13.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

KËSHILLO! POR MOS NDËRHYJ NË KOMPETENCAT E ALLAHUT

Allahu i Madhëruar e ka bërë që në fenë e Tij këshilla të ketë vend dhe peshë të rëndësishme. Kanë ardhur shumë ajete dhe poashtu hadithe që flasin për këtë fakt. Aty tregohet se këshilla u bën dobi besimtarëve dhe luan një rol shumë të madh për një shoqëri shembullore, ngaqë ajo e mban shoqërinë dhe ia mundëson aritjen e vlerave të moralit.

Allahu i Madhëruar ka thënë:

Vazhdo me këshillë, sepse këshilla besimtarëve u bën dobi. “ Dharijat: 55

Pra, Allahu i Madhëruar porositë që këshilla të jetë evidente në jetën e besimtarëve dhe se ajo u bën dobi atyre, mirëpo gjë të cilën këshilluesi duhet ta ketë parasyshë është ajo se duhet të jetë i kujdeshëm ndaj atyre që i këshillon.

Allahu i Madhëruar ka thënë:

Edhe tokën se si është shtruar! * E ti pra këshillo, se je vetëm përkujtues,“ Gashije: 21, 22

Këshilluesi, pos këshillës, nuk ka drejtë të ndërhyjë në punët të cilat janë vendime të Allahut. Ai nuk ka drejtë të përdorë dhunë, as t’ua imponojë këshillën dhe më tepër nuk bën të manipulojë me të këshilluarit. Udhëzimi nuk është në duart e askujt, udhëzimi është në duart e Allahut dhe vendimi për udhëzim i takon vetëm Tij, ndërsa e jona mbetet të këshillohemi mes nësh.

Transmeton Ahmedi dhe Ebu Davudi nga Ebu Hurejreja se i dërguari i Allahut (salallahu alejhi ve selem) ka thënë:

“Te beni Israilët kanë qenë dy burra të vëllazëruar. Njëri ka qenë mëkatar, ndërsa tjetri i zellshëm në adhurim. Ky i zellshmi e shikonte tjetrin në mëkate dhe i thoshte: Ndalo!

Një ditë e pa duke mëkatuar dhe i tha: Ndalo!

Ai i tha: më lër mua me Zotin tim, a mos je dërguar ndaj meje roje?!

Ai i tha: Pasha Allahun, Allahu nuk të falë ty, apo nuk do të shtyjë ty Allahu në xhenet. Pastaj Allahu ua ka marrë shpirtat dhe janë takuar te Zoti i botrave.

Atij të zellshmit i ka thënë: A ke qenë ndaj meje i ditur, apo mos vallë e ke pasur në mundësinë tënde atë që është në duart e mija?

Pastaj i ka thënë mëkatarit: Shko dhe hy në xhenet me meshirën Time, ndërsa për tjetrin ka thënë: Merrne këtë dhe çojeni në Zjarr (xhehenem).

Në këtë hadith e hasim se ndërhyrja në vendimet e Allahut ka pasoja dhe ato mundë të shpien edhe në xhehenem.

Çdo këshilltar, paraprakisht para se të këshillojë, është e udhës që ai disa parime dhe rregulla themelore ti mësojë që mos të vjen ndesh me parimet islame, e të bjen në kundërvajtje që ndëshkohet rreptë.

E lusim Allahun që të na udhëzojë në rrugën e drjetë, e të na jep dituri të dobishme, të na i fal mëkatet dhe të na bashkojë me turmën e pejgamberëve dhe robërve të mirë në xhenetin Firdeus. Amin

Ali Shabani

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...