1. Medito rreth këtyre thirrjeve hyjnore për pendim në shumë vende në të njejtën sure në Kur’an, andaj çfarë të pengon ty që mos të pendohesh në muajin e pendimit(të Ramazanit).
Pra, medito rreth këtyre thirrjeve hyjnore për pendim;
“Po, nëse pendoheni, do të jetë më mirë për ju.” (Teube; 3).
“Po, nëse ata pendohen.” (Teube; 5).
“Allahu ia pranon pendimin atij që do.” (Teube; 15).
“Atyre do t’ua falë Allahu, se Ai i falë atij që pendohet.” (Teube; 102)
“A nuk e ditën ata se Allahu është ai që ranon pendimin e robëve të vet.” (Teube; 104).
“Apo (Allahu) do t’i falë pas pendimit.” (Teube; 106).
“(Të Xhennetit janë) Edhe ata që pendohen.” (Teube; 112).
“Allahu veçse ua fali (ua pranoi pendimin).” (Teube; 117).
“Prandaj edhe atyre ua fali ai, në mënyrë që të pendohen.” (Teube; 118).
2. Prej adetit dhe cilësive të munafikëve, është ajo çfarë ka cekur Allahu për ta në Kur’an, ku thotë;
“Edhe sikur të dilnin me ju, ata nuk do t’ju shtonin tjetër pos ngatërresës dhe shumë shpejt do të përçanin mesin tuaj, duke kërkuar t’ju turbullojnë. E ndër ju ka të tillë që i dëgjojnë ata. Allahu i di shumë mirë hipokritët.” (Teube; 47).
Pra, ata janë që sjellin ngatërresa, përçarje dhe turbullira në shoqëri dhe familje.
Dr. Abdullah Belkasim
3. Sa vepra madhore janë vërtetësia, drejtësia, besnikëria dhe sinqeriteti me Allahun!
Medito;
“Posa të vërejë Allahu ndonjë të mirë (besim të drejtë e të sinqertë) në zemrat tuaja, Ai u jep edhe më shumë të mira nga ajo çka është marrë nga ju, ua falë gabimet.” (El Enfal; 70).
“Ai (Allahu) e dinte se ç’kishin zemrat e tyre, andaj u dhuroi qetësimin dhe së shpejti i shpërbleu me një fitore (çlirimin e Hajberit).” (El Fet’h; 18).
“Do të ishte mirë për ata të jenë besnik ndaj Allahut.” (Muhamed; 21).
Dr. Muhamed Rebia
4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë;
“Ata janë që për hir të Tij u japin ushqim të varvfërve, jetimmëve dhe të zënëve robër. Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të All-llahut dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e as falënderim.” (El Insan; 7-8).
Hamad Ibn Sulejmani, rahimehullah u shtronte iftar në çdo natë Ramazanit pesëdhjetë agjëruesve.
E kur vinte nata e Bajramit, u blente rroba dhe u dhuronte nga 100 dirhem si dhuratë për Bajram.
Ibn Ebi Dunja, rahimehullah
El Ihvan; fq.211
5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ditën kur Allahu nuk e turpëron Pejgamberin e së bashku me të as atta që kanë besuar. Drita e tyre ndriçon para tyre dhe në të djathtë të të tyre.” (Tahrim;
Nuk ka asnjë njeri i cili ka vdekur si njësues i Allahut në adhurim e që mos t’i dhurojë dritë Allahu në ditën e gjykimit, kurse munafikëve, drita e tillë do t’u fiket. Dhe, besimtari(njësuesi i Allahut) kur e sheh gjendjen e munafikëve, thotë;
“E ata thonë: “Zoti ynë, vazhdona dritën tonë, falna neve. Vërtet, Ti je i plotfuqishëm për çdo send”. (Tahrim; .
Ibn Abasi, radijAllahu anhu Ed durur el Menthur; 8/228
Nga arabishtja; Suad Shabani
Burimi: albislam.com