tij të shqetësuar e pyeti për shkakun, ai i tregoi, e ky i tha: Qetësohu o biri im, deshi t’ia mësojë një mësim praktikor, shqiptoi me zërin më të lartë: Ti je i mirë, iu kthye zëri: Ti je i mirë, pastaj tha: Allahu të dhëntë të mirat, përsëritja ishte e njejtë, ҫdo herë që thoshte një fjalë të mirë i ktheheshte e njejta. Fëmija e pyeti babanë e tij me habitje e ҫudi: Pse po sillet me ty në mënyrë të edukuar dhe nuk po ta kthen vetëm se me fjalë të mira?! Baba i tha: O biri im, Ky zë që  dëgjove është rezulltat i punës tënde, që nëse do të përmirësosh shprehjen tënde do të përmirësohet edhe shprehja e kundërt, mirëpo ti u shprehe keq e shpërblimi ishte sipas llojit të veprës.

O ju të dashur, po ju flas sot për një cilësi bujare dhe veti fisnike, që Allahu e do dhe i do poseduesit e saj. Kjo është bamirësia o ju bamirës“dhe bëni mirë, se me të vërtetë Allahu i do bamirësit.” nëse muslimani i bën mirë tjerëve në këtë botë, rezulltati është mirësia e Allahut ndaj tij në dynja e ahiret.

I pari përfitues nga bamirësia është vetë bamirësi, korren frytet shpejtë në shpirtin, moralin e gjoksin e tyre, dhe hasin në rehati e qetësi. Përpiqu o vëlla, nëse të vjen ty rreth e rrotull brengë, dhimbje apo mërzi vepro ndaj ndokujt një të mirë, do gjesh gëzim dhe rehati, jepi atij që nuk ka, ndihmo atë që i bëhet padrejtë, largo brengat, ndihmo të pikëlluarin, vizito të sëmurin, ushqe të uriturin do të gjesh hare që të vjen nga para e nga prapa, ndërsa fryti do të vjen në ahiret, medito me mua këtë ndodhi të ҫuditshme: është shënuar në dy sahihet nga Aisheja të ketë thënë: Më erdhi një e ngratë duke bartur dy vajzat e saj, unë e ushqeva me tre hurma, e ajo ia dha secilës nga një hurmë, dhe afroi një hurmë deri tek goja e saj për ta ngrënë, njëra nga vajzat ia kërkoi për ta ngrënë, e ajo e ndau hurmën në dy pjesë e ua dha atyre, më habiti puna e saj, andaj ia përmenda të dërguarit të Allahut sal-lallahu alejhi ue selem atë ҫfarë ajo bëri,e tha: “Allahu me këtë ia ka obliguar xhenetin” apo“Allahu me këtë e ka shpëtuar nga zjarri”.

Prej tregimeve të ҫuditshme nga të parët e mirë, transmetohet prej historianëve për Ahmed ibën Miskin, njëri prej dijetarëve të shekullit të tretë Hixhri në Basra, ka thënë: “Jam sprovuar me varfëri në vitin dyqind e  nëntëmbëdhjetë, nuk kishte tek ne asgjë, unë kisha një grua dhe një fëmijë, na kaploi uria, barku u bë gjithë i zbrazët, e vendosa që ta shes shtëpinë e të marr një tjetër, dola për ta shitur e më takoi Ebu Nasiri, i tregova për qëllimin tim se dua ta shes shtëpinë, e ai më dhuroi dy kifle bukë që kishin në mes ëmbëlsirë, e më tha ushqeje familjen tënde. Shkova për në shtëpi, rrugës duke ecur më takoi një grua që kishte me vete një foshnje, shikova dy kiflet e bukës, e më tha: O zotëri, ky është fëmijë jetim i uritur, nuk ka durim, ushqeje me diҫ Allahu të mëshiroftë, fëmija më shikoi një shikim që kurrë nuk e harroj, e mua mu përfytyrua në atë kohë se xheneti zbriti në tokë, duke dhuruar veten për atë që ushqen këtë fëmijë dhe nënën e tij, u dhashë atë që kisha në dorë, e i thashë asaj grua: “Merre dhe usheje fëmijën tënd. Pasha Allahun nuk posedoj as ar e as argjend, dhe në shtëpinë time ka kush është më i nevojshëm për këtë ushqim”, i lotuan sytë, u gëzua fytyra e fëmijës, unë u nisa për në shtëpi i brengosur, u ula tek muri dhe po mendoj për shitjen e shtëpisë, duke qëndruar ashtu kaloi Ebu Nasiri sikur po fluturon nga gëzimi, më tha: O baba i Muhamedit, ҫ’të uli ty këtu kur në shtëpinë tënde ka plot mirësi e pasuri?! Thash: Subhanallah! E prej nga o Ebu Nasir?! Tha: Erdhi një njeri nga Hurasani, pyeste për babanë tënd apo ndonjë prej anëtarëve të familjes, me vete bartte shumë mirësi e pasuri, i thash: Kush është ai? Tha: Ai është një tregtar nga Basra, babai yt i kishte depozituar atij pasuri që para tridhjet vitesh, ai falimentoi dhe pasuria humbi, më pas e la Basran dhe shkoi në Hurasan, atje iu përmirësua gjendja në tregti, iu lehtësua pas sprovës së rëndë, i erdhi bollëku dhe pasuria, u kthye në Basra dhe deshi që të lirohet, e erdhi tek ti me pasurinë që kishte fituar tridhjet vite. Thotë Ahmed ibën Miskin: e Falënderova Allahun, e kërkova gruan nevojtare me fëmijën e saj, u dola krah dhe u dhashë atyre furnizim, pastaj bëra tregti me pasurinë, fillova të fitoj me mirësi, e ajo sa vinte e shtohej dhe nuk pakësohej, dhe sikur po pëlqeja veten dhe gëzohesha se regjistrat e melaqeve janë mbushur me veprat të mia të mira. Shpresoja që tek Allahu të jem i regjistruar prej bamirësve. Një natë duke fjetur pashë në ëndërr Ditën e Kiametit, njerëzit shkonin valë valë, shikova disa të cilët trupat u ishin zgjeruar, bartnin mbi shpinat e tyre gjynahet të krijuara në forma, saqë një i shfrenuar mbante mbi shpinë një qytet të tërë i turpëruar, më pas u vendosë peshoret, më sollën mua t’i peshoj veprat e mia, u vënduan të këqijat në një anë dhe regjistrat e të mirave në anën tjetër, e regjistrat fluturuan, peshuan të këqijat, pastaj filluan të përmendin ҫdo të mirë që kisha vepruar, kur ndër ҫdo të mire kishte ndonjë qëllim i vogël epshi prej epsheve të shpirtit, si syefaqësia, mendjemadhësia, dëshira për lavdërim tek njerëzit, e nuk më mbeti asgjë e plotë, u shkatërrova. Pastaj dëgjova një zë: A nuk i ka mbetur ndonjë gjë?! Thanë: Ka mbetur kjo, unë shikoj se ҫfarë ka mbetur, kur ato ishin dy kiflet e bukës me të cilat bëra mirë ndaj asaj gruas dhe fëmijës së saj, atëherë u binda se jam i shkatëruar, unë kisha dhënë me qindra dinarë në një kohë e nuk më bënë dobi asgjë, u ndjeva shum i poshtëruar, u vënë dy kiflet në peshore, dhe ana e të mirave filloi të peshojë pak, pastaj u vendosën lotët e gruas së ngratë e cila kishte qarë nga bamirësia ime, për përparësinë e saj dhe fëmijës së saj para familjes sime, e ana ende peshonte dhe vazhdonte ende të rëndojë, saqë dëgjova një zë: Shpëtoi!

Të vërtetën e tha i dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ue selem “Kini frikë zjarrin qoftë edhe me gjysmë hurme” O ju robër të Allahut, bamirësia është si parfumi i bën mirë atij që e posedon, shitësit dhe blerësit, është vërtetuar në një hadith se një pije ujë që ia dha ajo gruaja lavire qenit të zi, fitoi hyrjen në xhenet gjërësia e të cilit është sa qiejt dhe toka, ngase ai që shpërblen është Falës dhe Mirënjohës, i Pasur dhe i Falënderuar, Bujar Fisnik, mos u nënvlerso o ti vëlla bamirës, bën mirë, bëhu bujar dhuro edhe nëse ajo është pak.

Vëlla i dashur, a dëshiron që të largohet ty brenga? Pengoi brengat e të ngratëve, a dëshiron që t’ia lehtësosh vetes? Lehtësoja atyre që u janë vështirësuar gjërat, a dëshiron që Allahu të të mbulojë (të metat) ty? Mbuloja gabimet robërve të Allahut, ngase shpërblimi bëhet sipas veprës.

Në sahihun e Muslimit nga Ebu Hurejra radijallahu anhu shënohet se i Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kush ia largon një brengë një besimtari Allahu atij do t’i largon një prej brengave të Ditës së Kiametit, kush i ndihmon një nevojtari Allahu do t’i ndihmon atij në dynja dhe ahiret, kush ia mbulon një të metë një muslimani Allahu do t’i mbulon atij të metat në dynja dhe ahiret, Allahu është në ndihmën e robit përderisa robi është në ndihmën e vëllait të tij.”

Imam Ibën Kajim –Allahu e mëshiroftë-  ka thënë: “Kush sillet butë me robërit e Allahut, Allahut është i butë me te, kush i mëshiron Ai e mëshiron atë, kush u bën mirë Ai i bën mirë aij, kush është bujar me ata Ai bëhet bujar me të, kush u bën dobi atyre Ai i bën dobi atij, kush ua fsheh atyre gabimet Ai ia fshehë atij, kush u ofron më të mirën që ka Ai i ofron më të mirën atij, kush sillet me njerëzit me një mënyrë Allahu do të sillet me te në dynja e ahiret me të njejtën mënyrë  Allahu është për robin aq sa ai është për njerëzit tjerë.

Robër të Allahut, ta njohësh Allahun në mirëqenie do të të njeh në vështirësi, dije se bëmirësia ndaj njerëzve do të kthehet në gjoksin tënd qoftë edhe më vonë, dhe se lëmosha qoftë edhe pak bën një gjë të madhe nëse shoqërohet me sinqeritet nga ai që jep dhe nevoja e të varfrit, të kërkosh nevojtarët në ditën e sotme është krenari, ku gjithçka ngatërrohet, gënjeshtari e dëmton të sinqertin, e duhet që i sinqerti të vazhdojë në lëmoshën ndaj nevojtarëve e jo ndaj mashtruesve. Mund të pyet ndokush: Ku janë këta nevojtarë? Si të arrimë tek ata? Them: Mundohu t’i gjesh e do të arrishë, kush vazhdon në mirësi Allahu atij i jep sukses.

Allahu na bëftë dobi me udhëzimin e Librit të Tij dhe sunetin e Pejgamberit të Tij, sal-lallahu alejhi ue selem, vetëm Ai është  i fuqishëm për ҫdo gjë.

Nga arabishtja: Shpend Zeneli

GJITHASHTU NË ALBISLAM