Edukata e mexhliseve! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا قِيلَ لَكُمْ تَفَسَّحُوا فِي الْمَجَالِسِ فَافْسَحُوا يَفْسَحِ اللَّهُ لَكُمْ ۖ وَإِذَا قِيلَ انْشُزُوا فَانْشُزُوا يَرْفَعِ اللَّهُ الَّذِينَ آمَنُوا مِنْكُمْ وَالَّذِينَ أُوتُوا الْعِلْمَ دَرَجَاتٍ ۚ وَاللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرٌ
“O ju që besuat, kur t’ju thuhet: zgjerohuni (bëni vend) në vend ndeje, ju zgjërohuni, se Allahu bën zgjërim për ju, e kur t’ju thuhet: ngrituni! Atëherë ju ngrihuni, Allahu lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri. Allahu është i njohur mirë me atë që punoni.” (El Muxhadele; 11).
Disa dobi nga ajeti;
1. Nxitje për bërjen vend atij që vjen në mexhlis.
2. Vlera e dijetarëve dhe kërkuesve të diturisë.
3. Obligueshmëria e distancimit(largimit) nga mëkati, nga Allahu është i njohur mirë për veprimet tona.
4. Fjala këtu zakonishtë është për tubimet(mexhliset) e diturisë dhe dhikrit.
5. Ata që zgjerohen në mexhlise për t’ia liruar vëllait një vend aty, të tillëve Allahu do t’ia zgjeroj rizkun (furnizimin), do t’ia zgjeroj vendin në varr dhe do t’ia zgjeroj vendin në Xhenet.
6. Nëse ju thuhet në mexhlise, ngrituni, qoftë për faljen e namazit ose për kryerjen e ndonjë pune të dobishme, atëherë mos hezitoni por ngrituni menjëherë.
7. Allahu i ngritë lartë besimtarët e dëgjueshëm duke i ndihmuar atyre në dunja dhe duke ju përgatitur dhoma të bukura në Xhenetet e Tij.
8. Pra, i ngritë në shkallë të lartë dijetarët dhe nxënësitë e dijes, varësishtë se sa ata e kanë futur në praktikë diturinë e tyre.
Shkroi; Halid Ibn Mahmud el Xhuheni Kontrolli; Vehid Ibn Abduselam Bali
Nga arabishtja; Suad Shabani