22.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

MOS I BËNI VETES DËM

Të falënderojmë, o Allahu ynë, derisa të arrijmë pëlqimin Tënd dhe të falënderojmë atëherë kur e arrijmë pëlqimin Tënd dhe të falënderojmë pasi ta arrijmë pëlqimin (rizallëkun) Tënd.

O ju besimtarë, robër të Allahut, Zoti ynë, subhanehu ue te’ala thotë:

Vërtet, numri i muajve tek Allahu është dymbëdhjetë, sipas Librit të Allahut, që prej ditës kur krijoi qiejt dhe Tokën. Katër prej tyre janë të shenjtë, sipas besimit të drejtë. Prandaj, mos i bëni vetes dëm, duke i shkelur këta muaj!” (Et Teube, 36)

Dy imamët Buhariu dhe Muslimi në librat e tyre shënojnë këtë hadith të cilin, prej të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, e transmeton Ebu Bekrete, radijallahu anhu: “Viti I ka dymbëdhjetë muaj, katër prej tyre janë të shenjtë, tre janë radhazi Dhul Ka’de, Dhul Hixhxhe dhe Muharrem dhe muaji Rexheb-Mudar mes muajve Xhumada dhe Sha’ban”.

Këta muaj janë quajtur të shenjtë (Esh’hurul Hurum) për dy shkaqe:

I pari: Sepse në të është e ndaluar lufta përpos nëse atë e fillon armiku me sulm.

I dyti: Sepse, mëkatet gjatë këtyre muajve janë më të rënda se sa në muajt tjera.

Për këtë shkak Allahu theksoi ndalesën e mëkateve në këto muaj duke thënë: “Prandaj, mos i bëni vetes dëm, duke i shkelur këta muaj!” Kjo ngase ndalimi i  mëkateve  në këto muaj është më i ashpër.  Në këtë aludoi dijetari i madh Sa’diu i cili duke e komentuar këtë pjesë të ajetit ka shkruar: Është e mundshme që përemri dëftor të kthehet te dymbëdhjetë muajt të cilat Allahu i ka bërë përcaktues të kohës për njerëzit, ngase mëkatet janë të ndaluar gjatë tërë vitit, prandaj duhet të kemi kujdes dhe të mos i bëjmë padrejtësi vetes dukë mëkatuar.

Mundësia e dytë është që me këtë përemër të janë caktuar katër muajt e shenjtë dhe ndalesa e mëkatimit të këto muaj të ketë rëndësi të veçantë. Kjo nënkupton se padrejtësia dhe mëkatet në muajt e shenjtë janë shkelje më të rënda se sa në muajt tjerë.  (Tefsiri i Sa’diut, fq. 373)

Ibën Abbasi, radijallahu anhuma, ka thënë: “Allahu i ka dalluar katër muajt duke i bërë ato të shenjtë. Mëkatet në këto muaj janë më të mëdha ndërsa edhe shpërblimi për veprat e mira është më i madh. Allahu i ka dalluar këto muaj duke i përmendur dhe duke e ndaluar padrejtësinë në këto muaj edhe pse ajo (padrejtësia) është e ndaluar në gjithë muajt e vitit.

Katade, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Padrejtësia gjatë muajve të shenjtë është mëkat më i madh dhe më i shëmtuar se sa në muajt tjerë, edhe pse padrejtësia është mëkat i madh në çdo kohë. Allahu, subhanehu ue te’ala, lartëson kë do dhe zgjedh kë do, zgjodhi të dërguar prej melekëve, zgjodhi të dërguar prej njerëzve, prej fjalëve e zgjodhi përmendjen e Allahut, prej Tokës i zgjodhi xhamitë, prej muajve e dalloi Ramazanin dhe muajt e shenjtë, prej ditëve e lartësoi Ditën e Xhumasë, prej netëve e zgjodhi natën e Kadrit. Prandaj madhëroni ato të cilat i ka madhëruar Allahu, sepse të mençurit dhe të arsyeshmit i madhërojnë gjërat sipas vlerësimit të Allahut. (Tefsir Ibën Kethir, 4/148)

Përktheu: Talha Kurtishi

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...