Pyetja: A lejohet që udhëtari i cili falet pas një imami i cili e fal namazin e plotë, të shkurton namazin në dy rekate, pra, të falë dy rekate me imamin, atëherë kur imami ngrihet (për rekatin e tretë) të jep selam?
Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut.
Kur udhëtari falet pas një jo-udhëtari, ai ka për obligim ta fal namazin në mënyrë të plotë, sido që të jetë; ka arritur gjithë namazin apo vetëm një rekat, ose më pak.
Athramiu ka thënë: E pyeta Ebu Abdullah (dmth, Imam Ahmedin) për udhëtarin: i cili e arrin namazin me xhemat në teshehudin e fundit? Ai tha: Ai duhet të plotëson katër rekate.
Kjo është transmetuar nga Ibn Omeri, Ibn Abasi dhe një numër nga tabi’inët, njashtu është edhe mendimi i imam Shafiut dhe imam Ebu Hanifes.
Argument për këtë është:
1 – Fjalët e të dërguarit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Imami është caktuar për t’u ndjekur, kështu që nuk duhet të ndryshoni prej tij.” Shënuar nga Buhariu, 722; Muslim, 4141.
2 – Transmetimi i imam Ahmedit nga Ibn Abasi, të cilit i është thënë: “Pse udhëtari i fal dy rekate kur ai falet vetëm dhe duhet t’i fal katër kur ai ndjek një imam i cili është (jo udhëtar)? “Ai tha: “Kjo është sunet “- që do të thotë se kjo vepër është suneti i të dërguarit të Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të).
E ka vlerësuar si sahih shejh Albani në “Irua el-Ghaleel”, 571.
3 – Ky është edhe veprimi i Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të). Nafiu ka thënë: Kur Ibn Omeri falej me imamin ai falte katër rekate, e kur falej vetëm i falte vetëm dy. Shënon Muslimi
Shejh Ibn Uthejmini ka thënë: Nëse udhëtari falet me imam, atëherë ai duhet ta fal namazin në mënyrë të plotë, për shkak të kuptimit të përgjithshëm të fjalëve të Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Imami është caktuar për t’u ndjekur.” Dhe se sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta) faleshin pas halifes Othman ibn Afan gjatë Haxhit në Mina, dhe ai falte namazin katër rekate, kështu që edhe ata e falnin namazin katër rekate.
Ngjashëm, nëse udhëtari hyn në namaz kur imami është në dy rekatet e fundit, pasi që imami të jep selam, ai ka për detyrë të plotëson namazin e tij, duke e plotësuar atë në katër rekate, për shkak të kuptimit të përgjithshëm të fjalëve e dërguarit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “çfarë keni arritur faleni, e çfarë nuk keni arritur, atëherë e plotësoni atë.” Shënon Buhariu, 635 dhe Muslim, 603.
Kjo, për arsye se namazi i personit është lidhur me imamin, kështu që ai duhet të ndjekë imamin edhe në rekatet që i kanë ikur.
Nëse një person në të kaluarën ka falur vetëm dy rekate pas një imami (në namaz me katë rekate), atëherë ai duhet të përsërisë gjitha namazet nga katër rekate, nuk detyrohet t’i fal një pas një, duhet të mundohet të kujton se sa namaze ka falur në atë mënyrë, e t’i përsërisë ato.”
Islamqa.info
Përktheu: Shpend Zeneli
Burimi: albislam.com