Xhabir ibn Abdullahu, Allahu qoftë i kënaqur e të, përcjell e thotë: I dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, dilte para njerëzve gjatë Haxhit e u thoshte: “A ka ndonjë njeri që më dërgon tek farefisi i tij, ngase Kurejshitët më kanë ndaluar të kumtoj fjalët e Zotit tim.” Shënon Ebu Davudi dhe Tirmidhiu
Kuptimi i përgjithshëm i hadithit
I dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ishte shumë aktiv për ta përcjellur mesazhin hyjnor tek gjithë njerëzit, ndërsa Kurejshitët e pengonin atë, e i dërguari, alejhi salatu ve selam, shkonte tek kabilet e ndryshme që vinin për haxh, e kërkonte prej tyre që të pranonin fenë, apo të garantonin sigurin e tij që ai të kumton fjalën e Allahut tek njerëzit.
Dobi nga hadithi
- Pohimi i cilësisë së të folurit për Allahun, dhe se Allahu flet kur dëshiron dhe si Ai dëshiron.
- Pohimi se Kurani është fjalë e Allahut.
- Se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, është i dërguar nga Allahu.
HADITHI I GJASHTËMBËDHJETË
DYZET HADITHE RRETH BESIMIT
Përktheu: Shpend Zeneli
Burimi: albislam.com