22.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

LULJA E SHTATË

E ndieja veten si një kërkues, i cili është nisur një rrugëtimi dhe ndalet veç aty ku e sheh të arsyeshme në kërkimin e tij. E unë, në udhëtimin në këtë kopsht mund të ndalem çdokund, por të arsyeshme e shoh veç aty ku koha më premton. Iu afrova lules së radhës, i ngjante lules që sapo e lëshova nga dora. Ndoshta kjo më nxiti ta marrë dhe ta lexojë atë. Disi, isha i bindur se ka një porosi me kuptim të madh me lulen paraprake, vetë pamja e jashtme më dha këtë përshtypje. Në të shkruante: Omer ibën Abdulazizi ka thënë: “Namazi të dërgon deri në mes të rrugës. Agjërimi të dërgon deri te porta e Sulltanit, e sadakaja të nxjerr përpara Sulltanit.”

Mbeta i shtangur, fjalët e pakta gjithnjë më duket se kanë kuptime të shumta, thashë në vete. Ndaj, fjala e të diturit është dije për rrugë, e mençuria e të urtit është dritë në errësirë. U mundova ta japë nga vetja atë që e ndieja dhe ta fus në ndjenja edhe atë që ishte përtej shikimit tim. Falja është një rrugë që në qenien e frymorit e kultivon mëshirën dhe i falë krejt ata të cilët gabojnë ndaj tij. Me zemër të pastër arrihet lumturia në jetë, me fjalë të shkurta thuhen kuptimet e mëdha dhe me heshtje flet dija e preokupuar me veten. Veprat e mira që do të burojnë nga falja, pasohen nga adhurimet tjera që jetojnë në njeriun në pajtim me natyrën e tij.

Është thënë se, në rrugën e besimit, syri etet ta sheh Atë që e krijoi, sepse zemra dinë të qetësohet veç kur do të jetë afër Atij që e donë. E kur gjuha etet larg ngrënies dhe pijes, ngrihet te Ai që e donë robin e Tij durimtar dhe për Të më e ëmbël është era e gojës së agjëruesit se sa era e miskut. Përmes durimit duke qenë me agjërim, agjëruesi ndien qetësi shpirtërore dhe kënaqësi në zemër, ku pastaj përfundimi vijon me kënaqësinë e agjëruesit në iftar. Për këtë, dëshira të arrish ku synon, të lehtëson vështirësinë e rrugës dhe se aty ku pafundësia bëhet qëllim, në jetë heshtja flet më shumë se fjala. Kisha dëshirë që t’ia shuajë etjen një zemre të etur dhe të kem këtë shpërblim kur do të dalë përpara Tij, të cilin shpërblim e pason edhe shpërblimi i etjes sime gjatë tërë ditës.

Më mirë të kem vepra të pakta që do të jenë me mua se sa unë të jem i paktë karshi vepra të mira. Disi kjo më pikëlloi dhe më nxiti t’i njomë sytë kur më kujtoi në momentin e ndarjes së njeriut dhe çastit të daljes para Tij, ndaj shpirti nga brendia foli e tha, e kur shpirti është i pastër, trupi lodhet duke i ndjekur dëshirat e tij… Pa një pa dy, e lëshova lulen dhe…

BLERIM MUHAXHERI

Burimi: albislam.com

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...