22.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

KUJDES NGA KOPRACIA

HADITHI:

Xhabir ibn Abdullahu, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell e thotë: i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Ruajuni nga zullumi, sepse zullumi është (shumë) errësira ditën e Kiametit. dhe ruajuni nga kopracia, sepse ajo shkatërroi ata që ishin para jush.”[1]

KOMENTI:

Ky hadith ndalon nga dy cilësi që janë cilësi të një morali të keq:

E para është: Zullumi. që e kemi përmendur në hadithin e mëhershëm, sqarimin e këtij hadithi, e fjala e tij (Ruajuni nga zullumi), ka për qëllim; largohuni prej tij, vendosni mes jush dhe mes tij një mburojë, e që janë adhurimet.

(dhe ruajuni nga kopracia) për kopracinë Allahu thotë: “E ata që ruhen nga lakmia e madhe, janë fitues.” sureja Hashr, ajeti 9. Këtë ajet e përmendi Allahu në suren (Hashr) ku përmendi cilësitë e Ensarëve, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, Allahu thotë: “dhe (u takon pasuria) atyre që e kanë bërë Medinen vendstrehim (shtëpi) të besimit qysh më parë (para emigrimit).” Sureja Hashr, ajeti 9. para Muhaxhirëve: “e i duan ata që vijnë në Medine dhe në zemrat e tyre nuk ndjejnë kurrfarë rëndimi, për atë që u është dhënë atyre (ardhacakëve), por më tepër duan t’u bëjnë mirë atyre se sa vetes, edhe pse madje vetë janë nevojtarë. E, ata që ruhen nga lakmia e madhe, me siguri, do të jenë fitues.” Sureja Hashr, ajeti 9. Dhe në ajetin tjetër në ajetet e fundit të (sures Tegabun) “dhe shpenzoni (prej pasurisë suaj) për të mirën tuaj. E ata që ruhen nga lakmia e madhe, janë fitues.” ajeti 16.

Kopracia është një veçori e shëmtuar, dallimi mes fjalës (shuh-الشح) dhe (buhl-البخل) është se e fundit është të jetë koprac për gjërat që ai i posedon, apo kurnac. Ndërsa e para ka kuptimin të jetë koprac në atë që e posedon dhe të lakmon atë që e ka dikush tjetër, duke hulumtuar atë që kanë njerëzit, ky është kopraci, që është më i keq se ai kurnac.

Sepse është kopraci dhe lakmi e madhe për të marrë atë që posedojnë të tjerët. Kopracia ka shkatërruar popujt e mëhershëm, gjë e cila i çoi ata të derdhin gjakun e tyre për pasuri, ishte shkak që ata të vriten mes vete, e të mbysin njëri tjetrin. E i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ndaloi nga kopracia, andaj njeriu duhet të ketë kujdes, e nëse e vëren në veten e tij le të kërkon prej Allahut që ta mbron atë nga kopracia.

Abdurrahman ibn Aufi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, shpesh gjatë tavafit ose gjatë qëndrimit në Arfat thoshte: O Allah më mbro nga kopracia e vetes sime. E shpeshtonte këtë lutje, për atë edhe e pyetën, dhe tha: “Nëse unë mbrohem nga kopracia e vetes sime, mbrohem nga zullumi, nga të qenit kurnac dhe nga ndërprerja e lidhjeve farefisnore…” mbështetur në fjalën e Allahut: “E ata që ruhen nga lakmia e madhe, janë fitues.” Sureja Hashr, ajeti 9.

E që nëse mbrohet nga kopracia e vetes, ndalohet nga të bërit zullum, nga sulmim ndaj dikujt tjetër, nëse mbrohet nga kopracia shpirtërore e jep sadakanë, e jep zeqatin, është bamirës ndaj njerëzve, por, nëse është koprac, ajo e ndalon atë nga shpenzimi i pasurisë dhe e shtyen që të bëjë padrejtësi në pasuritë e njerëzve, kështu që kopracia është një ves i shëmtuar.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I PESËMBËDHJETË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Muslimi me numër (2578).

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...