1. Kurani, ma ndryshoi jetën! Tre vite i kalova duke u endur nëpër spitale të ndryshme dhe duke blerë ilaçe të ndryshme, ngase nuk kisha fëmijë ende në jetën time martesore. Isha shumë i mërzitur shumë dhe një ditë fillova të lexoj Kuran, arrita tek fjala e Allahut;
لَخَلْقُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ أَكْبَرُ مِنْ خَلْقِ النَّاسِ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لَا يَعْلَمُونَ
“S’ka dyshim se krijimi i qiejve dhe tokës është më i madh se krijimi i njerëzve, por shumica e njerëzve nuk e dinë.” (Gafir; 57).
Dhe thashë; Nëse krijimi i qiejve dhe i tokës është më i madh se krijimi i njerëzve, Allahu është i plotëfuqishëm që ta krijoj një fëmijë në mitrën e gruas sime. Nuk kaluan shumë ditë nga kjo bindje e fuqishme që e kisha dhe dashti Allahu gruaja ime mbeti shtatëzën dhe Allahu na dhuroi dy fëmijë bineq (vajza), vetëm Atij i takon falënderimi dhe mirënjohja.
2. Kurani, ma ndryshoi jetën! Një periudh veproja disa mëkate vetëm e vetëm t’i bindesha burrit tim, derisa lexova njëherë fjalën e Allahut;
فَلْيَحْذَرِ الَّذِينَ يُخَالِفُونَ عَنْ أَمْرِهِ أَنْ تُصِيبَهُمْ فِتْنَةٌ أَوْ يُصِيبَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ
“Le të ruhen ata që kundërshtojnë rrugën e tij (të të dërguarit) se ata do t’i zë ndonjë telashe, ose do t’i godasë dënimi i idhët.” (Furkan; 63).
Filloi zemra të më dridhej, fillova të qaj nga frika e madhe që më kaploi në ato çaste dhe i premtova Allahut që nuk do mëkatoj më sado që të nevrikoset burri im, un do t’i bindem atij më në kryerjen e mëkateve.
3. Mos u lavdëro! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; فَلَا تُزَكُّوا أَنْفُسَكُمْ ۖ هُوَ أَعْلَمُ بِمَنِ اتَّقَىٰ
“Mos lavdëroni veten, se Ai e di kush është më i ruajtur.” (Nexhm; 32).
Nëse je prej atyre që i frikësohet me të vërtetë Allahut, atëherë e di gjendjen tënde reale dhe nuk ka nevoj t’i thuash Allahut; Un e bëra dhe e kryta këtë punë! Shejh Uthejmini, rahimehullah në tefsirin e tij.
4. Begatitë e Xhenetit! Allahu, xhele ue ala, ka thënë;
مُتَّكِئِينَ عَلَىٰ فُرُشٍ بَطَائِنُهَا مِنْ إِسْتَبْرَقٍ ۚ وَجَنَى الْجَنَّتَيْنِ دَانٍ
“Të mbështetur në kolltukë që i kanë mbulesat e kadifesë, dhe pemët e atyre dy Xhenneteve janë krejt afër.” (Rrahman; 54).
Ibn Mes’udi, radijAllahu anhu, ka thënë; Kështu duken nga jashtë, athua vallë sa e bukur është brendësia e tyre!?
Imam Begaviu, rahimehullah, në tefsirin e tij, Mealim et Tenzil; 7/453
5. Largohu nga mëkatet! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; الَّذِينَ يَجْتَنِبُونَ كَبَائِرَ الْإِثْمِ وَالْفَوَاحِشَ إِلَّا اللَّمَمَ
“Ata që largohen prej mëkateve të mëdha dhe prej punëve të ndyta, përpos ndonjë pune të imët.” (Nexhm; 32).
Ibn Abasi, radijAllahu anhuma, ka thënë; “Nuk ka mëkat të vogël nëse veprohet ai vazhdimishtë dhe nuk ka mëkat të mëdha, nëse pas veprimit të tij pasohet me pendim dhe kërkimfalje.” Nëse mëkatet e vogla llogariten të mëdha nëse kryhen vazhdimishtë duke mos u penduar fare, atëherë besimtari duhet të largohet prej tyre, në mënyrë që të jenë sa më larg prej mëkateve të mëdha.
Hafidh Ibn Rexhebi, rahimehullah Xhamiul Ulumi vel Hikem; 1/449
Nga arabishtja; Suad Shabani