MYZHDE PËR ATA QË JETOJNË ME KURAN

MYZHDE PËR ATA QË JETOJNË ME KURAN

0 1776

Transmetohet prej Xhubejr Ibn Matam se me të vërtetë i Dërguari i Allahut (sal-Allahu alejhi ve selem) ka thënë:

“Me të vërtetë skaji i Kur’anit është në dorën e Allahut dhe skaji tjetër është në dorën tuaj. Kapuni për të sepse ju nuk do të shkatërroheni asnjëherë dhe nuk do të humbni asnjëherë nëse kapeni për të.”
Hadithin e shënon Taberaniu.
Shejh Albani në vargun e haditheve të vërteta (713)

Të nderuar vëllezër dhe motra, nëse dëshirojmë të jemi të lumtur në këtë botë, të shpëtuar dhe fitimtarë në ahiret atëherë duhet që të jetojmë me Kur’anin. Duhet t’i kushtojmë rëndësi të madhe fjalës së Allahut, ta lexojmë atë, ta mësojmë atë, të meditojmë rreth ajeteve dhe të punojmë me të.

Lusim Allahun e Madhërishëm që Kur’anin famëlartë ta bën të dashur në zemrat tona.

Përshtati: Hoxhë Ismail Asllani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 620