1. Cilën sure ia lexoi Xhafer Ibn Ebi Talib mbretit të Habeshes, Nexhashiut?
– Suren Merjem.
2. Cila sure nuk fillon me leximin e Bismilahit(Besmeles)?
– Sureja Teube.
3. Kujt prej pejgamberëve i zbriti Kurani?
– Muhamedit, salAllahu alejhi ue selem!
4. Kush prej pejgamberëve ishte ndihmtarë i vëllait të tij?
– Haruni alejhi selam.
5. Kush prej pejgamberëve bëri istigfar për babain e tij?
– Ibrahimi, alejhi selam.
6. Kë prej pejgamberëve e hodhën në bunar (pus)?
– Jusufin alejhi selam.
7. Cila është pema e mallkuar në Kuran?
– Zekumi.
8. Në cilin muaj filloi zbritja e Kuranit?
– Në muajin e bekuar të Ramazanit.
9. Cila sure zbriti në mes Mekes dhe Medines që flet prej fillimit deri në mbarimin e saj për luftën e Hudejbijes?
– Sureja el Fet’h.
10. Cila sure është shkak për hyrjen në Xhenet, nëse muslimani e do atë?
– Sureja el Ihlas.
Ali Abdulkadir el Murejshid
Nga arabishtja; Suad Shabani
Burimi: albislam.com