MËSIME NGA HIXHRETI

MËSIME NGA HIXHRETI

0 2249

Me te vërtetë lavdia i takon Allahut, Atë e falenderojmë, prej Tij kërkojmë ndihmë dhe falje. Kërkojmë prej Allahut të na mbrojë nga sherri I vetes tonë dhe të këqiat e veprave tona. Atë që e udhëzon Allahu, ska kush e devijon dhe atë që e devijon, ska kushe udhëzon.

Dëshmoj se nuk ka Zot që meriton adhurimin, përpos Allahut të vetmit të pa shoq dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Allahut

O ju që besuat, kini frikë All-llahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)! “ Ali Imran 102

O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqën) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shumë e gra. Dhe kini frikë Allahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se Allahu është mbikëqyrës mbi ju. “ Nisa 1

O ju besimtarë, pëmbajuni mësimeve të Allahut dhe thuani fjalë të drejta. Ai (Allahu) iu mundëson të bëni vepra të mira, ju shlyen juve mëkatet tuaja, e kush respekton Allahun dhe të dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh “ Ahzab 70, 71

Fjala më vërtetë është fjala e Allahut, udhëzimi më i mirë është udhëzimi i të dërguarit, salAllahu alejhi ve selem, veprat më të këqia janë të shpikurat, e çdo vepër e shpikur (në fe) është risi (bidat) e çdo bidat shpie në Zjarr.

E në vijim:

Vëllezër të ndëruar besimtar, fillimisht e falenderojmë Allahun e Madhëruar që na bëri musliman, pjestarë të umetit të Muhamedit, salAllahu alejhi ve selem.

Atij ia dërgojmë salavetet dhe përshëndetjet më të mira, familjes së tij, sahabëve dhe të gjithë atyre besimtarëve që e pasojnë rrugën e tij.

Të nderuar vëllezër, viti hixhri 1348 mbaroi me muajin Dhul Hixhe, e në vijim është muaji Muharem.

Viti të cilin muslimanët e llogarisin kohën e tyre quhet hixhri, sipas shprënguljes së pejgamberit. salAllahu alejhi ve selem prej Mekes në Medine.

Kjo ndodhi ishte një ndodhi e madhe. Ndodhën gjëra të mëdha të cilat do t’i përmendim në vijim shkurtimisht;

Së pari; pse i dërguari i Allahut u desh ta le Meken e të emigrojë për në vendbanim të ri?

Namazi ishte bërë obligim për besimtarët, ndërsa mekasit i pengonin besimtarët ta kryejnë këtë obligim.

Pos kësaj, ata ishin tubuar dhe kishin kuvenduar dhe kishin dalur me një vendim që ta mbysin të dërguarin e Allahut.

Pas kësaj i vjen leja nga Allahu për ta lëshuar Meken.

I dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ve selem, e len Aliun, radijAllahu anhu, të flejë në vendin e tij dhe ai me Ebu Bekrin dalin herët. Rrugëve të Mekes kishin lënë roje për ta vrojtur të dërguarin e Allahut, por, Allahu atyre ua mjegulloi para syve.

Allahu i Madhëruar  në lidhje me këtë rast ka thënë:

Ne u kemi vënë edhe para tyre pendë edhe mbrapa tyre pendë dhe ua kemi mbuluar sytë, prandaj ata nuk shohin. “ Jasin,  9

I dërguari i Allahut kalonte nëpër rrugët e Mekes me kokën lartë dhe ua hudhte dheun nëpër koka.

Në agim, kur zbardhi dita, kur hynë në shtëpinë e të dërguarit, e panë Aliun në vendin e të dërguarit të Allahut, plani u dështoi.

Ishte ky një shembull i sakrifisës

I dërguari i Allahut së bashku me Ebu Bekrin dalin nga Mekeja dhe arrijnë te mali Theur. Aty u arritën te një shpellë. Ebu Bekri hyri i pari, e pastroi shpellën dhe i mbuloi të gjitha vrimat që mos të del ndonjë insekt, apo diçka, e ta dëmtojë të dërguarin e Allahut. Pastaj hyri i dërguari i Allahut salallahu aljehi ve selem.

Pastaj mushrikët arritën te shpella dhe Ebu Bekri shqetësohet, dhe i thotë të dërguarit: Po të shikonin nën këmbët e tyre, do të na shihnin. Mirëpo, i dërguari i Allahut salAllahu alejhi ve selem, i thotë:

Çfar mendon ti për dy veta kur Allahun e kanë të tretin?”

Allahu i Madhëruar e ka cekur këtë rast në Librin e Tij Famëlartë:

Në mos e ndihmofshit atë (Pejgamberin), atë e ka ndihmuar Allahu; kur ata që nuk besuan e nxorën atë vetë të dytin; kur që të dy ishin në shpellë, kur po i thoshte shokut të vet: “Mos u pikëllo (friko), Allahu është me ne!” E Allahu zbriti qetësi (në shpirtin e) atij, e fuqizoi me një ushtri që ju nuk e patë; e fjalën e atyre që nuk besuan e bëri më të ultën, kurse fjala e Allahut (është) më e larta. Allahu është më i fuqishmi, më i urti. “ Teube, 40

Ky ishte një shembull i shokut besnik

Pas edhe këtij dështimi, me të nxituar e shpallën shpërblimin me njëqind deve për atë që do ta sjell Muhamedin, alejhi selam, të gjallë, apo të vdekur.

Suraka ibn Malik iu vu mbrapa dhe e arriti. Për aq sa ia mësynte ta godas të dërguarin, kali i fundosej në tokë.

I dërguari i Allahut i tha Surakas: A dëshiron një ditë t’i kesh bylyzikët e Kisras në krahët e tua?

Pastaj ai kthehet dhe kur takonte gjurmues rrugës, u thoshte të kthehen.

Ky premtim u realizua në periudhën e kalifit Omer.

Në vazhdim të rrugës arritën në Tenden e Umi Mabedit.

Afrohen aty dhe e vërejnë një dele tek tenda. Kërkuan leje ta mjelin delen, por aj u tha se është shterpë. Mirëpo i dërguari i Allahut e lëmoi me dorën e tij të bekuar, bëri dua dhe asaj i erdh qumshti. Pastaj u dha të pinë të gjithëve, e më në fund piu vet.

Ky ishte një shembull i moralit të mirë.

Kur afrohen afër Medines stacionohen në vendin e quajtur Kuba. Aty qëndron katër ditë dhe gjëja e parë që kanë bërë aty, ishte ndërtimi i xhamisë Kuba. Kjo xhami shquhet si xhamia e parë në islam.  Për këtë shkak kjo xhami gëzon një privilegj të madh sa që i dërguari, salAllahu alejhi ve selem, ka thënë:

“Namazi në xhaminë Kuba ështi si një umre.“ Tra. Tirmidhiu

Ky ishte një shembull se prioritet ka feja ndaj dynjasë.

Këto janë ndodhitë më të rëndësishme gjatë hixhretit.

E lusim Allahun që çdo herë që e përkujtojmë hixhretin të marim mësime për në jetën tonë të përditshme.

Allahu thërret për në xhenet, dhe atë që do, e vë në rrugë të drejtë.

Hutbeja e dytë

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, salavatet dhe selamet qofshin për Muhamedin, familjes së tij dhe sahabët e tij.

Eshtë e vërtetë se Allahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhërojeni pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam.” Ahzab 56

Të nderuar vëllezër besimtarë, e këshilloj veten dhe juve që ta kemi frikë Allahun dhe Atë ta dëgjojmë dhe respektojmë.

Mësimet e dobishme që marrim nga hixhreti janë:

Sakrifikimi – me fjetjen e Aliut në vendin e të dërguarit të Allahut.

Krenaria – me daljen e pejgamberit, salAllahu alejhi ve selem, me kokë lart nga Mekeja.

BesnikëriA – me shoqërimin e Ebu Bekrit të dërguarin e Allahut.

Moralin e mirë – me sjelljen e mirë të të dërguarit të Allahut me gruan e vetme në shkretëtirë.

Se prioritet ka feja ndaj dynjasë – me ndërtimin e xhamisë në Kuba.

Lutje:

  • O Zot ynë, na jep në dynja të mirën dhe në Ahiret të mirën dhe na mbroj nga zjarri I xhehenemit.
  • O Zoti ynë, më fal mua, prindërit e mi dhe besimtarët në ditën e llogarisë.
  • O Zot ynë, jepja shpirtërave tanë devoshmërinë dhe pastroi se Ti je më i miri që i pastron, ti i ke në kujdes dhe je miku më i mirë i tyre.
  • O Allah, na bëj ta shohim të vërtetën dhe na furnizo me pasimin e saj dhe na bëj ta shohim të kotën dhe na furnizo t’i largohemi asaj.
  • O Allah, fali besimtarët dhe besimtaret, muslimanët dhe muslimanet, të gjallët nga ata dhe të vdekurit.
  • O Allah forcoe islamin dhe muslimanët dhe shkatëroi shirkun dhe mushrikët.
  • Subhane rabbike rabbel-izeti amma jesifun, ve selamun alel-murselin, vel-hamdu lilahi rabbil-alemin.

Përgatiti Hoxhë Ali Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM