MUSLIMANI DUHET TË NDJEHET KRENAR ME FENË E TIJ

MUSLIMANI DUHET TË NDJEHET KRENAR ME FENË E TIJ

0 1926

HADITHI:

Abdullah ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, percjell dhe thotë: i derguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Kush i ngjason një populli, ai është prej tyre.”[1]

KOMENTI:

Përngjasimi me një popull në veprat e tyre, në mënyre që të vepron njejtë sikur ata, e të personifikohet me cilësitë e tyre, e të flet sikur ata.

Përngjasim është: përputhje e ngjashmëri më fjalët, veprat e cilësitë e tyre. Është detyrim për një musliman të jetë krenar me fenë e tij, me dispozitat e dobishme të cilat Allahu i ligjësoi për ta, me urdhrat të cilat Ai i urdhëroi, të cilat janë hajr për të, e të largohet nga ndalesat prej të cilave Ai i ndaloi, të cilat janë të dëmshme për të, të dallohet prej të tjerëve, sepse Allahu i ngriti ata me islam, Allahu thotë: “Mos u ligështoni dhe mos u pikëlloni, sepse ju, gjithsesi jeni më të lartët, nëse jeni besimtarë të vërtetë.” Sureja Ali Imran, ajeti 139

Imani e ngrit njeriun mbi të tjerët (që janë pa iman) me virtyte e veçori të mira, i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Islami ngritet (mbi çdo gjë) e nuk ka send që ngritet mbi të.”[2] Allahu e dalloi muslimanin nga të tjeret, andaj, si mund që të tërhiqet nga kjo pozitë në atë më ulët, në të cilën ai nuk ka dobi.

Fjala e tij, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të: (Kush i ngjason një populli), fjala (popull) është emër i përgjithsëm, e që ky hadith është në formën e ndalesës, pra; Mos i ngjasoni.

(Kush i ngjason një populli) aty bën pjesë edhe jobesimtari edhe njeriu i ligë, edhe mëkatari. Është një ndalesë e ngjasimit me këta, muslimani është i ndaluar t’i ngjason në këto cilësi, bile duhet që të ngritet me fenë, moralin, islamin e të mos i ngjasojë jobesimtarët, njerëzit e shthurur, apo mëkatarët, sepse nëse ai vepron ashtu (i ngjason) ai është dorëhequr nga nderimi (i të qenit musliman).

Ngjasimi është në pamjen e jashtme por që aludon në dashuri në brendësi, sepse po të mos e dashuronte atë që e ngjason, nuk do e përngjasonte. Në një hadith tjetër është përmendur ndalimi nga ngjasimi me çifutët e të krishterët, është përmendur ndalimi nga ngjasimi me paganët, dhe është përmendur ngjasimi me zjarrputistët, e me çdo grupacion prej grupacioneve të besimit të kundërt, kushdi qofshin ato. Muslimani nuk ngjason me këto grupe të humbura, Omer ibn Hatabi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ka thënë: “Ishim popull më i nënçmuar, e Allahu na ngriti me islam, për atë, sado që kërkojmë krenari në diç tjetër prej asaj me çfarë Allahu na ngrit, Allahu do të na poshtërojë.[3]Në të vërtetë, krenaria është e Allahut, e të Dërguarit të Tij dhe e besimtarëve, por hipokritët nuk e dinë.” Sureja Munafikun, 8.

Ky hadith flet për ndalesën e ngjasimit me jomuslimanët, ngaqë një gjë e tillë konsiderohet degradim e lëshim nga diç që është më e mirë në diç që është më e ulët se ajo. E që shumë prej muslimanëve janë të sprovuar me ngjasimin e jobesimtarëve. Ngjasimi është për qëllim ngjasim me ta në adhurimet e tyre, në fenë e tyre, duke vepruar sikur që ata veprojnë prej risive e gjërave të shpikura, kur ata shpikën festimin e ditëlindjeve filluam edhe ne të festojmë ditëlindjet, ky anon kah paganët e kah çifutët e të krishterët, kur ata ndërtonin mbi varre, filluan edhe disa muslimanë të ndërtonin mbi varre, sepse ndërtimi mbi varre është një nga zakonet e çifutëve dhe të krishterëve, i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “… ata janë një popull që kur vdiste prej tyre një rob i mirë, ndërtonin mbi varrin e tij një faltore, dhe pikturonin ato piktura, at janë njerëzit më të këqij tek Allahu.”[4]

Kur zakon i tyre ishte që të ndërtonin për njerëzit e dalluar, filluam t’i ngjasojmë. Kur ata filuan të ndjekin monumentet e vjetra e t’i madhërojnë ato, qoftë monumente të profetëve të tyre, të njerëzve, të mbretërve, filluam të veprojmë si ata, duke i ngjallë ato gjurmë, e i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, na ndaloi nga një gjë e tillë, sepse gjallërimi i monumenteve të njerëzve të dalluar të tërheq deri në shirk, qoftë edhe për një periudhe më të gjatë kohore, vijnë gjenerata që do të mendojnë se prej këtyre monumenteve ka që sjell dobi apo dëm, e djalli prej xhinëve e njerëzve ua zbukuron atë.

Kështu që jemi të ndaluar t’i ngjasojmë në fenë e tyre, në adetet e veçanta të tyre, sikur; ngjasimi në veshje, në të folur, në gjëra që janë prej veçorive të tyre, prej adhurimeve e adeteve. Ndërsa gjërat që nuk janë veçori e tyre, por janë të përgjithshme, nuk bën pjesë në ngjasim, sikur; kërkimi i riskut, studijimi i industrisë së prodhimit, mësimin e shkronjave të dobishme, prodhimi i altilerive, është pjesë e përbashkët mes bijve të Ademit, bile edhe feja jonë na nxit në këtë, e nuk konsiderohet ngjasim me ta, por, ngjasimi është në gjëra që nuk kanë dobi, as dobi fetare, e as të kësaj bote, por që janë prej adeteve të këqija.

Shënon Muslimi në Sahihun e tij nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, fjalë nga i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të: “Shkurtoni mustaqet dhe lëshoni mjekrat, kundërshtoni me këtë zjarrputistët.”[5]

E që konsiderohet si një zakon i keq, pasi që çifutët dhe të krishterët nuk ngjyrosnin mjekrat, dhe nuk ndrronin qimet e thinjura, i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, urdhëroi që të ngjyrosen qimet e thinjura me ngjyr pos ngjyrës së zezë.[6]

Ngjasimi mund të jetë haram, mund të jetë i papëlqyer, ngase lënia e qimeve të thinjura është e papëlqyer dhe nuk është haram, që ka të bëjë me çështjet e urryera në islam. Sepse të thinjurit nuk është vepër e tyre, por është vepër e Allahut, pra, nëse një gjë nuk është vepër që i dallon ata është e papëlqyer që të ngjasohet me ta, e që nëse është vepër e tyre, sikur; festa e ditëlindjeve, ndërtimi mbi varre, ngjasimi në këtë rast është haram.

Dijetarët, Allahu i mëshiroftë, kanë shkruar për këtë çështje libra, prej tyre shejhul islami në librin e tij (Iktida siratul mustekim, limuhalefet as’habul xhahim – ndjekja e rrugës së drejtë dhe kundërshtimi i banorëve të zjarrit). Dhe libra të tjera të cilat janë përpiluar për të tërhequr vërejtjen nga ngjasimi me jobesimtarët në përgjithësi.

Fjala e tij (ai është një prej tyre), së paku është haram, sepse ai në pamjen e jashtme i ndjek jobesimtarët, sikur që e potëncon këtë shejhul islam ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, dhe thotë: “Më e pakta është se ky hadith flet për ndalesë (haram) edhe pse në kuptimin e sipërfaqësor aludon në mosbesim, mbështetur në fjalën e tij (ai është një prej tyre), sikru që Allahu thotë: “Kushdo prej jush që

i bën ata miq, është me ata.” Sureja Maide, ajeti 51.

Ky hadith është një parim i madh i të qenit muslimani krenar me fenë e tij, duke iu përkushtuar fesë, me të cilën fe dhe ligje Allahu i nderoi.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I NËNTËMBËDHJETË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Ebu Davudi me numër (4031). Ahmedi në (Musned-in e tij, 2/50,92) këtë hadith e vlerësoi të mirë dijetari I njohur AbdulAziz ibn Bazi, Allahu e mëshiroftë, në shpjegimin e tij të librit (Bulug el Meram, f.790).

[2] E shënon Bejhakiu në (Sunen-in e tij, 6/205). Drakutni në (Sunen-in e tij, 3/252). Shejh Albani e vlerësoi të mirë – hasen, në librin e tij (Irv el galil, me numër 1268).

[3] E shënon Hakimi në (Mustedrek, 1/61-62) dhe Ebu Nuajm në (Hiljeh, 1/47).

[4] E shënon Buhariu me numër (434) dhe Muslimi me numër (528).

[5] E shënon Muslimi me numër (260).

[6] Sikur që është shënuar në Sahihun e imam Muslimit me numër (2102) hadithi i Xhabir ibn Abdullahut, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë: erdhi Ebu Kuhfeja ditën e çlirimit të Mekes, e që koka dhe mjekra e tij ishin si “Thegameh” (është një lloj druri që frytet dhe lulet i ka të bardha) i bardhë, e i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, tha: “Ndryshoni këtë (ngjyrë) dhe largojuni ngjyrës së zezë.”

GJITHASHTU NË ALBISLAM