GJENDJA JONË E HIDHUR !

GJENDJA JONË E HIDHUR !

0 2002

Kur falesh në shtëpi dhe familjarët në ndërkohë bisedojnë, çdo gjë që ke dëgjuar gjatë namazit e ke kuptuar në hollësi. Kjo tregon se si është gjendja jote me namazin!

Përkundrazi, përderisa je i angazhuar në viber, whats’app apo facebook, në atë moment nuk je në rrjedha se çfarë është duke ndodhur përreth teje për shkak të koncentrimit të madh!!!

A nuk është ky realiteti jonë që ne po e përjetojmë çdo ditë?

A nuk ka ardhur koha që të vetëdijesohemi?

A nuk është koha që ta falim namazin me frikrespekt dhe të përqendruar?

A nuk ka ardhur koha që të pendohemi tek Allahu?

Allahu në Kur’anin famëlartë thotë: “A nuk ka ardhur koha që besimtarëve t’u zbutet zemra kur të përmendet Allahu.”
Hadid 16

Gjjithashtu Allahu thotë: “Kanë shpëtuar besimtarët të cilët në namaz janë të përqëndruar.” (e falin namazin me frikrespekt dhe të koncentruar).

Allahu na vetëdijesoftë dhe na e bëft namazin kënaqësinë më të madhe shpirtërore.

Përktheu dhe përshtati Hoxhë Ismail Asllani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 573