- Mos fol për fuqinë tënde para të dobëtit.
- Mos fol për lumturinë tënde para të pikëlluarit.
- Mos fol për lirin tënde para të burgosurit.
- Mos fol për fëmijët e tu para atij që nuk i ka.
- Mos fol për prindin tënd para jetimit … plagët e tyre nuk munden të përballojnë më tepër.
- Zbukuroje fjalimin tënd në çdo sferë të jetës tënde dhe bëre përkujdesjen e ndjenjave të tjerëve pjesë të personalitetit tënd.
- Jetoje jetën sikurse një kalimtar dhe pas teje tento të lash çdo herë gjurma të mira. Ne në këtë botë nuk jemi tjetër përveç se mysafir, kurse mysafirit nuk i mbetet tjetër përveç se kthimit.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU
Burimi: albislam.com