Reagim ndaj shkrimit në gazetën Koha e botuar me 7 gusht 2015 në faqën e pestë dhe me nëntitull: “Hoxhallarët e Listës së zëzë të BFIM-së dhe policisë”
Lidhur me përmendjen e emrit tim (edhe pse në formë të deformuar) unë Talha Kurtishi deklaroj si më poshtë:
Ska dyshim se gazetaria e mirëfilltë është nevojë shoqërore por jo edhe atëherë kur bëhet vegël e dezinformimit dhe stigmatizimit. Ju si gazetë me veprimet e këtilla arbitrare si dhe me qasjen tuaj joprofesionale jeni vendosur në pozitë të shërbëtorit të një fushate të mjegullimit të hapsirës publike me akuza të pabaza në adresën e fajtorit kujdestar.
Unë si hoxhë i cili domosdosmërisht i përhap mësimet e fesë nuk lejoj e as që pranoj të stigmatizohem në mënyrën si keni vepruar ju. Bekgraundi im sa i përket arsimimit fetar dhe jofetar është i pastër dhe unë qëndroj pas tij në gjitha format. Unë e predikoj islamin ashtu siç e kam mësuar, në njërin prej universitetet më prestigjoze të botës Islame, si fe e mesatarisë që vendos balansin e përkryer mes nevojave materiale dhe ato shpirtërore.
Qëndrimet e mia janë publike dhe në asnjë mënyrë nuk reflektojnë e as që përçojnë ndonjë mesazh radikalizues. Islami feja të cilës i përkas nuk radikalizon përkundrazi ajo fisnikëron dhe i ngjall vlerat pozitive te çdo musliman.
Qëndrimi im ndaj BFI-së gjithnjë ka qenë dhe vazhdon të jetë konstruktiv. Unë besoj se roli që e ka kjo bashkësi është rol kyç për mbarëvajtjen e jetës fetare në Maqedoni. Respektimi i këtij institucioni vazhdon të jetë motoja e veprimtarisë sime dhe këtë e kam vërtetuar edhe në kontaktet e mia të vazhdueshme që i kam me këtë institucion. Prandaj nuk lejoj që dikush për agjendat e tyre të më vendos përball BFI-së antëtar i së cilës jam.
Sa u përket institucioneve shtetërore ju përkujtoj se baza e bashkëjetesës dhe progresit wshtw drejtësia. Aty ku drejtësia është selektive dhe përjashtuese për disa shtresa të shoqërisë vendi nuk e ka marr drejtmin e duhur dhe ec në rrugë të gabuar.
Jam i vetëdijshëm se përmendja e emrit tim nuk është e rastësishme. Ajo në vete ngërthen mesazhe dhe porosi por kjo nuk më tremb ngase e di se jam bartës i mesazheve të Islamit për të cilin vetë Kurani famëlartë thotë: “Dhe Ne nuk të kemi dërguar ty (o Muhamed), veçse si mëshirë për botët.” (El Enbija, 107)
Muhamedi, sal-lallahu alejhi ue selem, u dërgua me shpalljen e fundit që është mëshirë për botët dhe si e tillë assesi nuk mundet me qenë radikalizuese dhe ngjallëse e veprimeve terroriste. Hasha.
M-r. Talha Kurtishi