Dijetarët e tefsirit kanë përmendur emra të Kuranit Fisnik, të cilat i kanë nxjerrur nga vetë Kurani dhe nga hadithet e vërteta. Prej tyre si në vijim:
- Kuran, siç është në fjalën e Allahut :
كِتَـٰبٌۭ فُصِّلَتْ ءَايَـٰتُهُۥ قُرْءَانًا عَرَبِيًّۭا لِّقَوْمٍۢ يَعْلَمُونَ
“Libër që ajetet e tij janë të shkoqitura, duke qenë Kur’an arabisht për një popull që di ta kuptojë.” Fusilet 3
- Kitab, (Libër) siç është përmendur në ajetin Kuranor:
ذَٰلِكَ ٱلْكِتَـٰبُ لَا رَيْبَ ۛ فِيهِ ۛ هُدًۭى لِّلْمُتَّقِينَ
“Ky është Libri që nuk ka dyshim në te (sepse është prej All-llahut) është udhëzues për ata që janë të devotshëm.” Bekare 2
- Furkan (Dallues) siç është në ajetin Kuranor:
تَبَارَكَ ٱلَّذِى نَزَّلَ ٱلْفُرْقَانَ عَلَىٰ عَبْدِهِۦ لِيَكُونَ لِلْعَـٰلَمِينَ نَذِيرًا
“Ai, që ia shpalli Furkanin (Kur’anin, dallues të së vërtetës nga e pavërteta) robit të vet (Muhammedit) që të bëhet pejgamber i botës (këshillues), është i madhëruar.” Furkan 1
- Dhikër, (Përmendje – Përkujtim), Allahu I Madhëruar ka thënë:
إِنَّا نَحْنُ نَزَّلْنَا ٱلذِّكْرَ وَإِنَّا لَهُۥ لَحَـٰفِظُونَ
“Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Përmendjen (Kur’anin) dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij.” Hixhr 9
Po ashtu
وَإِنَّهُۥ لَذِكْرٌۭ لَّكَ وَلِقَوْمِكَ ۖ وَسَوْفَ تُسْـَٔلُونَ
“Dhe se ajo (shpallja) është përmendje (lëvdatë) e madhe për ty dhe për popullin tënd, dhe për këtë (lëvdatë) më vonë do të përgjigjeni.” Zuhruf 44
- Nur, (Dritë), siç është përmendur në ajetin:
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ قَدْ جَآءَكُم بُرْهَـٰنٌۭ مِّن رَّبِّكُمْ وَأَنزَلْنَآ إِلَيْكُمْ نُورًۭا مُّبِينًۭا
“O ju njerëz, juve ju erdhi nga Zoti juaj argument dhe Ne ju zbritëm dritë të qartë.” Nisa 174
- Meuidha, (Këshillë). Allahu I Madhëruar ka thënë:
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ قَدْ جَآءَتْكُم مَّوْعِظَةٌۭ مِّن رَّبِّكُمْ وَشِفَآءٌۭ لِّمَا فِى ٱلصُّدُورِ وَهُدًۭى وَرَحْمَةٌۭ لِّلْمُؤْمِنِينَ
“O ju njerëz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj këshilla (Kur’ani) dhe shërimi i asaj që gjendet në kraharorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët.” Junus 57
- Tenzil, (zbritje). Kështu e ka quajtur Allahu siç është në ajetin:
وَإِنَّهُۥ لَتَنزِيلُ رَبِّ ٱلْعَـٰلَمِينَ
“E edhe ai (Kur’ani) është shpallje (zbritje) e Zotit të botëve.” Shuara 192
Shtojcë:
Prej asaj që u tha më parë, themi se emri kryesor i librit të fundit të shpallur nga Allahu, azze ve xhel-le, është Kurani, ndërsa emrat tjerë mund të trajtohen edhe të përgjitthshëm pasi që “kitab” (libër) i quajm edhe librat tjerë. Poashtu edhe emrat tjerë që u përmendën si Furkan, Nur, Dhikër janë edhe si cilësi të Kuranit. Emri Kuran e ka prejardhjen nga rrënja Ka-Ra-E qw dmth lexoi. Nga kjo nënkuptojmë se Kurani është libër që lexohet. Prapashtesat elif dhe nun (an), në gjuhën arabe përdoren për hiperbolizim dmth Kurani është libër që lexohet shumë.
Fejruz Abadi ka thënë në “Besair Temjiz” 1/88: “Numri i madh i emrave tregon në famën e të emërtuarit”. Të njëtën e ka thënë edhe imam Neveviu në “Tehdhibul-esma” 1/ 332
Ky artikull është një dhuratë e vogël që ua ofroj lexuezve për t’u treguar se Allahu i Madhëruar e ka dalluar këtë libër dhe e ka bërë të famshëm dhe të dashur në zemrat e besimtarëve.
Ky libër është thesar i sevapeve. Me këtë libër besimtari fiton sevape më shumë se sa me gjëra tjera, sepse leximi i një germe nga ky libër shpërblehet me një të mirë, a një e mirë te Allahu shpërblehet me dhjetëfish.
O Allah, na i bëj të dashur dhe pranverë në zemrat tona Kuranin famëlartë.
Hoxhë Ali Shabani
Burimi: albislam.com