1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; Është e vërtetë se Allahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhëronie pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam.” (Ahzab; 56).
E përmendi pejgamberin , salallahu alejhi ue selem! , jo në emrin e tij (por si pejgamber) dhe jo si zakonisht qysh i përmend pejgamberët e Tij të tjerë duke i cekur me emër. Kjo është një nga veçorit specifike me të cilën e nderoi Allahu, xhele ue ala, Muhamedin, salallahu alejhi ue selem nga të dërguarit tjerë.
Alusi, rahimehullah Ruhul Meanij; 16/204
2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ne i patëm dhënë Davudit dhuratë të madhe nga ana e jonë.” (Sebe; 10)
Ibnul Arabi, rahimehullah, ka thënë; “Prej dhuratave të shumta të Allahut është edhe dhuntia e zërit të bukur. Zërat e bukur janë dhuratë, dhunti nga Allahu, xhele ue ala dhe janë veçori dhe dhunti shtesë të krijimtarisë së përsosur së Allahut. Më e bukura që mund të shfrytëzohet zëri bukur është kur lexon njeriu librin e Allahut, xhele ue ala. Dhuntitë e Allahut nëse njeriu i shfrytëzon në gjëra që e kënaqin Allahun, në këtë rastë i jipet haku këtyre dhuntive në mënyrën më të mundshme.
Ahkamul Kuran; 3/7
3. Abdullah Ibn Omeri, radijAllahu anhuma, ishte duke pirë ujë të ftohtë dhe filloi të qante shumë! E pyeti dikush, çfarë të bëri të qash!? Ai, tha: Mu kujtua një fjalë e Allahut; “Dhe ndërhyhet (ndërhyn Allahu) ndërmjet tyre dhe ndërmjet asaj që dëshirojnë ata.” (Sebe’;54).
E kuptova që banorët e Xhehenemit nuk duan gjë tjetër pos t’ju servohet ujë i ftohtë. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Banuesit e zjarrit i thërrasin (dhe i lusin) ata në Xhennet (duke ju thënë): “Na qitni diç nga uji apo nga ajo që u ka dhënë Allahu (se mbaruam nga etja)!” Ata (në Xhennet) thonë: “Allahu i ka ndaluar që të gjitha këto për jobesimtarët!” (El A’raf; 50).
Tefsir Ibn Ebi Hatim; 12/28
4. Ta kundërshtosh nefsin është një gjë shumë e vështirë, si argument për këtë mjafton t’i shkosh idhujtarët se si janë duke pasuar nefsin e tyre në çdo gjë dhe se si janë dorëzuar para nefsit derisa edhe vetë u pajtuan ta humbasin veten, pasurinë e tyre, vetëm e vetëm për mos ta kundërshtuar nefsin e tyre. Allahu , xhele ue ala, ka thënë; “A e ke parë ti (Muhammed) atë që duke e ditur, dëshirën e vet e respekton si zot të vetin, atë Allahu e ka humbur, ia ka mbyllur të dëgjuarit dhe zenrën e tij, i ka vënë perde mbi të parit e tij, më thuaj, pos Allahut, kush mund ta udhëzojë atë? A nuk merrni mësim?” (Xhathije; 23).
Shatibiu, rahimehullah El Muvafekat; 2/153
5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shohin se si ishte mbarimi i atyre që ishin përpara tyre e që Allahu ata i rrënoi, e edhe mosbesimtarët (mekas) i pret shembulli i tyre.” (Muhamed; 10).
Allahu na ka urdhëruar për udhëtim , kurse udhëtimi është dy llojësh; Udhëtim me këmbë dhe udhëtim me zemër.
1. Udhëtimi me këmbë; Të ec njeriu me këmbët e tij në tokë ose me automjetë që të shoh se çfarë ka ndodhur me ata që e mohuan Allahun dhe si ka qenë gjendja e tyre.
2. Udhëtimi me këmbë; Duke lexuar dhe medituar në lidhje me dënimet që i kanë kapluar ata dhe si se çfarë kanë vepruar që janë dënuar në këtë mënyrë.
Shejh Uthejmini, rahimehullah Sherh Rijadus Salihin; 1/589
Nga arabishtja; Suad Shabani