HADITHI:
Abdullah ibn Mes’udi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: Kam pyetur të dërguarin, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të: “Cili është mëkati më i madh tek Allahu? Ai më tha: “T’i bësh Allahut shok, e Ai të ka krijuar. I thashë: Është vërtet, shumë mëkat i madh, por pas tij cili? Tha: Ta mbysësh fëmiun tënd, nga frika se do ushqehet me ty. E pyeta: Pastaj cili? Tha: “Të bësh kurvëri me gruan e fqiut tënd.[1]
KOMENTI:
(T’i bësh Allahut shok) fjala e përmendur në hadith: (الند) ka për qëllim ortak e të ngjashëm.
(e Ai të ka krijuar)Vetëm Ai është i cili të ka krijuar, e si ka mundësi të konsiderosh të ngjashëm me të dikë prej krijesave. Adhurimi është e drejtë e Krijuesit të Lartmadhëruar, e jo e krijesave. Fjala e tij (Ai të ka krijuar), është një formë e përçmimit të shirkut (politeizmit), si mund të barazosh krijesën me Krijuesin, është një prej padrejtësive më të mëdha ndaj Allahut të Madhëruar.
Shirku është prej mëkateve më të mëdha, në përgjithësi.
Në vijim pas tij vije; vrasja e një personi pa të drejtë. Është një prej mëkateve të mëdha, Allahu thotë: “Kushdo që mbyt një besimtar me qëllim, ndëshkimi i tij është xhehennemi, në të cilin do të qëndrojë përgjithmonë. Dhe Perëndia është pezmatuar në të; e ka mallkuar dhe i ka përgatitur dënim të madh.” Sureja Nisa, 93.
Po ashtu thotë: “Mos mbytni atë që e ka ndaluar Perëndia, përpos me të drejtë (sipas gjykimit)! E, ai që mbytet pa të drejtë, trashëgimtarit të tij i kemi dhënë pushtet, por edhe ai mos ta teprojë në mbytje. Pra, ai është i ndihmuar (nga ligji dhe njerëzit).” Sureja Isra, 33.
Pra, vrasja e njerëzve me pa të drejtë është prej mëkateve më të mëdha pas shirkut, e vrasja e një të afërmi është vrasje edhe më e madhe, që nëse njeriu e vret një të afërm të tijin ka vepruar dy krime: i pari ka vrarë njeri pa të drejtë dhe e dyta ndërprejra e lidhjeve farefisnore, e dëmtimi i të afërmit. Nëse njeriu e vret prindin, apo fëmijën e tij, vëllain apo një të afërm të familjes, padyshim është një prej vrasjeve më të mëdha, edhe pse të gjitha vrasjet pa të drejtë janë harame të mëdha, por që vrasja e një të afërmi është më e rëndë, posaçërisht nëse kësaj vrasje i është shoqëruar një bindje e shëmtuar (nga frika se do ushqehet me ty), është një bindje e keqe ndaj Allahut të Madhëruar, njejtë sikur që në kohën e injorancës i mbysnin fëmijët e tyre nga frika e varfërisë.
(Të bësh kurvëri me gruan e fqiut tënd) Kurvëria është haram, Allahu thoë: “Dhe, mos iu qasni kurvërisë, se ajo është shfrenim dhe rrugë e shëmtuar!.” Sureja Isra, 32.
Por, të bësh kurvëri me gruan e fqiut është mëkat edhe më i rëndë, sepse fqiu të ka besuar dhe të ka marrë për fqinjësi, e nëse ti e tradhton në familjen e tij, është prej mashtrimeve më të mëdha, Allahu na ruajttë.
(të bësh kurvëri) në këtë hadith marrin pjesë të dy palët, dhe se secili prej tyre kanë qenë në pajtim për të bërë kurvëri, e kështu që ti ke prishur raportin e gruas me burin e saj, dhe ke nëpërkëmbur nderin e tij, e që është dashtur që të mbrosh nderin e fqiut sikur që ruan nderin tënd, të mbulosh të metat e fqiut sikur që ruhesh nga të metat e tua, sepse është fqinj i joti dhe ka të drejtë që të kujdesesh për të e ta nderosh, të sillesh mirë me të, e ta mbrosh atë nga çdo lloj dëmi, kjo është prej të drejtave të fqinjësisë.
Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan
HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)
HADITHI I DYTË
Përktheu: Shpend Zeneli
Burimi: albislam.com
[1] E shënon Buhariu me numër, 4477. Dhe Muslimi me numër, 86.