12.8 C
Skopje
E enjte, 16 Prill, 2026

Mos u bëj si mbetjet e elbit

Nga Mirdas el-Eslemij – Allahu qoftë i kënaqur me të – transmetohet se Pejgamberi (lavdia dhe paqja qofshin mbi të) ka thënë:

“Do të shkojnë të mirët, njëri pas tjetrit, dhe do të mbesin mbeturinat, si mbeturinat e elbit – apo të hurmave – për të cilët Allahu nuk bën aspak kujdes.” (Buhariu)

عَنْ مِرْدَاسٍ الْأَسْلَمِيِّ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ ، قَالَ : قَالَ النَّبِيُّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ : (( يَذْهَبُ الصَّالِحُونَ، الْأَوَّلُ فَالْأَوَّلُ، وَيَبْقَى حُفَالَةٌ كَحُفَالَةِ الشَّعِيرِ – أَوِ التَّمْرِ – لَا يُبَالِيهِمُ اللَّهُ بَالَةً )) صحيح البخاري – رقم : (6434)

قَالَ أَبُو عَبْدِ اللَّهِ : يُقَالُ : حُفَالَةٌ وَحُثَالَةٌ .

Imam Buhariu shton: “Thuhet: hufale dhe huthale (të dyja format janë të sakta).

“Hufale: Do të thotë ajo që është më e keqja, mbeturinat dhe papastërtitë. Në këtë hadith nënkuptohen njerëzit më të ulët dhe më të pavlerë.

“Nuk bën kujdes për ta”: Do të thotë se Allahu nuk u jep rëndësi dhe nuk u jep vlerë fare.

Shejh Ibn Uthejmini – Allahu e mëshiroftë – ka thënë:”Prandaj i sheh njerëzit duke rënë çdo vit më shumë sesa vitin e kaluar. Më parë i shihje njerëzit duke u falur natën, agjëruar ditën, duke dhënë nga furnizimi i tyre dhe duke u sakrifikuar për të tjerët.

Ndërsa sot i sheh njerëzit të kenë ndryshuar nga viti në vit për më keq: rrinë zgjuar natën në gjëra që nuk janë bindje ndaj Allahut, ndërsa ditën e kalojnë në gjumë, apo në argëtim, apo në tregti që përfshin mashtrim dhe gënjeshtra – Allahu na ruajt!

E megjithatë, ende ka njerëz që janë në fenë e Allahut dhe të qëndrueshëm – falënderimi i qoftë Atij – të paktën nga ajo që shihet. Por kriteri nuk është individi, por gjendja e përgjithshme. Prandaj, duhet pasur kujdes të mos jetë njeriu nga mbeturinat që janë si mbeturinat e elbit apo të hurmave.

Duhet të kujdeset njeriu për urdhrin e Allahut, edhe nëse njerëzit përreth janë shkatërruar, sepse, edhe nëse i godet ndëshkimi i përgjithshëm, çdo njeri do të ringjallet Ditën e Gjykimit sipas qëllimit dhe veprës së vet.”

Komenti i “Rijadus-Salihin”, vëll. 6, fq. 634

Hoxhë Agim Bekiri

14/05/2025

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...