MEDITIME KURANORE – 135

MEDITIME KURANORE – 135

0 1080

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë;
بَأْسُهُمْ بَيْنَهُمْ شَدِيدٌ ۚ تَحْسَبُهُمْ جَمِيعًا وَقُلُوبُهُمْ شَتَّىٰ ۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ قَوْمٌ لَا يَعْقِلُونَ
Armiqësia ndërmjet tyre është e ashpër. Mund të mendohet për ta se janë të bashkuar, e në reallitet zemrat e tyre janë të përçara, sepse janë njerëz që nuk logjikojnë.” (Hashër; 14).

Shoqëria e të vërtetës (hakut) edhe pse është pak në numër do të jenë më të ngritur dhe më krenar sesa shoqëria e devijimit edhe pse ata mund të jenë në numër shumë më të madh.
Një gjë e tillë qëndron kështu, ngase shoqëria e të vërtetës i ka bazat dhe shtyllat e forta çdoherë, kurse shoqëria e devijuar është e ndërtuar mbi baza të devijuara, baza të cilat kanë kohën kur rrëzohen dhe humben.

Muhamed Derraz ; Min hulukil Kuran; fq.5

2. Bazat dhe kushtet e jetës bashkëshortore janë tre;
a. Të jenë prehje për njëri tjetrin.
b. Ta duan njëri tjetrin.
c. Të jenë të mëshirshëm ndaj njëri tjetrin.
Çdo mangësi në njërin prej këtyre tre bazave është mangësi në realizimin e udhëzimit hyjnor.
Allahu , xhele ue ala, ka thënë;
وَمِنْ آيَاتِهِ أَنْ خَلَقَ لَكُمْ مِنْ أَنْفُسِكُمْ أَزْوَاجًا لِتَسْكُنُوا إِلَيْهَا وَجَعَلَ بَيْنَكُمْ مَوَدَّةً وَرَحْمَةً ۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَاتٍ لِقَوْمٍ يَتَفَكَّرُونَ
Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje te ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.” (Rrum; 21).

Shejh Dr. Nasir el Umer

3. Është betuar Allahu në suren el Adijat; Pasha vrapuesit e shpejtë (kuajt) që hingëllojnë! Ngase, këtu ia kujton atij që kali nuk i përbuzë të mirat e zotëriut të tij, sikurse që ndodh me njerëzit që shumë prej tyre janë përbuzës ndaj të mirave të Allahut, andaj, shpeshherë Kali e rrezikon jetën e tij nëse vjen në pyetje jeta e zotëriut të tij, si shkak falënderimi ndaj atij që i bën mirë, pra Kali po e qon amanetin në vend dhe po tregohet falënderues ndaj zotëriut që përkujdeset për të. Andaj, mos u bë prej atyre që kafsha është më mirënjohëse ndaj zotëriut të saj/tij sesa t’i o njeri ndaj Allahut, xhele ue ala!

Shejh Dr. Muhamed el Hudajri

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë;
إِنَّ الْإِنْسَانَ لِرَبِّهِ لَكَنُودٌ
” Vërtet, njeriu është përbuzës ndaj Zotit të vet.”  (Adijat: 6).

Katade dhe Hasani kanë thënë; “Njeriu është mosmirënjohës dhe përbuzëz i mirësive dhe begative të Allahut, xhele ue ala.” Ed durrul Menthur; 15/605

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë;
إِنَّهَا عَلَيْهِمْ مُؤْصَدَةٌ
Ai i mbyll ata, ua zë frymën.” (Humezeh: 7).

Dmth, dyert e mbyllura dhe nuk shpresohet shpëtim prej xhehenemit, Allahu na ruajtë! Paramendoje që një njeri është në ndonjë grop ose në makinë e cila është kapluar nga zjarri dhe nuk ka ikje dhe dalje prej aty, çfarë do ishte gjendja e tij!?
Shkatërrim i madh i cili nuk përkshkruhet nga tmerri i madh në ato çaste.
Allahu nuk na lajmroi vetëm thjeshtë si lexim, por na tërhjeki vërejtjen që të largohemi nga veset e këqija, nënçmimi, përqeshja dhe nga përbuzja e njerëzve.
Pra, të largohemi nga veset e këqia që janë cekur në këtë sure.

Shejh Uthejmini, rahimehullah; Tefsir xhuz Amme; fq.317

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 600