Namazet nuk i fal në xhemat dhe e konsideron sukses faljen e tyre në kohë! Iku pjesa e Kuranit që lexohej çdo ditë, ska më namaz të natës ndërsa hallka e Kuranit tashmë nuk ekziston. Të mos flasim për texhvidin.
Shejtani ka kohë që ta ka ndaluar sadakanë. Kalojnë javë muaj dhe vite pa hapur libër dhe pa dëgjuar ligjëratë. Tubimet përfundojnë pa e përmendur Allahun, pa e falënderuar Atë për mirësitë e Tij dhe pa dërguar salavat mbi Resulullahun, alejhi selam. Barku është mbushur me helmin vdekjeprurës të përgojimit, shpifjes të cilët nuk i ke ndaluar duke përkujtuar se bëhet fjalë për mëkate të mëdha. Ti nuk e ndalove dhe nuk e pastrove atë njollë të tubimit
Prej suneteve kanë ngelur vetëm ato të jashtëm. Gatise çdo gjë është bërë hallall dhe je i pakujdesshëm ndaj haramit
Mos ta përmendi namazin e duhasë i cili është bërë sikur haxhi, bëhet njëherë apo asnjëherë në jetë. Shkuarja më herët në xhami në ditën e xhumasë është harruar. Ikameti është bë ezan ndërsa ikameti për ty është fillimi i lëximit të imamit. Edhe zijaretet janë bërë sikur haxhi njëherë në jetë apo njëherë në vjet nëse ja gjendje të mirë!
Buzëqeshja në fytyrë të vëllait është valutë e rrallë. Dëshiron të ndërrosh qeveri dhe kryetare, të reformosh shoqëri por nuk ke sukses në familje dhe te të afërmit.
Me rëndësi është që ti ke koment për çdo gjë, ti vlerësosh thirrësit të cilët “nuk punojnë” asgjë. Më shumë kohë kalon në Facebook se sa me Kuranin Famëlartë! Më lehtë i mëson përmendsh thashethemet se sa Kuranin. Je bërë “hafëz” i llafeve…
A je ti ai që po ndryshon apo pa e hetuar vetëmse je ndryshuar!?
Hoxhë: Talha Kurtishi
Burimi: albislam.com