MEDITIME KURANORE – 12

MEDITIME KURANORE – 12

0 1322

1. Besimi sjell shpëtim në dy botët, kurse pabesim sjell mjerim në dy botët!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Është e sigurtë se kanë shpëtuar besimtarët.” (Mu’minun: 1 ).

Filloi sureja me përmendjen e cilësisë, e cila ngërthen në vete shpëtimin dhe se nuk ka shpëtim pa atë cilësi, e ajo cilësi është imani (besimi), dhe çdo cilësi e mirë që vjen pas imanit është pasuese dhe plotësuese e saj. Ndërsa përfundimi i kësaj sure (ajeti i parafundit i saj), qëndron kështu;

“… e mohuesit(pabesimtarët) nuk do të shpëtojnë.” (Mu’minun: 117).

Shiko dhe medito rreth fillimit të sures dhe përfundimit të saj.

Dr.Fadil es Samirai Lemesat Bejanije; 121

2. Mëshira e gjerë e Allahut për robërit e Tij!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “E s’ka dyshim se Zoti yt është Ai i Gjithfuqishmi (t’i ndëshkojë) po edhe i Mëshirshmi.” (Shuara; 9).

Allahu është i Mëshirshëm me krijesat e Tij, nuk ua shpejton dënimin atyre që gabojnë, por i pret ata që të pendohen dhe t’i kthehen Atij. Por, nëse nuk pendohen dhe nuk i kthehen Atij, pastaj i kaplon dënimi i dhembshëm.”

Ibn Kethiri në tefsirin e tij; 5/619

3. Allahu ua falë mëkatet atyre që i kthehen Atij!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “E s’ka dyshim se Zoti yt është Ai i Gjithfuqishmi (t’i ndëshkojë) po edhe i Mëshirshmi.” (Shuara; 9).

Seid Ibn Xhubejri, ka thënë: “Allahu është i Mëshirshëm për ata që pendohen dhe kthehen tek Ai.”

Tefsiri Ibn Kethirit; 5/619

4. Porositë dhe udhëzimet Kur’anore janë të qarta për ata që kanë mend dhe logjikë të shëndosh!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Këto janë ajete të librit të (të Kur’anit) qartë!” (Shuara; 2).

Këto janë ajete dhe porosi të Kur’anit të qartë. Pra, i qartë, i cili sqaron dhe qartëson të vërtetën dhe të kotën si dhe devijimin dhe udhëzimin.

Ibn Kethiri në tefsirin e tij; 5/618

5. Ruajtja e besimit bëhet përmes kapjes pas Kur’anit, Sunetit dhe shokëve të pejgamberit, salallahu alejhi ue selem!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “A nuk e përfillin ata (me vëmndje) Kur’anin? Sikur të ishte prej dikut tjetër, përvrç prej All-llahut, do të gjenin në te shumë kundërthënie.” (Nisa; 82).

Kush kapet për Kur’anin dhe Sunetin dhe sahabët, nuk do të ketë kundërthënie në fjalët dhe Akiden e tij, ngase një gjë e tillë nuk ka mundësi të ketë kundërthënie, përpos atyre që kapen qorrazi pas ndonjë grupit apo ndonjë shejhut.

Ibn Tejmije, Mes’ele huduth el Alem, fq.159.

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 574