22.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

MEDITIME KURANORE – 155

1. Vlera e Ebu Bekrit, radijAllahu anhu! Njeriu më i mirë i këtij umeti pas resulullahut, salallahu alejhi ue selem! , është Ebu Bekri , radijAllahu anhu. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; وَسَيُجَنَّبُهَا الْأَتْقَى الَّذِي يُؤْتِي مَالَهُ يَتَزَكَّىٰ

“Ndërsa ai që është më i devotshëm do të jetë larg tij. Ai që e jep pasurinë e vet e pastrohet.” (El Lejl: 17-18).

Me koncenzus(janë unanim) të dijetarëve të tefsirit se këto dy ajete kanë zbritur për Ebu Bekrin, radijAllahu anhu.

Err Rrazij, rahimehullah Tefsir el Kebir; 31/204

2. Dita e Gjykimit! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; يَوْمَ تُبْلَى السَّرَائِرُ

“Ditën kur do të gjurmohen të fshehtat.” (Tarik; 9).

Kush e ka brendësinë e tij të mirë edhe veprat do jenë zakonishtë të mira. Brendësia e mirë e besimtarit shfaqet edhe në fytyrën e tij me dritë dhe ndriçim. Kurse, kush e ka brenbrendësinë e tij të keqe edhe veprat e tij janë të këqija, ngase e jashtmja e pason të brendshmen. Brendësia e keqe shfaqet edhe tek fytyrët e të këqinjve, me errësirë dhe nxirje.

Ibn Kajimi, rahimehullah Et Tibjan Fi Eksamil Kuran; fq.64

3. Dita e Gjykimit! A do jesh i lumtur që njerëzit ta dinë atë që fsheh në gjoksin tënd! Sidomos gjërat jo të mira. Pra, asesi nuk ke qejf të të ndodh një gjë e tillë, bile po të merr vesh dikush këtë, dëshiron ta mohosh menjëher një gjë të tillë. Andaj, ndalu dhe medito këtë porosi Kuranore; يَوْمَ تُبْلَى السَّرَائِرُ

“Ditën kur do të gjurmohen të fshehtat.” (Tarik; 9).

A dëshiron shpëtosh nga e gjithë kjo!? Përpiqu ta takosh Allahun, ashtu siç veproi Ibrahimi alejhi selam;

إِذْ جَاءَ رَبَّهُ بِقَلْبٍ سَلِيمٍ

“Kur Zotit të vet(Ibrahimi alejhi selam) i erdhi me zemër të pastër.” (Safat; 84)

Po veprove kështu, nuk do të dëmtoj dhe turpëroj asgjë!

Shejh Dr. Nasir el Umer

4. Veçoritë e ajeteve Kuranore! Allahu, xhele ue ala, ka thënë;

يُوفُونَ بِالنَّذْرِ وَيَخَافُونَ يَوْمًا كَانَ شَرُّهُ مُسْتَطِيرًا وَيُطْعِمُونَ الطَّعَامَ عَلَىٰ حُبِّهِ مِسْكِينًا وَيَتِيمًا وَأَسِيرًا

“Ata janë që zbatojnë premtimet e tyre dhe i frikësohen një dite dëmi i së cilës ka përmasa të mëdha. Ata janë që për hir të Tij u japin ushqim të varvfërve, jetimmëve dhe të zënëve robër.” (Inasan; 7-8).

Dije se përmbledhja e gjithë adhurimeve është në dy çështje:

a). Madhërimi i Allahut, kjo vërehet tek pjesa e ajetit; ” Ata janë që zbatojnë premtimet.” Dhe

b). Butësia dhe bamirësia ndaj krijesave të Allahut, vërehet tek pjesa e ajetit; “Ata janë që për hir të Tij u japin ushqim.”

Err Rrazij, rahimehullah Tefsir el Kebir; 16/222

5. Frytet e devotshmëris! Allahu,- xhele ue ala!,- thotë: وَمَنْ يَتَّقِ اللَّهَ يَجْعَلْ لَهُ مَخْرَجًا. وَيَرْزُقْهُ مِنْ حَيْثُ لَا يَحْتَسِبُ. ۚ وَمَنْ يَتَوَكَّلْ عَلَى اللَّهِ فَهُوَ حَسْبُهُ ۚ

”E kush i frikësohet Allahut, Ai i bënë rrugëdalje atij, dhe e furnizon atë prej nga nuk e pret; kushdo që mbështetet te Allahu, Ai i mjafton atij.” (Talak: 2-3).

Kush e realizon devotshmërin dhe tevekulin (mbështetjen) në Allahun, do të jenë të mjaftueshme për përfitmin e të mirave të fesë dhe të dunjas.

Shejh Ahmed Ferid

Nga arabishtja; Suad Shabani

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...