Nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- përcillet se Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Cilësitë e munafikut janë tre: “Kur flet gënjen, kur premton e thyen premtimin dhe kur i besohet ai tradhton
Nga Abdullah ibën Mesudi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- përcillet se Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Nuk do të hyjë në Xhenet njeriu i cili posedon në zemrën e tij mendjemadhësi sa thërrmija.” Një njeri tha: Njeriu ka dëshirë që rrobat dhe këpucët e tij të jenë të bukura. I Dërguari tha: “Vërtetë, Allahu është i Bukur dhe e do bukurinë, kurse mendjemadhësia është mospranimi i të vër
Nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- përcillet se Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Sa herë që mblidhet një grup njerëzish në ndonjë shtëpi të Allahut për ta lexuar Librin e Allahut dhe për ta studiuar ndërmjet vete zbret mbi ta qetësia, i mbulon mëshira, i rrethojnë melekët dhe i përmend Allahu para atyre që janë pranë Tij.”
Nga Enes Ibën Maliku,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- përcillet se Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Ndihmoje vëllanë tënd kur bën padrejtësi dhe kur i bëhet padrejtësi!” Një njeri tha: ”O i Dërguar i Allahut, e ndihmoj nëse i bëhet padrejtësi, por si ta ndihmoj kur ai bën padrejtësi?” I Dërguari i Allahut, tha: ”Ta ndalosh nga të bërit padrejtësi, kjo llogaritet dhe është ndihmë për të”.
Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Për të më nderuar mua, nderoni e mëshironi të varfrit, sepse me të vërtetë nëpërmjet tyre (me duatë dhe lutjet e tyre) juve ju vjen bereqet nga qielli, por edhe në luftë (dhe në vështirësi të tjera) ndihmoheni nëpërmjet tyre”.
Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Kurrë mos paftë ditë ajo shoqëri ku i dobëti nuk e merr hakun e vet që i takon, me plot lehtësim dhe përkrahje”.
Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Ai i cili zgjohet duke qenë i sigurtë në pragun e derës së vet (në shtëpinë e tij), i shëndoshë në trupin e tij dhe ka për atë ditë mjaft për të ngrënë, ai është sikurse t’ia falte Allahu dunjanë dhe çka ka në të”.
Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Ata që mëshirojnë, do të mëshirohen nga i Gjithëmëshirshmi (Allahu)”.
Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Atij që i është dhënë butësia, atij vërtetë i është një e mirë kësaj dhe botës tjetër”.
Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Një grua ka hyrë në Xhehenem për shkak të një maceje sepse e ka mbajtur brenda dhe as nuk i ka ofruar ushqim e as që e ka lënë të lirë të dalë jashtë dhe të gjejë vetë ushqim”.
Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Hipni mbi to (shtazët) kur t’ju duhen e zbritni nga ato kur nuk ju duhen e mos i bëni ato karrige për të biseduar në rrugë e në treg”.
Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Kini frikë Allahun për këto shtazë, mbajini mirë dhe hani prej tyre me të mire”.
Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Allahu ka caktuar mirësinë në çdo gjë, ashtu që kur të mbytni, mbytni me mirësi (mos masakroni) dhe kur të therni (shtazë), therni mirë, mpriheni thikën mirë që të pushojë shtaza (t’i dalë shpirti më lehtë)”.
Përzgjodhi dhe Përshtati: Suad Shabani
Burimi: albislam.com
__________
Buhariu, Muslimi dhe Tirmidhiu.
Muslimi.
Ebu Davudi.
Buhariu dhe Tirmidhiu.
Ahmedi: 21731, Ebu Davudi: 2594, Tirmidhiu: 1702 dhe ka thënë hadithi është hasen. Shejh Albani e ka bërë hadithin sahih.
Ibn Maxhe: 2426. Shejh Albani e vlerësoi hadithin si sahih.
Tirmidhiu: 2346, dhe ka thënë hasen garib. Edhe Shejh Albani e ka bërë hasen.
Ebu Davudi: 4941, Tirmidhiu: 1924 dhe ka thënë hadithi është Hasen Sahih.
Ahmedi: 25259. Shejh Shuajbi ka thënë se isnadi i hadithit është i vërtetë.
Buhariu: 3328, Muslimi: 2242.
Ahmedi: 15629, Ibn Huzejme: 2544.
Ebu Davudi: 2548. Shejh Albani e ka vlerësuar hadithin si sahih.
Muslimi: 1955.