Është mekruh të gërshetohen gishtat kur njeriu del për në xhami, e derisa falet!

Është mekruh të gërshetohen gishtat kur njeriu del për në xhami, e derisa falet!

0 1844

Cila është dispozita mbi gërshetimin e gishtave në xhami?

Pyetja: Falënderimi i takon Allahut.

Përgjigjja: Kjo është një pjesë e edukatës së shkuarjes në xhami, për të cilën në sunet qëndron se nuk duhet të gërshetohen gishtat.

Është transmetuar nga Thumame el-Hanat se Ka’b ibn Uxhrah e pa atë kur ai ishte nisur në drejtim të xhamisë, takuan njëri-tjetrin, dhe Thumame thotë: Më gjeti mua duke gërshetuar gishtat, e më tha të mos e bëjë këtë, dhe tha: i dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush merr abdes, në formën më të mirë, pastaj synon të shkon në xhami, le të mos gërshetoj gishtat e tij, sepse ai është në namaz.” Transmeton Ebu Davudi, 562. Albani e ka vlerësuar sahih në “Sahih Ebi Davud”.

Ky hadith tregon se nuk lejohet të gërshetohen gishtat kur dikush është nisur për në xhami për t’u falur, për shkak se ai i cili është nisur për në xhami është në hukmin (vendin) e atij që falet.

Hatabi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Gërshetim i gishtave është të futen gishtat  njëra në tjëtrën, e të gërshetohen,  disa njerëz e bëjnë për kot, e disa e bëjnë që t’i kërcasin gishtat, apo ndokush mund të ulet dhe të gërshetoj gishtat e tij dhe të kap duart rreth gjunjëve, me qëllim për t’u çlodhur ose mundohet të fle, kështu që ajo mund të shkaktojë që të prishet abdesi i tij. Kështu që ai që ka marrur abdes dhe niset për të falur namaz: të mos i gërsheton gishtat, sepse të gjitha që kemi përmendur deri tani, për llojet e ndryshme, nuk i ka hije namazit apo atij që falet.” Nga libri (Me’alim el-Sunen, 1/295).

Në hadithin e Ebu Hurejres në lidhje me ndodhinë e Dhul Jedejnit në temën e sexhdes së harresës, thuhet: “Ai shkoi dhe u ndal në një copë druri që ishte vënduar në xhami, u mbështet në të, dukej se ishte i zemëruar, vendosi dorën e djathtë mbi të majtën dhe gërshetoi gishtat e tij… ” Transmeton Buhariu, 482, Muslim, 573.

Nuk ka asnjë kontradiktë mes kësaj dhe asaj që kemi përmendur më lart, sepse ky shembull i gërshetimit të gishtave erdhi pas që i dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) kishte mbaruar namazin, ashtu siç ai kishte menduar, kështu që ai është në hukmin e atij që ka përfunduar namazin. Ndalimi vlen vetëm për atë që falet dhe atë që shkon në xhami, për shkak se veprimi i tillë është një lloj mospërfillje dhe jopërkushtim.

Imam Buhariu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Kapitulli mbi gërshetimin e gishtave në xhami dhe në vende të tjera”, dhe ai ka transmetuar hadithe nga i dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), të cilat tregojnë se ai gërshetoi gishtat e tij në xhami dhe në vende të tjera, duke përfshirë këtu edhe hadithin në lidhje me Dhul Jedejn i përmendur më lart.

Hafidh Ibn Haxheri, Allahu e mëshiroftë, në bashkimin mes këtyre haditheve dhe haditheve që flasin për ndalim, ka thënë: “Ismaili ka bashkuar mes tyre duke vënë në dukje se ndalimi është i kufizuar për atë që është në namaz apo ka synuar të falet, sepse ai që është duke namazin, konsiderohet sikur është në namaz … Pastaj ibn Haxheri, ka thënë: “Transmetimi i cili thotë se kjo është e ndaluar për aq kohë sa ai është në xhami është daif (i dobët), siç e kemi theksuar më lart.” Fat’hul Bari, 1/565.

Vlen të përmendet se ka disa që luajnë me gishtat e tyre dhe i plasaritin ato, kjo është lojë që nuk i ka hije atij që është duke u falur, si dhe është tregues i mungesës së përkushtimit, sepse nëse zemra është e përqendruar, gjymtyrët do të jenë të përqendruara dhe të qeta.

Për në fund: Gërshetimi i gishtave është mekruh për atë i cili del për të falur namain, derisa të përfundon namazin. Nëse një person është ulur në xhami, nuk ka asgjë të keqe nëse ai gërsheton gishtat e tij, pos nëse ai është duke pritur namazin, në të cilin rast është përsëri mekruh për të që të gërsheton gishtat.

Allahu e di më së miri.

Burimi: albislam.com / Islamqa.info

Përktheu: Shpend Zeneli

GJITHASHTU NË ALBISLAM