HADITHI:
Ebu Musa el-Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) përcjell se i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “O Abdullah ibn Kajs, a dëshiron të të tregoj për një thesar prej thesareve të xhenetit? La havle ve la kuvete ila bilah (S’ka ndryshim e as fuqi pos me (dëshirën) Allahun).[1]
Ndërsa Nesaiu shtoi: s’ka strehim në dikë tjëtër pos në Allahun.[2]
KOMENTI:
Emri i Ebu Musa el-Eshariut është: Abdullah ibn Kajs, që ishte një prej të parëve në islam, dh enjë prej sahabëve të dalluar (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre).
(thesar prej thesareve të xhenetit); me kuptimin se shpërblimi i saj është shumë i madh që është xheneti, një prej kërkesave më të mëdha, pra; ky hadith flet për vlerën e kësaj fjale (la havle ve la kuvete ila bilah), kuptuam domethënien dhe atë pse ka këtë shpërblim të madh; për atë se përmban dorëzim para Allahut të Madhëruar, paraqitje të paaftësisë e varfërisë për Allahun, dhe Allahu është Ai i Fuqishëm, i Cili ka mundësi të bëjë çdo gjë, është një fjalë e madhe, e që është shumë e lehtë në gjuhë, të cilën ka mundësi njeriu ta përsërisë, e të cilën nuk duhet anashkaluar, duke u mësuar që gjuha ta thotë.
Nesaiu shtoi: s’ka strehim në dikë tjëtër pos në Allahun; kur Allahu të dëshirojë diç nuk ka kush që dikush të të shpëtoj pos Allahut, Allahu thotë: “dhe qenë të bindur se nuk ka strehim tjetër përveç Allahut.” Sureja Teube, 118.
Njashtu thotë: “E, Ai mbron, por prej Tij nuk mund të mbrohet askush, nëse e dini?.” Sureja Muminun, 88.
Nëse ndokush nga robërit e Tij kërkon diç nuk mundet askush ta pengon atë që Allahu dëshiron, sikur që ka thënë ai (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të): “Dije se, po qe se të gjithë njerëzit do të mblidheshin për të të bërë mirë, nuk do të mund të të bëjnë mirë, pos asaj që ta ka caktuar Allahu, dhe anasjellas, nëse bashkohen për të të bërë dëm, nuk do të mund të të dëmtojnë, përveç asaj që ta ka caktuar Allahu.”[3]
Ky është kuptimi i (s’ka strehim në dikë tjëtër pos në Allahun), siç ka thënë ai (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të): “Kërkojë mbrotjen Tëndë nga Ti (dënimi Yt).”[4]
Kështu që nuk ka kush mnund të të mbrojë ty prej Allahut, e as që ka mundësi të pengojë dikë, ska kush ndalë atë që Ai e jep, e as që jep atë që Ai e ndalon, Allahu thotë: “Atë që Allahu ua ka dërguar njerëzve nga mëshira e Tij, nuk mund ta pengojë askush, e atë që Ai e pengon – askush nuk mundet, pas Tij, ta jap; Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.” Sureja Fatir, 2.
Për vlerën e fjalës (la havle ve la kuvete ila bilah) është edhe hadithi që e shënon ibn Hibani në sahihun e tij me numër (821) që e përcjell Ebu Ehub (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) natën e Israsë dhe Miraxhit kaloi pranë Ibrahimit, e Ibrahimi pyeti Xhibrilin: Kush është ky që është me ty? AI tha: Është Muhamedi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të). E Ibrahimi tha: “O Muhamed! Urdhëroe umetin tënd le të shpeshtojnë të mbjellurat (pemët) e xhenetit, sepse dheu i tyre është i mirë dhe toka e saj është shumë e gjërë. E i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) i tha Ibrahimit: Cila janë të mbjellurat e xhenetit? Tha: La havle ve la kuvete ila bilah.[5]
Përktheu: Shpend Zeneli
Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan
HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUGUL MERAM)
HADITHI I GJASHTËDHJETË E PESTË
albislam.com
[1] E shënon Buhariu me numër (6384) dhe Muslimi me numër (2704).
[2] E shënon Nesaiu në (Sunen el Kubra) me numër (10118), Ahmedi (2/309), Hakimi (1/517).
[3] E shënon Tirmidhiu me numër (2516).
[4] Është pjesë e hadithit të shënuar nga Muslimi me numër (486).
[5] Shejh Albani thotë hadithi është : sahih li gajrihi. (Silsile Ehadith sahihah, me numër 105).