MEDITIME KURANORE – 153

MEDITIME KURANORE – 153

0 631

1. Shirku dhe dëmet e tij! Allahu, xhele ue ala, ka thënë;

وَقَالُوا يَا وَيْلَنَا هَٰذَا يَوْمُ الدِّينِ

“E thonë: “O, të mjerët ne, kjo është dita e gjykimit!” (Safat; 20).

Në këtë gjendje në këtë ditë të tmerrit të madh ata e shfaqin keqardhjen, shkatërrimin dhe mërzinë, fillojnë ta mallkojnë veten e tyre duke dashur të zhduken dhe tē bëhen hi e pluhur sa ma shpejtë në mënyrë që mos t’i ekpsozohen tmerrit dhe dënimit më zjarr të Xhehenemit.

Shejh Abdurrahman Es Sa’dij, rahimehullah në tefsirin e tij; 3/1466

2. Zemra e shëndoshë! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; إِذْ جَاءَ رَبَّهُ بِقَلْبٍ سَلِيمٍ ” Kur Zotit të vet iu bind me zemër të pastër.” (Safat; 84).

Prej zemrës së pastër të Ibrahimit alejhi selam, është se ajo është e pastër nga tradhëtia ndaj krijesave të Allahut, e pastër nga xhelozia ndaj tyre dhe nga moralet e ulëta. Ibrahimi alejhi selam i thirri dhe i këshlloi njerëzit për hir të Allahut, duke filluar nga babai i tij.

Shejh Abdurrahman Es Sa’dij, rahimehullah në tefsirin e tij; 3/1474

3. Shpërblimi vjen sipas llojit të veprës! Allahu, xhele ue ala, ka thënë;

وَفَدَيْنَاهُ بِذِبْحٍ عَظِيمٍ

“Ne e shpaguam atë me një të therrur (kurban) të rëndësishëm.” (Safat; 107).

Në vend të djalit të tij, Ismailit alejhi selam, Allahu ia dhuroi një dash të rëndësishëm Ibrahimit alejhi selam.

Ishte i rëndësishëm për tre shkaqe; 1. Ishte zëvëndësues, i Ismailit alejhi selam 2. Është prej adhurimeve më të dashura tek Allahu, xhele ue ala. 3. Është dhe do jetë kurban dhe sunet për ta vepruar muslimanët deri në ditën e gjykimit.

Shejh Abdurrahman Es Sa’dij, rahimehullah në tefsirin e tij; 3/1477

4. Kë e udhëzon Allahu nuk ka kush e humb atë nga rruga e drejtë! Allahu, xhele ue ala, ka thënë;

فَإِنَّكُمْ وَمَا تَعْبُدُونَ .مَا أَنْتُمْ عَلَيْهِ بِفَاتِنِينَ. إِلَّا مَنْ هُوَ صَالِ الْجَحِيمِ

“E, as ju dhe as ata që i adhuroni. Nuk mund ta vini në sprovë askë ndaj Atij (besimit në Zotin). Përveç atij që është i gjykuar për Xhehennem.” (Safat; 161-163).

O ju që po adhuroni tjetër kë pos Allahut dhe sëbashku me ata që po i adhuroni asesi nuk keni mundësi të arrini ta devijoni(ta lajthitni) askë prej robërve të Allahut, me përjashtim të atyre që janë përcaktuar se do jenë prej banorëve të Xhehenemit. Kjo tregon fuqinë e Allahut, xhele ue ala, dhe dobësinë e idhujtarëve dhe zotërave të tyre. Andaj, mos u lodhni dhe mos u përpjekni të tentoni t’i devijoni evlijatë dhe të dashuritë e sinqertë të Allahut, ngase nuk keni për të arritur kurrë, as ju e as zotërat tuaj që po i adhuroni.

Shejh Abdurrahman Es Sa’dij , rahimehullah, në tefsirin e tij; 3/1482

5. Frytet e njohjes se Allahut! Për çdo motër që ankohet për vështirësitë e praktikimit të Islamit , le ta kujtoj rastin e një gruaje shembullore të cilën Allahu e bëri shembull për çdo besimtar e besimtare deri në ditën e kiametit. Ajo është gruaja e Firaonit. Të cilën nuk e pengoi as kufri dhe tirania e burrit të saj e as sprovat e panumërta përreth saj që ta lidh fortë zemrën e saj me Allahun, xhele ue ala. Tre gjëra ia dhuroi Allahu, asaj; Qëndrueshmërinë në Fe, pastaj Xhenetin dhe e bëri shembull për gratë besimtare deri në ditën e kiametit.

Shejh Dr. Omer el Mukbil

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 575