23.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

MJEKËSIA, ILAÇET DHE ISLAMI

Mjekimin, ilaçet dhe aspektin shëndetësor në përgjithësi, Islami e shikon nga prizmi i ruajtjes së jetës njerëzore si një nga synimet madhore të tij. Në këtë kontekst theksojmë ajetet kuranore:
“…mos hidhni veten në rrezik…” (Bekare: 195)
” …mos mbytni veten tuaj, vërtet, Allahu është i mëshirueshëm për ju.” (Nisa: 29)
Hadithi të cilin e transmeton Usame b. Sherik, i cili përcjellë se disa beduinë e kishin pyetur të Dërguarin: o i Dërguar i Allahut, a të mjekojmë sëmundjet tona? Mjekohuni, ngase Allahu s’ka krijuar sëmundje pa i krijuar edhe ilaçin përveç njërës: pleqërsië së thellë – ishte përgjigjur ai” (Ebu Davud, Nesai, Tirmidhi)
Njeriu është ndër krijesat më madhështore të Allahut, si në aspektin fizik po ashtu edhe në atë shpirtëror. Në Kuran gjejmë udhëzimin që të studiojmë krijesën njeri dhe se aty gjejmë argumente për ekzistimin e Krijuesit: “Po edhe në vetet tuaja (keni argumente). A nuk shihni?” (Dharijat: 21), “Ne do t’u bëjmë atyre të mundshme që të shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që t’u bëhet e qartë se ai (Kur’ani) është i vërtetë.” (Fusilet:53)
Shumë ajete kuranore flasin për njeriun, duke fillur nga krijimi e deri te stacioni i tij i fundit në botën tjetër. Disa aspekte madje janë përmendur shume hollësisht, si për shembull fazat e krijimit të embrionit gjë që është zbuluar shumë vonë nga shkencëtarët, megjithkëtë duhet të dimë se Kurani është libër udhëzimi në fe dhe jo libër i mjekësisë. Prandaj aty nuk gjejmë temat e mjekësisë të sistemuara, por disa herë në kontekstin e mrekullisë dhe madhështisë së krijimit të Allahut, në mënyrë direkte apo të tërthortë.
Qëndrimin e Islamit ndaj mjekësisë mund ta rrumbullaksojmë në pikat vijuese:
1. Shërimi nëpërmjet besimit në Allahun, besimit në caktimin e Tij, se çdo gjë është në dorën e Tij duke respektuar të gjitha kushtet mjekësore për largimin e sëmudjeve. Kujdesi si masë më e mirë për parandalim dhe veprimi i të gjitha udhëzimeve mjekësore.
2. Islami mbjell në shpirtat e ndjekësve të tij pajtimin më caktimin e Zotit, durimin, qëndrueshmërinë, sakrificën.
3. Islami urdhëron masat parandaluese të sëmundjeve.
4. Islami urdhëron që të sëmurët të mjekohen – siç u përmend në hadithin e lartëpërmendur.
5. Rrafshi i mjekimit është i gjërë sipas pikëpamjes islame.
6. Islami proklamon që çdo swmundje ka ilaç dhe mund të shërohet, mirëpo kjo ka nevojë për dituri.
Për fund, shikimi i Islamit për mjekësinë është dualist: mjekësi shpirtërore dhe materiale. Në këtë mënyrë bashkon nevojat e shpirtit dhe trupit, në çdo segment të jetës. Mjekësia modrenë gjithnjë e më shumë flet për rolin e shëndetit psiko–emocional në tejklimin e sëmundjeve të ndryshme fizike.
Agim Bekiri

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...