MEDITIME KURANORE – 108

MEDITIME KURANORE – 108

0 1248

1. Allahu, xhele ue ala, në lidhje me munafikët (dyftyrëshat) në Kuran, tha; “Namazin e falin vetëm me përtaci, e lëmoshën nuk e japin ndryshe pos duke urrejtur.” (Teube; 54).

Kjo është tërheqje e vërejtjes për besimtarët që kur të vjen koha e namazit të qohen ta falin atë me lumturi, dashuri, vullnet, në mënyrë që dyftyrësia të zhduket nga zemrat e tyre.

Dr. Abdurrahman Esh Shihrij

2. Nëse e sheh një jobesimtarë që Allahu ia ka shtuar pasurinë, familjen (fëmijë), mos u qudit, ngase kjo për të është dënim për në dy botërat; “Prandaj, mos të mahnitë (mos e shih të mirë) pasuria e tyre e as fëmijët e tyre, Allahu do vetëm t’i dënojë me to në jetën e kësaj bote e t’ju nxjerrë shpirtërat duke qenë ashtu jobesimtarët.” (Teube; 55).

Ata me mosbesimin (kufrin) e tyre, tek Allahu, nuk shtojnë asgjë, por vetëm shtojnë urrejtje të fortë dhe dëshprim të madh; “Dhe mosbesimi i jobesimtarëve nuk u shton tjetër te Zoti i tyre vetëm se urrejtjen të fortë dhe jobesimtarëve nuk u shton tjetër, mosbesimi i tyre vetëm se dëshpërim.” (Fatir; 39).

Dr. Abdulmuhsin el Mutajrij

3. Allahu , xhele ue ala, ka thënë; “Bëjnë polemikë me ty për të vërtetën pasi që e kishin të qartë.” (Enfal; 6)

Në momentin që bëhet e qartë dhe dihet e vërteta, nuk lejohet të polemizojnë në te më ithtarët e mendjes së shëndosh dhe ithtarët e imanit.

Dr. Muhamed el Kahtani

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Po edhe në veten tuaj. A nuk jeni kah e shihni?” (Dharijat; 21).

Kush e shpeshton meditimin e krijimtarisë së vetes së tij(shikimin vetëm në mrrekullin e Allahut në krijimin e njeriut), i jep vetës shtytje për adhurim më kualitativ si dhe i lehtësohen atij rrugët e kryerjes së adhurimeve në mënyrë më të përsosur.

Katade Ed durrul Menthur; 7/619

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ti bën durim në vendimin e Zotit tënd, se ti je nën mbikëqyrjen Tonë.” (Turë; 48).

Këtë porosi Kuranore duhet ta ngulitë fortë në zemrën e tij çdo besimtarë musliman, ngase porosia e tillë i çliron dhe zvoglën plagët, sprovët dhe fatkeqësitë e dunjasë.

Tefsir Ibn Atije; 5/194

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 573