12.8 C
Skopje
E shtunë, 24 Maj, 2025

Haxhi – “Një udhëtim që nuk matet me kilometra, por me lot e falje”

Haxhi nuk është thjesht një udhëtim fizik drejt Mekës. Nuk është vetëm veshja e ihramit, qëndrimi në Arafat apo tavafi rreth Qabesë. Haxhi është shumë më tepër se kaq. Është një udhëtim i zemrës drejt pastërtisë, një thirrje për t’u shkëputur nga mashtrimet e kësaj bote dhe për t’u lidhur sinqerisht me Krijuesin.

Në këtë udhëtim të shenjtë, njeriu heq dorë nga zakonet e përditshme, pozita, pasuria, dhe vishet me petkun e barazisë dhe përulësisë, ihramin. Çdo hap në Mekën e ndershme është një hap më afër vetëdijes për madhështinë e Allahut dhe vogëlsinë e vetvetes. Haxhi është pastrim i shpirtit, pendesë e sinqertë dhe rikthim i plotë kah besimi dhe përkushtimi.

Për besimtarin e vërtetë, ky udhëtim nuk përfundon me kthimin në shtëpi. Ai vazhdon në formën e një jete më të pastër, më të ndershme dhe më të përkushtuar ndaj vlerave që përfaqëson feja islame. Haxhi është një premtim i ri, një fillim i ri, për të jetuar me devotshmëri, me besim, vetëdisim dhe me qëllim.

Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) ka thënë:
“Kush e kryen Haxhin për hir të Allahut, dhe nuk përdorë fjalë të ndyra e as mëkate, ai kthehet si në ditën kur e ka lindur nëna e tij.”
(Buhariu dhe Muslimi)

Dhe Ibn Mes’udi ka thënë:
“Për një njeri nuk ka shpërblim më të madh sesa Haxhi i pranuar, sepse ai i fshin të gjitha gjynahet.”

Allahu ua pranoftë Haxhin të gjithë atyre që janë duke udhëtuar sivjet dhe ua mundësoftë të gjithëve që e dëshirojnë me zemër.

Përshtati:
Hoxhë Mr. Nusret Ramadani
23/05/2025

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

URTËSITË E VONESËS NË PËRGJIGJJE TË DUAVE TONA

Prej urtësive të tilla janë: - Allahu u përgjigjet lutjeve...

Mos u bëj si mbetjet e elbit

Nga Mirdas el-Eslemij – Allahu qoftë i kënaqur me...

Mos mëso për të dominuar, por për të ndriçuar

Në një kohë ku dija është bërë e përhapur,...

Kujdesi për të mirën e përbashkët

Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të gjithçkaje dhe Furnizuesit...

Fëmijët dhe mëkatet e prindërve

Pyetja: A i ndëshkon Allahu fëmijët për mëkatet që...

Arti i përballjes me njerëzit toksikë

Në jetën tonë të përditshme, takojmë njerëz që janë...

Sprovat nuk të shkatërrojnë nëse ke besim

Rrëzimi është pjesë e zakonshme e rrugëtimit të çdo...

Rregullorja 99

Një mbret një ditë e pyeti këshilltarin e tij...

Tesbihu, domethënia dhe rastet kur thuhet

Allahu i madhëruar i ka urdhëruar besimtarët musliman që...

Fjala e e shirkut “Oj Qabja e Allahut”

Ibn Uthejmini – Allahu e mëshiroftë – thotë:Tregohet se...

Imam Euzaiu përballë Sefahut

Imam Euzaiu – Allahu e mëshiroftë – dhe përballja...

Mbrojtja e familjes dhe edukimi i fëmijëve në epokën digjitale

Familja është themeli i çdo shoqërie dhe burimi i...