I Dërguari i Allahut, Muhamedi salallahu alejhi ue selem tha: “Më i miri prej jush është ai i cili e mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve.” [El-Buhari]
Çka është Kurani? Kurani është Libri i Allahut, të cilin Ai e zgjodhi të jetë libri i fundit qiellor. Ai, i Mëshirshmi dhe Më i Larti, ia shpalli Profetit Muhamed salallahu alejhi ue selem si burim për fenë e fundit dhe udhëzim për njerëzimin. Shpallja e Kuranit ishte një pikë kthese për njerëzimin; ishte fuqia që ndryshoi botën, zhvendosi rrjedhën e historisë, shpëtoi dhe reformoi njerëzimin, aq sa e gjithë ekzistenca sikur të ishte rikrijuar përsëri.
Është argument i profetësisë dhe besueshmërisë së Muhamedit salallahu alejhi ue selem. Allahu i Lartësuar thotë në Kuran: ” Ata duan ta shuajnë dritën e All-llahut me gojët e tyre, po All-llahu e plotëson (e përhap) dritën e vet, edhe pse e urrejnë jobesimtarët.
Ai (All-llahu) është që e dërgoi të dërguarin e vet me udhëzim të qartë e fé të vërtetë, për ta bërë mbizotërues mbi të gjitha fetë, edhe pse idhujtarët e urrejnë. “[Kur’an 61: 8-9]
Kurani është udhëzimi që njerëzimit i duhet për të arritur lirinë, lumturinë dhe suksesin, në këtë jetë dhe në tjetrën. Kurani është një Libër i plotë dhe gjithëpërfshirës. Merret me çështjet që i duhen njeriut, jo vetëm për shpëtimin në botën tjetër, por edhe për të arritur paqen, drejtësinë dhe prosperitetin në këtë botë. Këto çështje janë shqyrtuar në Kuran në tre kategori kryesore: çështje të besimit, tregime dhe urtësi, dhe ligje Islame (Sheriati).
Kështu, ai siguron parimet themelore, vizionin dhe njohurinë e nevojshme për planifikimin dhe udhëheqjen e një jete të mirë. E gjithë kjo është e përbledhur në një qasje shumë gjithëpërfshirëse të të jetuarit që kombinon ndjekjen e punëve të kësaj bote, si dhe ato të botës tjetër.
All-llahu i Madhëruar thotë në Kuran: “Dhe me atë që të ka dhënë All-llahu, kërko (ta fitosh) botën tjetër, e mos lë mangu atë që të takon nga kjo botë, dhe bën mirë ashtu siç të ka bërë All-llahu ty, e mos bën të këqija në tokë, se All-llahu nuk i do çrregulluesit.”[Kurani 28:77]
Kurani ka një stil dhe format të paimitueshëm që kurrë nuk është parë ose është përjetuar në ndonjë libër ose metodologji tjetër. Pasuria e tekstit të saj dhe ligjërimi që ofron janë të pashembullta dhe të pakrahasueshme në elokuencën, aftësinë, rrjedhshmërinë, përputhjen dhe harmoninë e tyre. Jo vetëm që Kur’ani është një kryevepër gjuhësore dhe e përsosur, është me të vërtetë një mrekulli në kuptimin e plotë të fjalës. Ata që e recitojnë atë nuk lodhen kurrë dhe ata që meditojnë për kuptimet e saj nuk dyshojnë për të; përkundrazi, ata gjithmonë zbulojnë dije dhe njohuri të freskëta. Ai udhëzon ata që kërkojnë udhëzim dhe rrit besimin tek ata që besojnë në të.
Pjesët e saja të para u ngjajnë pjesëve të fundit dhe mund të krahasohen vetëm me bukurinë e pashembullt.
Kurani është larg kundërshtimeve dhe ata që e kuptojnë gjuhën arabe dhe mendojnë për kapitujt dhe vargjet e saj, do të gjejnë përputhshmëri midis pjesëve të ndryshme të saj. Allahu i Lartëmadhëruar thotë : A nuk e përfillin ata (me vëmendje) Kur’anin? Sikur të ishte prej dikujt tjetër, përveç prej All-llahut, do të gjenin në te shumë kundërthënie.” [Kur’an 4:82]
Në të vërtetë, sa herë që jobesimtarët përpiqeshin të ngrinin çështje të kundërshtive në Kuran, dijetarët muslimanë vërtetuan pa asnjë dyshimi se asnjë pjesë e Kuranit përgënjeshtron ose kundërshton një tjetër. Arsyeja është se ajo që mund të duket si një “kundërshtim” në Kuran është në të vërtetë ajo që Kurani e quan varg Muhkam (i qartë) dhe Mutashabih (i paqartë). Kjo është në të vërtetë një pjesë e forcës tekstuale të Kuranit dhe përbërjes së mrekullueshme. Kurani rikthen qetësinë e shpirtit. Organizata e Shkencave Mjekësore Islame deklaroi rezultatet e habitshme të një studimi të kryer nga Dr Ahmed Al-Qadhi mbi një grup vullnetarësh nga SH.B.A., të cilët ishin subjekt i një recitimi të Kuranit të Shenjtë. Një gjurmë e një efekti qetësues u regjistrua në një shkallë të tërë prej 97%. Megjithëse shumë nga këta vullnetarë nuk dinin arabisht, ndryshimet fiziologjike të pavullnetshme që çuan në lehtësimin e mprehtësisë së tensionit që kishin më parë u vërejtën në sistemin e tyre nervor. Për më tepër, një eksperiment i EEG gjatë provës së Kuranit zbuloi se derisa dëgjonte Kuran, valët encefalike lëvizën nga modeli i shpejtë i vigjilencës (12-13) valë / sekondë në modelin e ngadaltë (8-18) valë / sekondë; duke treguar gjendjen e qetësisë së thellë. Personat që nuk flasin arabisht ndiheshin të sigurt, të qetë dhe të kënaqur gjatë procesit të dëgjimit të ajeteve kuranore, pavarësisht nga paaftësia e tyre për të kuptuar domethënjet. Kjo është një nga mrekullitë e Kuranit të Shenjtë. Profeti salallahu alejhi ue selem e zbuloi atë mrekulli kur thoshte; “Sa herë që mblidhen njerëzit në një shtëpi nga shtëpitë e Allahut për të lexuar Kuranin e për ta mësuar atë, zbret qetësia mbi ta, i mbulon ata mëshira, i rrethojnë melaiket dhe i përmend Allahu te krijesat (engjëjt) pranë Tij”