GIBETI DHE PASOJAT E TIJA

GIBETI DHE PASOJAT E TIJA

0 7167

Me të vërtetë lavdia i takon Allahut, Atë e falënderojmë, prej Tij kërkojmë ndihmë dhe falje. Kërkojmë prej Allahut të na mbrojë nga sherri i vetes tonë dhe të këqijat e veprave tona. Atë që e udhëzon Allahu, s’ka kush e devijon dhe atë që e devijon, s’ka kush e udhëzon.

Dëshmoj se nuk ka Zot që meriton adhurimin, përpos Allahut, të vetmit të pa shoq, dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Allahut

O ju që besuat, kini frikë All-llahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)! “ Ali Imran 102

O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqën) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shumë e gra. Dhe kini frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se All-llahu është mbikëqyrës mbi ju. “ Nisa 1

O ju besimtarë, pëmbajuni mësimeve të All-llahut dhe thuani fjalë të drejta. * Ai (All-llahu) iu mundëson të bëni vepra të mira, ju shlyen juve mëkatet tuaja, e kush respekton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh “ Ahzab 70, 71

Fjala më vërtetë është fjala e Allahut, udhëzimi më i mirë është udhëzimi i të dërguarit, salAllahu alejhi ve selem, veprat më të këqija janë të shpikurat, e çdo vepër e shpikur (në fe) është risi (bidat) e çdo bidat shpie në Zjarr.

Allahu i Madhëruar në Kuranin Famëlartë ka thënë:

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱجۡتَنِبُواْ كَثِيرٗا مِّنَ ٱلظَّنِّ إِنَّ بَعۡضَ ٱلظَّنِّ إِثۡمٞۖ وَ لَا تَجَسَّسُواْ وَلَا يَغۡتَب بَّعۡضُكُم بَعۡضًاۚ أَيُحِبُّ أَحَدُكُمۡ أَن يَأۡكُلَ لَحۡمَ أَخِيهِ مَيۡتٗا فَكَرِهۡتُمُوهُۚ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَۚ إِنَّ ٱللَّهَ تَوَّابٞ رَّحِيمٞ ١٢

“O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri-tjetrit, dhe mos përgjoni njëri-tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i All-llahut, e All-llahu është mëshirues, Ai pranon shumë pendimin.“ Huxhurat: 12

Edukimi Kuranor është edukimi më i mirë, sepse janë këshillat hyjnore, fjalët e Allahut të Madhëruar, të Gjithëdijshmit, i Cili i di krijesat e Tij në hollësi.

Në këtë Ajet Allahu i Madhëruar na bën vërejtje që të kemi kujdes nga paragjykimet, pasi që njeriu në të shumtën e rasteve kur paragjykon më tepër gabon dhe bie në situatë jo të lakmueshme, kështu që bën mëkat. Poashtu në vazhdim, Allahu i Madhëruar na bën vërejtje nga spiunimi. Ndalon nga ky veprim i shëmtuar që nuk i ka hije besimtarit. Gjëja tjetër që na e tërheqë vërejtjen është përgojimi gjegjësisht gibeti.

Gibet është: kur njeriu flet për vëllanë e vet atë që ai nuk dëshiron.

Se sa me pasoja të këqia është gibeti, Allahu i Madhëruar tregon në vazhdim të ajetit ku thotë:

أَيُحِبُّ أَحَدُكُمۡ أَن يَأۡكُلَ لَحۡمَ أَخِيهِ مَيۡتٗا فَكَرِهۡتُمُوهُۚ  

“A mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni!“

Pra, përgojimi është si me hëngër mishin e vdekur të vëllaut.

Ky përshkrim, kjo vërejtje duhet të ndikojë në veten tonë, në ndërgjegjen tonë dhe shpesh duhet ta përkujtojmë veten me këtë ajet ashtu që njeriu ta frenojë veten nga rënia në këtë mëkat. Ta kontrojë veten në bisedat e tija që të mos flet për të tjerët biseda që mundë të kalojnë në përgojim.

Ebu Hurejreja përcjellë se i dërguari, salAllahu alejhi ve selem, ka thënë:

A e dini se çfarë është gibeti? Kanë thënë: Allahu dhe i dërguari i Tij e dinë. Ka thënë: “Përmendja e vëllait tënd me atë që ai e urrenë.” Të pranishmit kanë pyetur: çfarë thua për atë që e them siç është te vëllau im? Nëse e përmendë me atë që e ka, e kë përgojuar, e nëse nuk e ka, ke shpifur për të.” Muslimi

Poashtu Ibn Abasi përcjell se i dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kur kam udhëtuar në natën e Israsë (Miraxhit), kam shikuar kah xhehenemi dhe i kam vërejtur disa duke ngrënë kufoma. Pyeta: Kush janë këta o Xhibril? Tha: Këta janë ata që e kanë hëngër mishin e njeriut. Ahmedi

Aisheja – Allahu qoftë i kënaqur me të – i ka thënë të dërguarit, salAllahu alejhi ve selem, për Safijen: Mjafton që ajo është e shkurtë (duke bërë me shenjë me dorën e saj). I dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ve selem, i ka thënë: e ke thënë një fajlë që po të hudhej në det, do tia kishte ndryshuar shijen.

Një sahabi i quajtur Maiz kishte berë imoralitet dhe atë e gurëzuan. Duke u kthyer nga gurëzimi, pejgamberi salallahu alejhi ve selem ndëgjon dy veta që po flisnin kundër Maizit. Njëri prej tyre kishte thënë: A nuk e pe këtë që ia kishte mbuluar Allahu, por nuk e la ndërgjrgjja derisa erdhe dhe u gurëzua si një qen. Duke ecur pejgamberi, salAllahu alejhi ve selem kalon pran një gomari të ngordhur. Pastaj pejgamberi tha: Ku është filani dhe filani? Ata pasi paraqiten, I dërguari salallahu alejhi ve selem u thotë: zbritni dhe hani nga kjo coftinë!  Ata thanë: o pejgamber i Allahut, po kush e ha këtë? Tha: Atë që e bëtë ndaj vëllaut juaj pak më parë është më e keqe se ta hashë këtë.

Vëllezër të nderuar besimtarë, andaj  i dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ve selem, na ka thënë: “Kush e ruan atë që ka mes mjekrës dhe mustaqeve dhe atë që ka mes këmbëve (moralin), unë ia garantoj xhenetin.”

“Allahu thërret për në xhenet dhe e udhëzon kë të dojë në rrugën e drejtë.”

Hytbeja e dytë

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, salavatet dhe përshëndetjet tona qofshin për pejgamberin Muhamedin, për familjen e tij, për sahabët e tij dhe për të gjithë ata që e vijojnë rrugën e tij.

إِنَّ ٱللَّهَ وَمَلَٰٓئِكَتَهُۥ يُصَلُّونَ عَلَى ٱلنَّبِيِّۚ يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ صَلُّواْ عَلَيۡهِ وَسَلِّمُواْ تَسۡلِيمًا ٥٦

Innall-llahu ve melaiketehu jusal-lune alen-nebijj, ja e juhel-ledhine amenu sal-lu alejhi ve sel-limu teslima

“Eshtë e vërtetë se All-llahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhërojeni pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam.”

Të nderuar vëllezër besimtarë

Gibeti – përgojimi i zhduk veprat e mira që i ka bërë njeriu. Ato vepra të mira janë shumë të nevojshme në Ditën e Gjykimit. Humbja e tyre mund të shkakojë pasoja të mëdha dhe fatale në ditën kur peshohen veprat, pasiqë mundë të ndodhë që në mungesë të një vepre të mirë të mbetet njeriu pa hyrë në xhenet.

Ky fakt duhe të na stimulojë që të kemi kujdes me gjuhët tona.

Një dijetar e ka dhënë një ilustrim të mrekullueshëm në lidhje me përgojimin dhe zhdukejn e veprave. Ai ka thënë se po të tërhiqte banka para prej secilit që përgojon, me siguri njerëzit do të ishin më të përmbajtur në këtë aspekt. Mirëpo, veprat e mira në ditën e kijametit janë me më shumë vlera se paratë në dynja.

E lusim Allahun që të jap moral të mirë dhe të na frymëzojë të falsim çdo herë fjalë të mira.

Lutje

  • O Zot ynë, na jep në dynja të mirën dhe në Ahiret të mirën dhe na mbro nga zjarri i xhehenemit.
  • O  Zoti ynë, më fal mua, prindërit e mi dhe besimtarët në ditën e llogarisë.
  • O Zot ynë, jepja shpirtërave tanë devoshmërinë dhe pastroi se Ti je më i miri që i pastron, Ti i ke në kujdes dhe je miku më i mirë i tyre.
  • O Allah, na bëj ta shohim të vërtetën dhe na furnizo me pasimin e saj  dhe na bëj ta shohim të kotën dhe na furnizo t’i largohemi asaj.
  • O Allah, fali besimtarët dhe besimtaret, muslimanët dhe muslimanet, të gjallët nga ata dhe të vdekurit.
  • O Allah forcoe islamin dhe muslimanët dhe shkatëroi shirkun dhe mushrikët.
  • Subhane rabbike rabbel-izeti amma jesifun, ve selamun alel-murselin, vel-hamdu lilahi rabil alemin.

Përgatiti: Hoxhë Ali Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM