PESË POROSI PËR DURIM GJATË SPROVAVE

PESË POROSI PËR DURIM GJATË SPROVAVE

0 1957

Shkroi: Nura El Matrudi

Përktheu: Dr. Amel Kurtishi

I zgjodha disa këshilla dhe porosi me të cilat po u drejtohem zemrave që janë kapluar me pikëllim për shkak të humbjes së prindit, dhe zemrave që përjetojnë sprova nga të ndryshmët.

1. Allahu, i Lartësuari, i sprovon besimtarët me lloje të ndryshme të sprovave dhe vështirësive, na sprovon sepse na do, sepse dëshiron që në zemrat tona të mbetet vetëm Ai, që gjuha ta madhëron vetëm Atë. Kur Allahu e do një rob e sprovon, prandaj binduni në shpërblimit e Allahut për durimin e shfaqur.

2. Çdokush që e ka humbur nënën ose babain, le të jetë durimtar. Kush shfaq durim Allahu e ngushëllon dhe ia lehtëson durimin. Binduni qe shpërblimi për sabrin tek Allahu është shumë i madh. “Vetëm ata që janë të durueshëm, do të shpërblehen pa masë”. (Ez Zumer, 10)

3. Allahu, subhanehu ve teala, kujdeset për zemrat e robërve të Tij të mirë, ua mundëson sabrin, i inspiron me bindje për shpërblimit e durimit dhe i ndihmon në veprat e mira që i bëjnë. Pas kësaj vjen edhe shpërblimi i merituar. Allahu, subhanehu ve teala, thotë: “Cilindo mashkull apo femër që kryen vepra të mira, duke qenë besimtar, Ne do ta bëjmë që të kalojë jetë të bukur dhe do ta shpërblejmë sipas veprave më të mira, që ka bërë.” (En Nahl, 97)

4. Çoni duart lartë duke bërë dua, mos e humbni shpresën tek Allahu, me dua Allahu e përmirëson gjendjen tonë dhe i mjekon zemrat tona të godituara nga sprovat. Çështja e duasë është madhështore, hap vyer dhe mundësi që nuk i kemi dituar e as që i kemi menduar. Ka fituar ai që është lutur me bindje dhe duke u kujdesur për kushtet e pranimit të duasë. Allahu, subhanehu ve teala, thotë: “Zoti juaj ka thënë: “Lutmuni Mua, se do t’ju përgjigjem!” (El Gafir, 60)

5. Allahu, azze ve xhel-le, është i Mëshirshëm. I Mëshirshmi nuk do që robërit e tij të janë të pikëlluar dhe të thyer. Allahu me mëshirën e Tij pikëllimit ua zëvendëson me gëzime, vështirësitë me lehtësim, brengën me rrugëdalje. Ai, pas ndarjes në dynja, i bashkon ata që e donin njëri tjetrin në xhenetet e Tij të larta në ahiret, nëa atë vend të begative, jetës së lumtur, dashurisë dhe afërsisë.

Babai im, Allahu e dëshiroftë na porosiste:

Pajisuni me vepra të mira, që Allahu t’na bashkon ne xhenet.

Me sabër e fitojmë praninë e Allahut, e nëse pranë neve dhe me neve e kemi të Fuqishmin, Mëshiruesin, Bujarin, të Lartësuarit, Furnizuesin, Ai do të na mjafton neve. Sa bukur ka thënë Allahu, subhanehu ve teala: “Në të vërtetë, Allahu është me durimtarët.” (El Bekare, 153

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 590