22.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

COVID 19 – RINGJALLËS I SUNETEVE

Ky ushtar i padukshëm na sfidoi dhe na kujtoj shumë sunete që kishim lënë pasdore:

1. Qëndrimi me familjen dhe bamirësia ndaj tyre:
Është sunet profetik dhëna e dashurisë për familjen,dhënja e ngrohtësis dhe bamirësia ndaj tyre. Thotë i dashuri ynë salAllahu alejhi ue selem: “Më i miri prej jush është ai që është më i mirë me familjen e tijë, dhe unë jam më i miri për familjen time”. Me ardhjen e këtij virusi siduket ky sunet u praktikua më shumë.

2. Mbajtja e higjienës personale pas çdo veprimi:
Nga suneti profetik nxitemi për të pasur higjienë maksimale, përveç marrjes së abdesit pesë herë në ditë,guslit dhe tahretit, i dashuri ynë na mësoj të pastrojmë duart dhe hundën pas çdo vakti të gjumit.
Thotë ai salAllahu alejhi ue selem: “Kur ndonjëri prej jush të zgjohet nga gjumi le ti pastroj duart e tij tre herë para se ti fus ato në ndonjë enë (me ujë) për shkak se ju nuk e dini se ku kanë qëndruar ato”
“Kur ndonjëri prej jush të zgjohet nga gjumi le të pastroj hundën e tij tre herë sepse shejtani flenë në fund të hundës së tij”.
Covidi erdhi dhe na ktheu në bazën e fesë se “Pastërtia është gjysma e imanit”.

3. Mospërshëndjetja (mosdhënja e dorës):
Nuk ka ardhun Islami me ndonjë ndalesë apo urdhëresë e që të jetë në kundërshtim me njeriun apo mënyrën e jetesës së tij.
Duke ditur se Islami është fe sociale dhe e bashkëveprimit me të tjerët, është keqtrajtuar tema e përshëndetjes me dorë duke i mveshur muslimanët si “antisocial” e deri tek termi “ekstremist”, kur sot pas Covid neve jemi duke pasur një përshëndetje në distancë me njëri-tjtrin, por kjo nuk po na bënë që të mos kemi një komunikim social me të tjerët.

4. Mbulimi i fytyrës:
Tendencat për të mohur të drejtën e nikabin(mbulimit të fytyrës) sa vinë dhe shtohen. Mbajtja e saj konsiderohet antivlerë, dhe heqje e lirisë demokratike.
Sot, pas Covid pamë njerëz të mbuluar kokë e këmbë dhe nuk tërhoqi vëmendjen e një antivlere apo mosliri, përkundrazi, një veprim i tillë u përshëndet dhe u vlerësua si mbrojtje e shëndetit personal dhe atij social.
E ku ka mbulesë më të mirë sesa Hijabi dhe nikabi, në çdo kohë, në mbrojtje nga viruset virale dhe nga “viruset” e njerëzve të shfrenuar?!

5. Falja e namazit në shtëpi:
Pasi virusi i Covid19 na mbylli nëpër shtëpi, dhe mbylli xhamitë tona. U vë në praktikë hadithi i të dashurit tonë salAllahu alejhi ue selem ku thotë:
“Mos i shndërroni shtëpitë tuaja në varreza…”
Hadithi na ndalon nga përngjasimi i shtëpive tona me varrezat, nëse nuk falim namaz në to.
Xhamitë na u mbyllën, por u hapën në shtëpitë e shumë prej nesh. Në to kumboj zëri i ikametit, i përmendjes së Allahut dhe faljes me xhematë!

6. Falja e namazi të teravis në 8 rekate dhe dhikri individual:
Së fundi, pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme, në shumë vende u hapën xhamit, falenderimi i takon Zotit, Covidi ringjalli dhe dy sunete të lënë anash, faljen e teravive në 8 rekate, thotë Aisha Zoti qoftë i kënaqur me të: “Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem nuk ka falur më shumë se 11 rekatë në ramazan dhe jashtë ramazanit.” Pra, 8 rekatë teravi dhe 3 rekatë namaz vitër.
Dhe bërja e dhikrit në formë individuale, thotë salAllahu alejhi ue selem:”O njerëz, ngadalë, ju nuk po lutni të shurdhërin dhe as të munguarin, por po lusni Dëgjuesin që është afër dhe me ju.”
Covid i shtyu Imamët që namazi i teravive të shkurtohet në 8, dhe dhikri të bëhet shkurt dhe individual!

Dhe ska dyshim se; ” Pas vështirësis vjen lehtësimi”

MajlindaRexhepi
https://t.me/MajlindaRexhepi

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...