Falenderimi i takon Allahut të madhërishëm e përshëndetjet qofshin për të Dëguarin (alejhiselam) për familjen dhe shokët e tij, dhe për të gjithë ata që djekën rrugën e tij deri në ditën e gjykimit…
Vëllezër të dashur
– Allahu i madhërishëm na mëson se ne një ditë do të dalim para tij, por dalja jonë para Allahut do të jet e lehtë për disa besimtarë të mirë e shumë e rëndë për mosbesimtarët dhe mëkatarët, Allahu na ruajt.
– Allahu i madhërishëm thotë per Llogaritjen:
{إِنَّ إِلَيْنَا إِيَابَهُمْ}
“Vetëm te Ne kthimin e kanë”
{ثُمَّ إِنَّ عَلَيْنَا حِسَابَهُم}
“E pastaj vetëm tek Ne është llogaira e tyre”
(El-Gashijeh/25,26)
Po ashtu thotë:
{وَإِن تُبْدُوا مَا فِي أَنفُسِكُمْ أَوْ تُخْفُوهُ يُحَاسِبْكُم بِهِ اللَّه}
“Për atë që e keni në veten tuaj, e shfaqët haptazi ose e mbajtët fshehtë, All-llahu do t’ju marrë në llogari”
(El-Bekare/284)
Po ashtu thotë:
{اقْتَرَبَ لِلنَّاسِ حِسَابُهُمْ وَهُمْ فِي غَفْلَةٍ مُّعْرِضُونَ}
“Njërezve u është afruar koha e llogarisë së tyre, e ata të hutuar në pakujdesi”
(El-Enbija/1)
– Në këtë ditë madhështore, njerzit do të ndahen në dy grupe:
1.Grupi i parë: Ata që do të mirren në llogari me një llogari të lehtë, veprat do t’i shfaqen por nuk do ta pyetet për gjitha veprat, por Allahu i madhërishëm do ta tejkalon.
Allahu i madhërishëm thotë:
{فَأَمَّا مَنْ أُوتِيَ كِتَابَهُ بِيَمِينِهِ}
“E përsa i përket atij që libri i vet i jepet nga e djathta”
{فَسَوْفَ يُحَاسَبُ حِسَابًا يَسِيرًا}
“Ai do të llogaritet me një llogari të lehtë”
(El-Inshikak/8,9)
I Dërguari alejhiselam e ka lut Allahun e madhërishëm duke thënë:
《 اللهمَّ حاسِبنِي حِسابًا يَسِيرًا 》
“O zot më llogarit me një llogaritje të lehtë” (Sahih)
2.Grupi i dytë: Ata që do të llogariten për çdo gjë, e kush do të llogaritet në hollësira për çdo vepër, do të jetë i humbur dhe i shkatërruar.
I Dërguari (alejhiselam) ka thënë:
“Ai që do të llogaritet (në hollësira) do të dënohet”
(Buhariu dhe Muslimi)
– Do t’i përmendim në fundin e kësaj hutbeje disa vepra të veçanta nga Kur’ani famëlartë dhe nga suneti i Dërguarit (alejhiselam), për të cilat do të llogaritet njeriu në veçanti ditën e gjykimit.
1.Do të pyetet mosbesimtari per shirkun e tij.
2.Do të pyetet njeriu per kopenë dhe tufën e tij.
3.Do të pyet njeriu që kishte syefaqsi.
4.Do të pyetet njeriu per jetën, pasurin, dijen dhe rininë e tij.
5.Do të pyetet njeriu per begatitë e tij.
6.Do të pyetet njeriu për zotimet dhe premtimet e dhëna.
7.Do të pyetet njeriu për Namazet dhe Vrasjet.
– Ta llogarisim veten në këtë botë, me qëllim që të shohim se ku jemi dhe sa jemi të pregatitur.
Allahu i madhërishëm thotë:
{يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَلْتَنظُرْ نَفْسٌ مَّا قَدَّمَتْ لِغَدٍ وَاتَّقُوا اللَّهَ إِنَّ اللَّهَ خَبِيرٌ بِمَا تَعْمَلُونَ}
“O ju që besuat, frikësojuni All-llahut dhe le të shikojë çdonjëri se çka ka bërë për nesër. Dhe frikësojuni All-llahut! S’ka dyshim se All-llahu është i Njoftuar (Habir) për atë që punoni”
(El-Hashr/18)
Përkujtim
Mos të harrojmë se kemi hyrë në mujin Muharrem, dhe se është sunet i Pejgamberit (alejhiselam) të agjërohet ditën e Ashures e cila është dita e Mërkurë e javës tjetër dhe ti shtohet një ditë agjërimi para saj që është dita e martë, për ti mos përgjasuar Hebrejve dhe Krishterve.
I Dërguari alejhiselam ka thënë:
“Agjërimi i ditës së ashurës, shpresoj tek Allahu i madhruar të jet falje per mëkatet e vitit të kaluar”
(Muslimi)
Allahu na bëftë prej atyre që do ta kenë llogaritjen e lehtë, e mos na bëftë prej atyre që do të mirren në llogaritje për çdo gjë dhe në hollësir, Amin.
Hoxhë Vedat Skenderi