22.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

KORREKTËSIA NË ISLAM

O ju besimtarë, Allahu i Mamdhëruar ka thënë në librin e tij Famëlartë:

Të mjerët ata që mangu masin e peshojnë. Ata që kur matin prej njerëzve, për vete e plotësojnë, E kur u matin të tjerëve ose u peshojnë, u lënë mangu. A nuk e dinë të tillët se kanë për t’u ringjallur? Në një ditë të madhe, Në ditën kur njerëzit ngrihen (prej varrezave) për të dalë para Zotit të botëve.“ Mutafifin: 1-6.

E falënderojmë Allahun që na bëri musliman, pjestarë të umëtit të Muhamedit, salAllahu alejhi ve selem. Na begatoi me këtë fe të vetme të pranuar tek Ai, na nxjerri nga errësira në dritë, na udhëzoi në rrugën e drejtë dhe na e bëri të qartë atë.

Të qenit korrekt në islam, dmth, kur besimtari musliman sillet e vepron në përputhje me rregullat e me normat e vendosura nga feja islame dhe me moralin islam. Kur ai është i rregullt dhe i përpiktë në marrëdhënie me njerëzit në suaza të fesë islame. I zbaton rregullisht detyrat e ngarkuara, apo zotimet që merr.

Si shembull të korrektësisë, e kam zgjedhur të flas në lidhje me matjen e drejtë dhe peshimin e sakt që duhet ta ketë në tregëti shitësi musliman.

Allahu i Madhëruar ka urdhëruar që të masim, apo të peshojmë sakt dhe me matje të saktë, apo peshim preciz ashtu që të jemi të drejtë ndaj blerësit dhe mos t’i hyjmë në hakun e tij.

Allahu i Madhëruar ka thënë:

“… zbatoni me drejtësi masën dhe peshojën … “ Enam: 152

Pra, Allahu i Madhëruar me një anë urdhëron që të peshojmë, apo masim sakt dhe nga ana tjetër qorton dhe kërcënon me dënim të rreptë nëse ndodhë të peshohet, apo matet jodrejt.

Allahu i Madhëruar ka thënë:

Të mjerët ata që mangu masin e peshojnë.” Mutafifin: 1

Mjerrimi i cekur në këtë ajet është xhehenemi dhe dënimi në të.

Allahu i Madhëruar është i Drejtë dhe e do drejtësinë. Ai kur na ka urdhëruar ta adhurojmë ka kërkuar drjetësi prej neve dhe ajo është ta adhurojmë Atë të vetmin dhe mos t’i bëjmë shirk. Poashtu në raport me njerëzit ka kërkuar prej besimtarëve që të jenë të drejtë dhe mos t’i bëjnë padrejtësi askujt.

Është për tu mahnitur me mëshirën e Allahut, tebareke ve teala, sa i ka mëshiruar krijesat qofshin ata besimtarë musliman, apo jobesimtarë kur bëhet fjalë për të drejtat e tyre.

I dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ve selem, ka thënë:

Kini frikë nga lutja e atij që i bëhet padrejtësi edhe nëse është pabesimtar, se nuk ka para saj (lutjes) pengesë.” Tra. Ahmedi nga Enesi

Për ta ilustruar këtë temë, kam përzgjedhur një tregim në lidhje me peshimin e mangët.

Një njeri që i takonte një familjeje të varfër, blinte harxhin e shtëpisë te një dyqanxhi. Gruaja e këtij njeriu bënte tëlynë nga qumështi dhe e shitnin atë për të jetuar me fitimin nga ai. Dyqanxhiu kërkoi nga ky njeriu që ti shiste këtij tëlynë, por tia bënte pjesë-pjesë nga një kilogram. Ai ira dakord me këtë marëveshje dhe bëri siç i tha. Një ditë dyqanxhiu e peshoi tëlynin dhe vërejti se tëlyni nuk peshon një kilogram, por nëntëqind gram. U zemërua shumë dhe kur erdhi ai njeriu ti sjellë përsëri tëlyn, ai i zemëruar i tha: Nuk du të bëj tregëti me ty. Njeriu u habit nga zemërimi i tij dhe me kurejshtje e pyet për shkakun. Mirëpo kur i tregoi se tëlyni peshon më pak se një kilogram, njeriu i tha. Ne nuk kemi peshore në shtëpi, por nga harxhi që e kam blerë te ti, ka psur sheqer të paketuar nga një kilogram. E kam peshuar me atë sheqer.

E lusim Allahun të na bëjë besimtar të drejtë të sinqertë që pasojnë rrugën e pejgamberit, salAllahu alejhi ve selem.

Allahu thërret për në Xhenet dhe e udhëzon në rrugë të drejtë kë të dojë.

  • Hytbeja e dytë

Allahu i Madhëruar në suren Mutafifin, pasi i kërcënon me mallkim ata që peshojnë mangët, në vazhdim ka thënë:

A nuk e dinë të tillët se kanë për t’u ringjallur? Në një ditë të madhe, Në ditën kur njerëzit ngrihen (prej varrezave) për të dalë para Zotit të botëve.“ Mutafifin: 4-6

Këtyre që peshojnë mangët me padrejtësi nuk u mungojnë dënimet as në dynja.

I dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ve selem, ka thënë:

“… dhe sa herë që e kanë mangësuar te peshuarit, janë ndëshkuar me thatësirë, me jetësë të vështirë dhe me tirani të udhëheqësit. … “ Tra. Ibn Maxhe dhe hakimi nga Ibn Omeri

E lusim Allahun që tregtarët tanë t’i udhëzojë në rrugë të drejtë dhe t’i bëjë korrektë në tregitënë e tyre e Allahu t’i mbron nga e keqja dhe tu jep bereqet në tregëtinë e tyre.

Lutje

Allahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim.“ Nahël: 90

Hoxhë Ali Shabani

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...