22.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

MEDITIME KURANORE – 171

1. Errësira e mëkateve! Allahu, xhele ue ala, ka thënë;

وَلَمَّا جَاءَتْ رُسُلُنَا لُوطًا سِيءَ بِهِمْ وَضَاقَ بِهِمْ ذَرْعًا وَقَالَ هَٰذَا يَوْمٌ عَصِيبٌ وَجَاءَهُ قَوْمُهُ يُهْرَعُونَ إِلَيْهِ

” E kur të dërguarit tanë i erdhën Lutit, ai u keqësua për ta dhe u ngushtua rëndë me ardhjen e tyre e tha: “Kjo është ditë e vështirë!” Dhe populli i tij, ë më parë bënin punë të turpshme.” (Hudë; 77-78).

Dita më e vështirë e robërve të mirë të Allahut është dita kur ata i bëjnë mëkat Allahut.

Dr. Sulejman Err Rrib’ij.

2. Veçoritë e ajeteve Kuranore! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; وَأَنِ اسْتَغْفِرُوا رَبَّكُمْ ثُمَّ تُوبُوا إِلَيْهِ

” E të kërkoni falje Zotit tuaj dhe pendohuni (kthehuni) te Ai.” (Hudë; 3).

Kërkim falja bëhet përmes gjuhës duke kërkuar faljen e Allahut, kurse pendimi realizohet përmes largimit nga mëkatet me zemër dhe me gjymtyrë.

Tefsir Ibn Rexheb; 1/150

3. Veçoritë e ajeteve Kuranore! Nuhi, alejhi selam, i tha djalit të tij ٍ يَا بُنَيَّ ارْكَبْ مَعَنَا وَلَا تَكُنْ مَعَ الْكَافِرِينَ

“O djali im, hip bashkë me ne, e mos u bë me mohuesit!” (Hudë; 42).

Nuk ia tha hyp me ne se do të jesh me të fundosuritë, se do të jesh me të shkatërruarit por i tha: Hyp me ne e mos u bë me mohuesit! Ngase, fatëkeqësia më e madhe është me vdek pa iman dhe në kufër se sa me vdek i fundosur me anije. Allahu e dinë më së miri.

Shejh Abdulaziz el Xhelil

4. Vlera e Teuhidit! Obligohemi ta kemi si pikë parësore thirrjen në Teuhid gjatë thirrjes në rrugën e Allahut. Me teuhid t’i drejtohemi zemrave, të flasim gjatë thirrjes me gjuhën e legjislacionit Islam, t’i përdorim argumentet e Kuranit. Kështu, njëherit ishte edhe thirrja e të gjithë të dërguarve të Allahut; اعْبُدُوا اللَّهَ مَا لَكُمْ مِنْ إِلَٰهٍ غَيْرُهُ “Adhuronie Allahun (një), ju nuk keni zot tjetër pos Tij.” (Hudë; 50).

Shejh Ali Tantavi, rahimehullah Fusul Fi daveti vel Islah; fq.29

5. Ëndërrat! Allahu, xhele ue ala, ka thënë;

قَالَ يَا بُنَيَّ لَا تَقْصُصْ رُؤْيَاكَ عَلَىٰ إِخْوَتِكَ فَيَكِيدُوا لَكَ كَيْدًا ۖ إِنَّ الشَّيْطَانَ لِلْإِنْسَانِ عَدُوٌّ مُبِينٌ

” Ai (Jakubi) tha: “O biri im, mos u trego ëndërrën tënde vëllezërve tu, se po të bëjnë ndonjë dredhi, s’ka dyshim, djalli për njeriun është armik i hapët”.” (Jusuf; 5).

Ky ajet është bazë në atë se nuk duhet t’ia rrëfejmë ëndrrën atyre që nuk janë këshillues, atyre që nuk janë të mëshirshëm dhe atyre që nuk dinë t’i komentojnë ëndrrat.

Tefsirul Kurtubij; 9/126

Nga arabishtja; Suad Shabani

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...