16.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

NJIHE FENË TËNDE ( PJESA – 55 -)

  1. Cilat janë llojet e Tevekulit ?

– Llojet e Tevekulit janë tre, e ato janë: 1. Tevekuli (mbështetja) në Allahun në të gjitha punët. 2. Tevekuli (mbështetja) në njerëz, por në gjëra që nuk ka mundësi t’i kryej askush pos Allahut (Ky lloj i tevekulit është Shirk i Madh). 3. Teuekuli (mbështetja) në njerëz në gjëra që kanë mundësi t’i kryejnë, siç janë: tregtia, etj. (Kjo mbështetje është e lejuar).

  1. Cili është shkaku i zbritjes së sures El Kafirun?

– Shkaku i zbritjes është se pabesimtarët kërkuan nga pejgamberi alejhi selam që të bëjnë marrëveshje: Një vit të adhurojnë Allahun dhe një vit të adhurojnë zotërat e tyre apo idhujt. Allahu e urdhëroi Muhamedin alejhi selam t’u përgjigjet atyre në këtë mënyrë:

“Thuaj: “O ju mohues! Unë nuk do ta adhurojë atë, që po e adhuroni ju, e as ju nuk do ta adhuroni Atë që po e adhuroj unë; por, edhe ju nuk e keni adhuruar Atë, që po e adhuroj unë. Ju keni besimin tuaj, e unë kam besimin tim!.” (Kafirun: 1-6).

  1. Çfarë nënkuptojmë me Isra dhe Miraxh?

– 1. Isra është udhëtimi i Muhamedit, alejhi selam, me Burakun prej Mekes në Kuds (Palestinë) në mbrëmje. 2. Miraxh është ngritja e Muhamedit, alejhi selam, në qiellin e shtatë në shoqërimin e Xhibrilit alejhi selam si dhe kthyerja në Meke po atë natë (në të njejtë natë).

  1. Cilat janë shtyllat e kufrit?

– Shtyllat e kufrit (mosbesimit) janë katër: 1) Mendjemadhësia e cila e pengon njeriun nga bindja dhe dorzimi; 2) Zilia e cila e pengon njeriun nga pranimi i këshillës dhe dhënia e saj; 3) Zemërimi i cili e pengon njeriun nga mbajtja e drejtësisë; 4) Epshet të cilat e pengojn njeriun nga përkushtimi për të kryer adhurimet e Allahut.

  1. Cila është dispozita e Namazit të Xhumasë?

– Namazi i Xhumasë është farz ajn (obligim për çdo musliman të gjinis mashkullore) i cili është në moshën madhore, i mençur dhe vendas.

  1. Sa tekbire i ka namazi i xhenazes dhe çfarë këndohet në çdo tekbir?

– Namazi i xhenazes i ka katër tekbire: 1.Në tekbirin e parë lexohet sureja el fatiha (elhami). 2. Në tekbirin e dytë lexohen salavatet. 3. Në tekbirin e tretë lexohet duaja për të vdekurin. 4. Në fund merret tekbiri i katërt dhe japim selam vetëm në anën e djathtë.

  1. Cilat janë shtyllat e Haxhit?

– Shtyllat e haxhit janë: 1. Ihrami. 2. Qëndrimi në Arafat. 3. Tauafi Ifada 4. Sa’ji.

  1. Cilat janë shtyllat e Umres?

– Shtyllat e Umres janë: 1. Ihrami. 2. Tauafi. 3. Sa’ji.

  1. Cilat janë gjërat që e prishin agjërimin?

– Gjërat që e prishin agjërimin janë: 1. Mardhëniet seksuale. 2. Nxjerrja e spermës me qëllim ose mastrubimi. 3. Ngrënia dhe pirja me qëllim. 4. Hixhameja(apo nxjerrja e gjakut me shumicë). 5. Vjellja me qëllim.

  1. Çfarë shpërblimi ka ai i cili agjëron 6ditët e Sheualit?

– Muhamedi,- alejhi selam!-, ka thënë: ” Kush e agjëron ramazanin dhe e pason(agjërimin e tij) me 6ditët e sheualit është (i llogaritet atij) sikur të ketë agjëruar tërë vitin.”

  1. Çfarë shpërblimi ka ai i cili e lexon 10herë suren el ihlas?

– Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: ” Kush e lexon suren el ihlas 10herë, Allahu atij do t’i ndërtoj një shtëpi në Xhenet.”

Thuaj: “ Allahu është Një! Allahut i drejtohen për çdo gjë! (Ai) nuk ka lindur prej ndokujt, as nuk ka lindur kë, dhe askush nuk i gjason Atij!.” (El Ihlas : 1-4).

ٌ 12. Çfarë shpërblimi ka gruaja e cila i bindet burrit të saj dhe burri i saj ndahet i kënaqur me të ?

– Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: ” Cilado femër e cila vdes dhe burri i saj ndahet i kënaqur me të, (ajo) do të hyjë në Xhenet.”

  1. Cila është vlera e këshillimit mes vete të muslimanëve?

– Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: ” Nuk ka mundësi që të takohen muslimanët e ta këshillojnë njëri tjetrin e që(Allahu) mos t’u falen atyre mëkatet para se të dalin nga takimi apo mexhlisi ku janë tubuar.”

  1. Çfarë shpërblimi ka ai i cili udhëzon në punë të mira?

– Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: ” Kush udhëzon në punë të mira atij do t’i takoj shpërblimi i vepruesëve të saj(që ky i ka orientu në ato punë të mira).”

  1. Çfarë shpërblimi ka ai i cili ia kërkon shehidllëkun me sinqeritet Allahut?

– Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: ” Kush ia kërkon shehidllëkun Allahut me sinqeritet, Allahu do t’i dhurojë pozitën e shehidëve(ditën e gjykimit) edhe nëse ky vdesë në shtratin e tij.”

  1. Çfarë shpërblimi ka ai i cili i falë farzet e namazit me xhemat?

– Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: ” Falja e namazit me xhemat është më me vlerë sesa falja e namazit vetëm për 27shkallë(gradë).”

  1. Çfarë shpërblimi ka i cili shkon në xhami?

– Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: ” Kush shkon në xhami(për ta falë namazin me xhemat) atij do t’i shlyhet një mëkat dhe do t’i shkruhet një sevap për cďo hap që e bën gjatë shkuarjes në xhami dhe gjatë kthyerjes nga ajo.”

  1. Çfarë shpërblimi ka ai i cili i don njerëzit e mirë?

– Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: ” Ti do të jesh me atë që e do.” Apo hadithi tjetër: ” Kush e do një popull do të rringjallet me ta.”

  1. Çfarë shpërblimi ka ai i cili agjëron një ditë për hirë të Allahut?

– Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: ” Kush agjëron një ditë për hirë të Allahut, Allahu do t’ia largoj atij fytyrën e tij nga zjarri Xhehenemit për 70pranvera.”

AUTORI: SAMI ABDURRAHMAN KUBAXHE

NGA ARABISHTJA: SUAD BURHAN SHABANI

Burimi: albislam.com

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...