LETËR PLAKUT!

LETËR PLAKUT!

0 1620

I lavd-falënderuar është Allahu i Lartësuar. Ai i cili meriton salavatet dhe selamet është Muhamedi  dhe familja e tij.

Plak i nderuar dhe shumë i respektuar!

ESELAMU ALJEKUM VE RAHMETULLAH

(Paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi ty)

Fillimisht pranoni selamet tona. Lus Allahun e Lartësuar t’ju japë lumturi.Me siguri që do të shprehësh habi pse po të drejtohem me këtë letër të hapur! Por sinqerisht po të them, Allahu për këtë është dëshmitarë, se kam një respekt të veçantë për ty si i moshuar. Betohem se të dua për hir të Allahut të Lartësuar.

Po të shkruaj për disa arsye, njëra ndër më të rëndësishmet është se ti ke kaluar shumë vite të jetës, dhe ti nuk po e respekton Krijuesin tënd Allahun. Nuk po i përulesh Allahut, nuk e fal namazin, nuk e agjëron ramazanin vazhdimisht, ke pasuri dhe nuk e jep zeqatën, përgojon, shpif, injoron. Gjithashtu po bën shumë veprime tjera që po e hidhëron Allahun e Lartësuar.

Atëherë më lejo që t’i kujtoj disa gjëra mendoj që janë të rëndësishme. Këto fjalë që po ti them, shpresoj të jenë të sinqerta. Allahu im! Të lutem për sinqeritet.

O ti që Allahu të ka nderuar me shëndet dhe pasuri, grua dhe familje.

O plak i shtyrë në moshë, je i vjetër dhe koka të është zbardhur.

O ti që i ke mbushur të gjashtëdhjetat edhe sa kohe të kanë mbetur për kënaqësi dhe të shkosh prapa shejtanit e ta lësh rrugën e Allahut. Të jesh rob i epshit tënd duke e kënaqur shejtanin, e hidhëruar Allahun.

O plak i respektuar kujto ku i ke miqtë, shokët, familjarët tjerë, ata janë në dhe, në varreza ose në ndonjë kopsht prej kopshteve të xhenetit ose gropa të gropave të xhehenemit.

O plak ti a mendon se do të jesh i pavdekshëm në këtë botë (dynja)?

Jo, pasha Allahun, e nesërmja jote do të jetë dheu, dhe krimbi do ta hajë trupin tënd. Do të jesh në errësirë, mendo ku e ke mendjen??

Kthjellu! Zgjohu! O ti i shkretë!

Jeta po ecën, ditët po shkojnë, vitet po kalojnë! Ti ende po bën mëkate dhe gjynahe, vetëm pse e ke shëndetin e mirë, ke pasuri dhe ke autoritet!!

Mos harro kush ti dhuroi këto??

Allahu dhe vetëm Allahu i Lartësuar ti dhuroi të mirat e panumërta, edhe pas kësaj ti të mëkatosh e të bëhesh gjynahe a nuk po të vjen marre?!

 Mos e lodh veten me kohën e fëmijërisë,

Kujto mëkatet tua, qajë, o mëkatarë.

Po, jeta në këtë botë është vetëm kënaqësi mashtruese, atëherë kujto vdekjen, llogarinë, zjarrin, xhenetin, ku dëshiron të jesh.

Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen. Shpërblimet do t’u plotësohen vetëm në Ditën e Kiametit; kushdo që shpëton nga zjarri i Xhehenemit dhe hyn në Xhenet, ai ka fituar (gjithçka që mund të dëshirohet). Ndërsa jeta e kësaj bote është vetëm kënaqësi mashtruese.” (Aliimran, 185)

Po, çdo shpirt do ta shijoj vdekjen, çdo i rritur e i vogël, i madh dhe i ulët, i pasur e i varfër,, kryetarë, mbret!

Sa do që të jetë e gjatë dynjaja, ajo përsëri është e shkurtër, nata sa do që të jetë e gjatë përsëri vjen mëngjesi. Sa do që të jetosh do të shkosh në varr. A e din se çka është varri?! E kush mundë që ta shpjegoj ty se çka është varri?!

I nderuari dhe shumë i respektuari plak!

Fudejl bin Ijadi, (një person shumë i devotshëm) është takuar me një njeri dhe i tha:  O burrë sa vjet i ke?

Ai i tha: gjashtëdhjetë (60) vjet.

Fudejli i tha: Allahu ekber (Allahu është më i madh) ti ke gjashtëdhjetë vjet që je duke ecur drejt Allahut të Lartësuar, vetëm sa nuk je afruar.

Ai qau dhe tha: “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!” (Bekare, 156)

Fudejli i tha: O burrë a e din kuptimi e këtij ajeti kuranor?

Ai tha: Po e di, unë jam rob i Allahut dhe te Ai do të shkoj dhe para Atij do të qëndroj.

Fudejli tha: kush e din se “unë jam rob i Allahut dhe te Ai do të shkoj dhe para Atij do të qëndroj”, pra e din që ka përgjegjësi atëherë për çdo pyetje le të përgatit përgjigje, por përgjigje të saktë.

Ai i tha: po cila është rrugëdalja (zgjidhja)?

Fudejl tha: është e lehtë.

Ai i tha: Më udhëzo Allahu të mëshiroftë?

Fudejl tha: Ke frik Allahun në atë që të ka mbet nga jeta, Allahu ta falë të kaluarën dhe atë që të ka mbet.

O plak i respektuar! Prind! Baba!

Shpejto dhe kërko faljen e Allahut të Lartësuar para se të fshijnë përpara epshet e dynjasë, e para se t’i lësh shokët, miqtë!!

Allahu të mëshiroftë, mos harro se Allahu gëzohet kur ti pendohesh dhe i lutesh Atij për falje. Po, Allahu gëzohet me pendimin tënd, edhe pse ai është i pasur dhe nuk ka nevojë për ty, por ti ke nevojë për Krijuesin tënde, Allahun tënde. Ai ta dha jetën, ti dhuroi dy sy, gjuhën, mendjen, zemrën. Kujto të mirat e Allahut tënd.

Pendohu, fale namazin, agjëroje ramazanin, ndihmoje të varfrin, respekto tjetrin.

Shpresoj që do të pendohesh.

Këtë letër po ua dërgoj të moshuarve, pleqve, atyre që ende nuk e respektojnë Allahun. Padyshim që këtë e lexon edhe i riu, atëherë mos harro se kjo vlen edhe për ty. Ti nesër do të plakesh.

Në fund, i lutem Allahut të Lartësuat ti falë gjynahet tua.

Selamu alejkum ve rahemtullah.

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 593