NXITO NË FALJEN E ALLAHUT

NXITO NË FALJEN E ALLAHUT

0 3546

Allahu i Madhëruar ka thënë:
وَسَارِعُوا إِلَىٰ مَغْفِرَةٍ مِّن رَّبِّكُمْ وَجَنَّةٍ عَرْضُهَا السَّمَاوَاتُ وَالْأَرْضُ أُعِدَّتْ لِلْمُتَّقِينَ
“Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për një xhennet, gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit. “ Ali Imran: 133

Vëllezër të nderuar!
Me të vërtetë jemi të nderuar nga ana e Allahut që na bëri pjestarë të kësaj feje të vetme të pranuar, që na bëri nga ata që i përkulemi Atij tebareke ve teala, që na bëri të agjërojmë për Të subhanehu ve teala, ti lexojmë fjalët e Tij xhel-le ve ala.

Ja arritëm në mes të muajit të Ramazanit. Shpresojmë ta arrijmë edhe fundin e këtij muaji të bekuar dhe me të të arrijmë kënaqësinë e Allahut të Madhëruar, e të dalim me falje të mëkateve dhe me grada të larta që një ditë, në Ditën e Kijametit kur të rringjallen krijesat neve Allahu i Madhëruar të na rreshtojë para derës Rejjan. AMIN

Allahu i Madhëruar, në ajetin e lexuar pak më parë na bën thirrje për të shpejtuar të arrijmë faljen e tij, për ta fituar xhenetin gjërësia e të cilit është sa qiejt dhe Toka. … , ky xhenet, – Allahu i Madhëruar po thotë se është pregatitur për të devotshmit …
أ ُعِدَّتْ لِلْمُتَّقِينَ
“… është përgatitur për të devotshmit. “
Agjërimi është bërë obligim për arritjen e devotshëmrisë “leal-lekum tettekun (ndoshta do ta arrini devotshmërini e të ruheni).”

Allahu i Madhëruar nuk e ka lavdëruar nxitimin asnjëherë, përpos kur bëhet fjalë për tu penduar, për të bërë hajr, për të ta fituar xhenetin.

Shikoni Musain alejhi selam, Allahu e ka regjistruar fjalën e tij në Kuran se ka thënë:
وَعَجِلْتُ إِلَيْكَ رَبِّ لِتَرْضَ
“… e unë u nguta te ti, o Zoti im, që të jeshë i kënaqur ndaj meje!” “ Taha: 84

Vëlla i nderuar!
A je penduar, a e ke përmendur Allahun, a ke dhënë sadaka, a i ke ndihmuar ndonjërit, a ia ke larguar ndonjërit brengën, a je lutur për vete, për prindërit, për besimtarët.
Vëlla i nderuar!
Nxito për të bërë mirë, se koha kalon shpejt, andaj ti shfrytëzojë kohën sa më shumë.

Në Ditën e Bedrit, kur i dërguari i Allahut (salallahu alejhi ve selem) kishte dalur me besimtarët ti del në pritë karavanit të Ebu Sufjanit, nga Mekeja ishte nisur një ushtri që ti dalin në ndihmë këtij karavani.
Me një anë ishte karavani i Ebu Sufjanit, ndërsa nga ana tjetër ishte ushtria Mekase, Allahu i Madhëruar i dha të dërguarit të Tij të zgjedhë dhe i tha:
وَإِذْ يَعِدُكُمُ اللَّهُ إِحْدَى الطَّائِفَتَيْنِ أَنَّهَا لَكُمْ
“Përkujtoni kur Allahu ua premtoi njërin prej dy grupeve se është i juaji,

وَتَوَدُّونَ أَنَّ غَيْرَ ذَاتِ الشَّوْكَةِ تَكُونُ لَكُمْ
e ju dëshironit t’ju takojë ai (grup) i paarmatosur,
وَيُرِيدُ اللَّهُ أَن يُحِقَّ الْحَقَّ بِكَلِمَاتِهِ وَيَقْطَعَ دَابِرَ الْكَافِرِينَ
ndërsa All-llahu dëshiroi që me premtimet e Tij ta vendosë të vërtetën e ta zhdukë në themel mbeturinën e mohuesve. “ Enfal: 7

Mirëpo çfarë ka ndodhur?

Të dërguarin e kaplon gjumi, e ndër kohë i vjen shpallja, se xheneti është të nisen e të ballafaqohen me ushtrinë mekase.
I dërguari i Allahut (salallahu alejhi ve selem) zgjohet vrullshëm dhe me zë të lartë u thotë sahabëve:
” قُومُوا إِلَى جَنَّةٍ عَرْضُهَا السَّمَوَاتُ وَالْأَرْضُ ”
“Ngrituni për në xhenetin gjërësia e të cilit është sa qiejt dhe Toka “

Umejr ibn Humam El-Ensari ka pyetur: o I dërguar i Allahut, xhenet gjërësia e të cili është sa qiejt dhe Toka?!
Ka thënë: Po.
Ai ka thënë: tyh, tyh!
I dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem e ka pyetur: Çfar të shtyri të thuash tyh, tyh?
Ka thënë: Jo pasha Allahun i dërguar i Allahut, përpos se të jem nga banorët e tij (xhenetit).
I dërguari i ka thënë: ti je nga banorët e tij.
Ai i nxjerri disa hurma nga një qese dhe filloi të hajë nga ato, e pastaj tha: po të jetoj derisa ti ha këto hurma, kjo është gjatë. I ka gjuajtur ato dhe ka hyrë të luftojë derisa është vrarë.

Subhanallah, edhe hurmat i ka gjuajtur që të mos ia marrin kohën, e të vonohet për në xhenet.

O vëlla i dashur dhe i respektuar, ti që po agjëron, ti je duke e bërë një adhurim të madh, prandaj NXITO!
NXITO për të bërë sa më shumë vepra të mira

Allahu i Madhëruar ka thënë:

وَأَن لَّيْسَ لِلْإِنسَانِ إِلَّا مَا سَعَىٰ (39) وَأَنَّ سَعْيَهُ سَوْفَ يُرَىٰ (40) ثُمَّ يُجْزَاهُ الْجَزَاءَ الْأَوْفَىٰ (41)

“Dhe se njeriut nuk i takon tjetër vetëm se ajo që ka punuar. * Dhe se mundi i tij më vonë (ditën e gjykimit) do të shihet. * Pastaj ai shpërblehet me shpërblimin më të plotë. “ Nexhëm: 39 – 41

Në Medine ka qenë një jetim i cili e ka pasur një kopsht me palma të hurmave. Ai kishte dashur të ndërtojë një mur për ta ndarë pjesën e vet nga fqiu. Duke e ndërtuar murin, në atë drejtim i del një palmë e hurmës. I thotë fqiut, tia shesë, por ai nuk pranon. Ai djaloshi shkon te i dërguari dhe ia tregon rastin. I dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem i thotë tia sjellin atë njeriun. Pasi vjen, i thotë: o filan, jepja atë palmën këtij djaloshi. Ai refuzon. Përsëri i thotë: jepja palmën djaloshit! Ai thotë: jo.
I dërguari salallahu alejhi ve selem i thotë: jepja atë palmë, e do të kesh në xhenet palmë. Ai përsëri tha: jo.
Aty pran ishte Ebu Dahdah. Pasi e ndëgjoi këtë bisedë, e pyet të dërguarin salallahu alejhi ve selem: o I dërguar i Allahut, çfarë thua nëse unë e blej atë palmë dhe ia jap djaloshit, a do të kem unë palmë të hurmës në xhenet? Ka thënë: po.
Pastaj Ebu Dahda i tha atij njeriut: o filan, a e di atë kopshtin tim me palma të hurmave? Tha: Po. I thotë: Merre të gjithin, a djaloshit e jepja atë palmën. Pastaj kthehet nga i dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem dhe i thotë: o I dërguar i Allahut, tani a kam unë palmë në xhenet? I dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem ka thënë:
كَمْ مِنْ عِذْقٍ رَدَاحٍ لِأَبِي الدَّحْدَاحِ فِي الْجَنَّةِ
“ Sa kalavesha të hurmave ka për Ebu Dahdanë në xhenet, …“ e ka thënë vazhdimisht.

Tra. Ahmedi, Ibn Hibani, Hakimi dhe hadithi është sipas kushteve të Muslimit

E lusim Allahun e Madhëruar
Të na i bëjë të mundur ta përjetojmë Ramazanin deri në fund
Të agjërojmë dhe të falemi sinqerisht vetëm për Allahun
Të jemi të zellshëm me adhurimet tona, e të japim kontributin maksimal
E lusim Allahun e Madhëruar
Të na i falë gjynahet
Të na frymëzojë të bëjmë vepra të mira
Të na udhëzojë në rrugën e drjetë
E lusim Allahun e Madhëruar
Të sëmurët tanë ti shërojë, të burgosurit tanë ti lirojë, të vdekurit tanë ti shërojë
Të gjithë neve të na mëshirojë dhe na i pranojë pendimin.
E lusim Allahun tu ndohmojë muslimanëve në çdo vend
Ai është i Gjithëfuqishëm dhe ka mundësi të bëjë gjithçka.

I pastër e i lartë është Zoti yt, Zoti i gjithfuqishëm nga ajo që ata i përshkruajnë.
Çdo e mirë qoftë ndaj të dërguarëve.
Dhe falënderimi i qoftë Allahut, Zotit të gjithësisë!

Ali Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM