20.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

NATA E KADRIT – SUREJA KADR

Allahu i Madhëruar ka thënë:

بسم الله الرحمن الرحيم

  1.  إنا أنزلناه في ليلة القدر(1)  وما أدراك ما ليلة القدر(2) ليلة القدر خير من ألف شهر(3) تنزل الملائكة والروح فيها بإذن ربهم من كل أمر(4) سلام هي حتى مطلع الفجر(5)” 

1. Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në Natën e Kadrit.

2. E ç’të bëri ty të dish se ç’është Nata e Kadrit?

3. Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!

4. Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje.

5. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit. “ Kadër: 1 – 5

Kjo sure është e zbritur në Meke, i ka 5 ajete për të cilat do të flasim në këtë hytbe.

Allahu i Madhëruar ka krijuar gjithçka dhe në mesin e krijesave të Tij ka bërë zgjedhje dhe dallime.

Ai ka bërë zgjedhje në personalitete, në vende, kohëra, vepra, e tjerë.

Allahu i Madhëruar vitin e ka bërë 12 muaj. Në mesin e tyre e ka dalluar muajin e Ramazanit. Në mesin e ditëve e ka dalluar ditën e xhuma. Në mesin e netëve e ka dalluar natën e Kadrit.

Allahu i Madhëruar në këtë natë e ka zbritur Kuranin.

Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në Natën e Kadrit.

Çfarë është kjo natë?

Allahu i Madhëruar i bën pyetje retorike të dërguarit të tij:

E ç’të bëri ty të dish se ç’është Nata e Kadrit?

Në vijim ishte përgjigjja:

Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!

Çfarë ndodhë në këtë natë?

Allahu i Madhëruar ka thënë:

Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje.

Pra, në këtë natë të madhe, në këtë natë madhështore, banorët e tokës i kanë mysafir banorët e qiellit, melekët së bashku me Xhibrilin.

Andaj, kjo natë është siç ka thënë Allahu i Madhëruar:

Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.

Cili ishte shkaku i zbritjes së kesaj sure?

Tregon Muxhahidi se i dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ve selem, e ka përmendur një njeri nga beni israilët se ka luftuar në rrugë të Allahut 1000 muaj, gjë nga e cila janë habitur sahabët. Në këtë Allahu i Madhëruar e ka zbritur:” inna, enzelnahu fi lejletil-kadër…“ ku Allahu thotë se nata e kadrit – të cilën ua ka dhënë umetit të Muhamedit – është më e mirë se 1000 muaj.

Çfar do të thotë nocioni “Kadër”?

Kadër dmth: gjykim, vlerësim, përfillje.

Origjina e këtij nocioni sillet rreth kuptimit të vlerësimit të gjërave.

Prej këtu domethënia është se ajo natë është nata e gjykimit, nata e vlerësimit, nata e caktimit.

Poashtu Allahu e ka theksuar në suren Duhan:

Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar (në natën e begatshme të kadrit). Ne dëshiruam t’u tërheqim vërejtjen, e njerëzit të jenë të gatshëm. Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë.“ 3, 4

Nata e kadrit është një shansë e madhe 1000 muaj përafërsisht janë 83 vjet

  • Nëse e ke arritur një vit, ka arritur që veprat e tua të jenë sa 83 vjet.
  • E nëse e ka arritur 2 vjet, ke arritur që veprat e tua të jenë sa 166 vjet.
  • E nëse e arrinë 10 vjet, ke arritur që veprat e tua të jënë sa 830 vjet.

Andaj vëlla i dashur besimtar, bëhu i kujdeshsëm se si dhe në çfarë gjendje e pret këtë natë.

Nëse e ke shtuar adhurimin në këtë muaj, shtoje më tepër në këtë natë,

Nëse i ke shtuar lutjet në këtë muaj, shtoi lutjet edhe më tepër në këtë natë.

E lusim Allahun e Madhëruar të na bëjë besimtarë të sinqertë, të na frymëzojë për vepra të mira, të forcon këmbët në këtë rrugë dhe të na mëshirojë meshirën e Tij e të na ringjallë në xhenet në shoqërinë e pejgamberëve dhe robërve të mirë. Amin.

Allahu thërret për në venbanimin e paqës – xhennet, dhe atë që do, e vë në rrugë të drejtë.“ Junus: 25

Hytbeja e dytë

Kur është nata e Kadrit?

Nata e Kadrit, një nga netët e muajit Ramazan, dhe atë në dhjetë netët e fundit të këtij muaji.

I dërguari i Allahut një ditë ka dalur në xhami për t’ju treguar sahabëve cila është ajo natë, por dy sahabë janë grindur mes vete dhe kanë ngritur zërat. Në këtë rast i dërguari i Allahut, salAllahu alejhi veselem, ka thënë:

(إني خرجت لأخبركم بليلة القدر و إنه تلاحى فلان و فلان فرفعت و عسى أن يكون خيرا لكم فالتمسوها في السبع و التسع و الخمس)

“Unë kam dalur t’ju tregoj për natën e Kadrit, por filani dhe filani u kacafytën, e ajo u ngrit, por ndoshta është hajr për juve, andaj kërkojeni në të shtatën, në të nëntën dhe të pestën.”

Vëlla i ndëruar besimtar, shfrytëzoi këto netë që ta arrishë natën e Kadrit, e mos të të ikë, se pasha Allahun, ai që e lëshon këtë natë ka humbur tërë mirësinë.

I dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ve selem, ka thënë:

(إن هذا الشهر قد حضركم و فيه ليلة خير من ألف شهر من حرمها فقد حرم الخير كله و لا يحرم خيرها إلا محروم)

“Ky muaj ju ka ardhur, dhe në të ka një natë që është më e mirë se një mijë muaj, ai që privohet nga ajo, është privuar nga i gjithë hajri, a nuk privohet nga hajri i saj, përpos i privuari.” Sahih, tra. Ibn Maxhe

I dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ve selem, na ka stimuluar ta shfrytëzojmë këtë natë dhe ka thënë:

((مَن قام ليلة القدر إيمانًا واحتسابًا، غُفر له ما تقدَّم من ذنبه)) متفق عليه.

“Kush ngritet (për tu falur) në natën e Kadrit më besim dhe duke shpresuar në shpërblimin e Allahut, do t’i falen mëkatet që i ka bërë deri atëherë.“ Mutefekun alejhi

Dua (lutje)

(o Zoti ynë, na jep të mira në dynja dhe në Ahiret na jep të mira dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit.)

(Zoti ynë, më fal mua, prindërit e mi dhe besimtarët në ditën kur do të bëhet llogaria)

(o Allah, ne të kërkojmë të na japësh dituri të dobishme, furnizim të pastër dhe vepra të pranuara.

(O Allah, na trego të vërtetën me të vërtetë dhe na I bën të mundur ta pasojmë dhe na e trego të kotën me të kotë dhe na bën të mundur ti largohemi.)

(O Allah, fali besimtarët dhe besimtaret, muslimanët dhe muslimanet, të gjallët prej tyre dhe të vdekurit.)

(O Allah, force islamin dhe muslimanët dhe poshtëroje shirkun dhe mushrikët)

(Allahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim.)

Hoxhë Ali Shabani

Burimi: albislam.com

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...