1. Fjala “الغنم” (dele) është përmendur në tre vende në Kuran?
– Në suren el En’am, ajeti nr. 146; “E (posaqërisht) ndaj atyre qëjanë jehudi Ne kemi ndaluar çdo (kafshë) thundrake: nga lopët dhe delet u kemi ndaluar dhjmin e tyre, pos atij (dhjami) në shpinën dhe në zorrët e tyre dhe pos atij të përzier me ndonjë asht. Këtë (masë-ndalesë) e morëm si ndëshkim ndaj mëkatit të tyre. S’ka dyshim, Ne jemi të vërtetë (në çka ju rrëfejmë).”
Në suren Ta’ha, ajeti nr. “Ai (Musai) tha: “Ai është shkopi im që të mbahem në të, dhe me të u shkund (gjethe nga drunjtë) dhenve të mia, dhe me të kryej edhe nevoja tjera.”
Dhe në suren el Enbija, ajeti nr.78: “(Përkjto) Davudin e Sulejmanin kur pleqëronin për çëshjen e bimës (mbjelljes) të cilën delet e ati populli e kishin kullotur natën, e Ne ishim përcjellës të gjykimit të tyre.”
2. Për cilin popull është fjala; فَأَخَذَتْهُمُ الرَّجْفَةُ فَأَصْبَحُوا فِي دَارِهِمْ جَاثِمِينَ “Atëherë ata përjetuan tërmetin dhe u gdhinë në shtëpitë e tyre kufoma të ngrira.” (A’raf; 78).?
– Popullin e Medjenit.
3. Kujt iu drejtua Allahu me këtë porosi; اسْتَغْفِرْ لَهُمْ أَوْ لَا تَسْتَغْفِرْ لَهُمْ إِنْ تَسْتَغْفِرْ لَهُمْ سَبْعِينَ مَرَّةً فَلَنْ يَغْفِرَ اللَّهُ لَهُمْ ۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ كَفَرُوا بِاللَّهِ وَرَسُولِهِ ۗ وَاللَّهُ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الْفَاسِقِينَ “Kërko falje për ta ose mos kërko (është njejtë), e edhe nëse kërkon falje shtatëdhjetë herë, Allahu nuk do t’ua falë, sepse ata mohuan Allahun dhe të dërguarin e Tij, e Allahu nuk vë në rrugë të drejtë (të shpëtimit) ata që nuk respektojnë.” (Teube; 80).
– Muhamedit, salallahu alejhi ue selem!
4. Në cilën luftë na shpiejn këto ajete (apo cilën luftë na kujtojnë); إذا جَاءَ نَصْرُ اللَّهِ وَالْفَتْح. وَرَأَيْتَ النَّاسَ يَدْخُلُونَ فِي دِينِ اللَّهِ أَفْوَاجًا فَسَبِّحْ بِحَمْدِ رَبِّكَ وَاسْتَغْفِرْهُ ۚ إِنَّهُ كَانَ تَوَّابًا “Kur erdhi ndihma e Allahut dhe çlirimi (ngadhënjimi). Dhe i pe njerëzit që po hyjnë turma-turma në fenë e Allahut. Ti, pra, lartësoje Zotin tënd duke falënderuar dhe kërko nga Ai falje. Ai vërtet pranon shumë pendimin.” (En Nasër; 1-3).?
– Luftën e çlirimit të Mekës.
Ali Abdulkadir el Murejshid
Nga arabishtja; Suad Shabani