Hadithi rreth urimit për muajin Rabiul Evel, nuk ka bazë!

Hadithi rreth urimit për muajin Rabiul Evel, nuk ka bazë!

0 1170

Pyetja: Disa njerëz po përmendin një hadith rreth fillimit të muajit Rabiul Evel, duke thënë: “Kushdo që përgëzon njerëzit për këtë muaj të bekuar, zjarri do të bëhet haram për të.” Sa është i saktë ky hadith?

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut.

Nuk dimë ndonjë burim për hadithin e përmendur dhe shenjat e tij se është e trilluar janë shumë të qarta. Prandaj, nuk lejohet këtë thënie t’ia atribuojmë Profetit (sal-Allahu alejhi ue selam), sepse konsiderohet gënjeshtër ndaj tij, dhe gënjeshtra ndaj tij është haram dhe është një mëkat i madh. I Dërguari i Allahut (sal-Allahu alejhi ue selem) ka thënë: “Kushdo që flet në emër tim një hadith, duke e ditur se është i rremë, ai është një nga gënjeshtarët.”[1]

Neveviu (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

Ky është një paralajmërim i ashpër për gënjeshtrën dhe atë që merret me të, dhe kushdo që supozon se atë që e transmeton është gënjeshtër, dhe e transmeton, është një gënjeshtar. Si mos të jetë gënjeshtar, kur ai është duke treguar diçka që nuk është?[2]

Ajo që përmendet në këtë (të ashtuquajtur) hadith që; zjarri është i ndaluar për atë person që shpreh vetëm një urim, është prej ekzagjerimit të pamatur, gjë që tregon se një hadith është i shpikur dhe i rremë.

Islamqa.info / albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

[1] E shënon Muslimi, 1/7.

[2] Marrur nga ‘sherh sahih Muslim’ 1/65.

GJITHASHTU NË ALBISLAM