23.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

HYTBE: DIELLI MBI KOKAT E NJERËZVE

Falenderimi i takon Allahut të madhërishëm e përshëndetjet qofshin për të Dëguarin (alejhiselam) për familjen dhe shokët e tij, dhe për të gjithë ata që ndjekën rrugën e tij deri në ditën e gjykimit…

Vëllezër të dashur!

Çdonjëri nga ne do të kalojë para disa stacioneve në ditën e gjykimit, e një ndër stacionet që na ka lajmëruar Allahu dhe i Dërguari i tij, është stacioni kur do të afrohet dielli mbi kokat e njerëzve, e njerëzit do të kenë nevoj për një hije dhe strehim,

Allahu i madhërishëm thotë në Kur’anin famëlartë

{أَلَا يَظُنُّ أُولَٰئِكَ أَنَّهُم مَّبْعُوثُون}
“A nuk e dinë të tillët se kanë për t’u ringjallur”

{لِيَوْمٍ عَظِيمٍ}
“Në një ditë të madhe”

{يَوْمَ يَقُومُ النَّاسُ لِرَبِّ الْعَالَمِينَ}
“Në ditën kur njerëzit do të qëndrojnë në këmbë para Zotit të botëve. (El-Mutaffifin/4,5,6)

Pejgamberi alejhiselam thotë për këtë ajet
“Në ditën kur njerëzit do të qëndrojnë në këmbë para Zotit të botëve”.
“është dita kur njerzit zhyten në djers, e djersët arrijnë deri tek veshët e tyre” (Buhariu dhe Muslimi)

A thua vëllezër të dashur, kush do të shpëton atë ditë?
Kush do të jet i mbrojtur?
A thua sa do të jet nevoja për një hije, që të strehohet ndonjëri nga ne?

I Dërguari (alejhiselam) na tregon se kush do të shpëton.

Të bëhemi prej tyre që të na lehtësohet ky stacion e kjo ditë e rëndë, Allahu na ruajt.

– Shtatë persona do të jenë nën Hijen e Arshit të Allahut ku nuk do të ketë hije tjetër përpos hijës së Tij

Transmetohet prej Ebu Hurejres -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- se pejgamberi -paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij- ka thënë:

“Shtatë persona (palë njerëzish) do të jenë nën Hijen e Allahut, ditën që nuk ka hije veç Hijes së Tij:
1- Prijësi i drejtë.
2- I riu që rritet me adhurimin e Allahut.
3- Personi që zemrën e tij e ka të lidhur me xhamitë.
4- Dy persona që u deshën për Hirë të Allahut, i bashkoi dhe i ndau dashuria për Hirë të Tij.
5- Një person të cilin e fton (për të bërë zina, imoralitet) një grua me pozitë dhe e bukur, e ky i thotë: “Unë i frikësohem Allahut!”.
6- Një person që jep Sadaka (lëmoshë) dhe e fsheh atë derisa dora e tij e majtë nuk e di se çfarë dha dora e djathtë.
7- Një person që përkujton Allahun kur është vetëm dhe sytë i lotojnë”.

Transmeton imam Buhariu dhe Muslimi

-Përmendet në Sahihun e Muslimit edhe një person tjetër, që do të jet nën hijën e Allahut të madhërishëm

E ai është “Kush ia shton afatin e borxhliut ose ia falë borxhin, Allahu do ta strehon nën hijen e tij” (Muslimi)

Allahu na forcoft e na bëftë prej tyre, Amiin.

Hoxhë Vedat Skenderi

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...