1. Kush është për qëllim në fjalën e Allahut;
إِنَّ شَانِئَكَ هُوَ الْأَبْتَرُ
“E s’ka dyshim se urrejtësi yt është farësosur.” (El Keuther; 3).
– Fjala është për El As Ibn Vail.
2. Sa herë është përmendur në Kuran fjala gotë!?
– Fjala gotë është përmendur në Kuran gjashtë herë, ja disa prej tyre;
a. Sureja Turë, ajeti nr. 23;
يَتَنَازَعُونَ فِيهَا كَأْسًا لَا لَغْوٌ فِيهَا وَلَا تَأْثِيمٌ
“Aty njëri-tjetrit ia zgjasim gotën, aty nuk ka fjalë të kota e as mëkat.”
b. Sureja Insan, ajeti nr.5;
إِنَّ الْأَبْرَارَ يَشْرَبُونَ مِنْ كَأْسٍ كَانَ مِزَاجُهَا كَافُورًا
“S’ka dyshim se të devotshmit do të pijnë nga gota që përziejra brenda saj është nga kafuri (aromatik).”
c. Sureja Insan, ajeti nr. 17
وَيُسْقَوْنَ فِيهَا كَأْسًا كَانَ مِزَاجُهَا زَنْجَبِيلًا
“Dhe u jepet të pijnë aty gota të verës të përzier zenxhebilë (bimë aromatike).”
3. Çfarë i ndaloi (ia bëri haram) vetës së tij, resulullahu, salAllahu alejhi ue selem!, gjë për të cilën e qortoi Allahu!?
– I dërguari i Allahut, ia ndaloi vetes konsumimin e mjaltit për t’ia plotësuar dëshirën shumicës së grave të tij, por Allahu, i tha;
يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ لِمَ تُحَرِّمُ مَا أَحَلَّ اللَّهُ لَكَ ۖ تَبْتَغِي مَرْضَاتَ أَزْوَاجِكَ ۚ وَاللَّهُ غَفُورٌ رَحِيمٌ
“O ti pejgamber (o ti, që është sjellë kumtesa nga qielli), pse ndalon vetes atë që Allahu ta lejoni? A kërkon me të pajtim e grave tuaja? Allahu është mëkatfalës, mëshirues.” (Tahrim; 1).
4. Cilat sure në Kuran janë emëruar me emrat e Pejgamberëve!?
– Suret të cilat janë emëruar me emrat e pejgamberëve në Kuran, janë; Sureja Jusuf, Hudë, Ibrahim, Junus, Muhamed dhe Nuhë.
5. Sa ajete janë Mekase dhe sa ajete janë Medine në Kuran!?
– Ajete Mekase gjithësej në Kuran janë 4475 ajete kurse ajete Medines janë 1716 ajete.
Autor: Ali Abdulkadir el Murejshid
Nga arabishtja; Suad Shabani
Burimi: albislam.com