Ringjallja pas vdekjes
Ringjallja pas vdekjes sonë është realitet, të cilin e argumenton natyrshmëria e shëndoshë si dhe për të cilën gjithë librat qiellorë tregojnë qartazi për të. Poashtu çdo profet dhe i dërguar ka lajmëruar për një gjë të tillë andaj besimi në tëështë një nga shtyllat kryesore të besimit, pa të cilën nuk pranohet besimi i robit musliman.
Kështu mendojnë dijetarët dhe imamët eminent të ehli Sunnetit dhe xhematit, të cilët potencojnë rëndësinë e madhe të besimit në ringjallje pas vdekjes, sepse kjo ka ndikim të madh që njeriu të përqendrohet në vepra të mira dhe të largohet nga mëkatet, padrejtësia, armiqësia, teprimi, krimi, madje ja edhe disa nga fjalët e tyre:
1. Imam Ahmedi-Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Të fryrit e surit nga Israfili është e vërtetë ku prej saj vdesin krijesat, pastaj me fryerjen e dytë i bën njerëzit që të ngriten para Zotit të Gjithësisë për të dhënë logari, për tu dënuar ose për tu shpërblyer, për në xhenet apo për në xhehenem, llogarinë ndaj robërve të Tij e mer përsipër vetë Allahu i Lartësuar, atë ditë nuk mund ta mer atë post kush pos të Madhërishmit”[1].
2. Ibn Abdulberi-Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nga ky hadith nxiret se prej kushteve të shehadetit me të cilën del prej kufrit dhe hyn në besim, është ku pranon se nuk ka Zot tjetër pos Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, po ashtu edhe pranimi i ringjalljes pas vdekjes. Andaj të gjithë muslimanët janë të mendimit se kushdo që e mohon ringjalljen pas vdekjes ai nuk ka as besim e as dëshmi. Mjafton argumentimi i Kuranit që flet për ringjalljen pas vdekjes, që nuk lë vënd për të kundërshtuar një gjë të tillë”[2].
3. Komentuesi i Tahaviut, thotë: “Për besimin në ringjallje aludon, tregon Kurani, Sunneti, logjika dhe natyra e shëndoshë, Allahu i Lartësuar ka treguar për të në librin e Tij, me argumente për të si dhe i kundërshton mohuesit e saj në shumë sure të Kuranit. Kjo ngase të gjithë profetët-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ta, janë në pajtim për besimin e ahiretit.
Pranimi se Zoti egziston është diçka e pranueshme, e natyrshme për bijtë e Ademit, këtë e pranon çdokush përpos inatçorit si rasti i faraonit, ndërsa për sa i përket ditës së fundit mohuesit e saj janë të shumta. Andaj përderisa i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, është vula e profetëve, ku dërgesa e Tij dhe kijametit janë si afërsia e dy gishtave të dorës, pra gishti tregues dhe gishti i mesëm[3]. Dhe vetë ai-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të është el-Hashir[4], tubues, i Cili ka shpejguar çdo detaj të ahiretit, të cilat nuk mund ti gjesh në librat e profetëve tjerë”[5].
Përgaditi: Nexhat Ceka
Burimi: albislam.com
[3] Aludon në hadithin e Enes ibn Malik-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili përcjell se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Unë dhe kijametit jam si këta të dy”. Transmeton Buhariu nr.6504, Muslimi nr. 2951.
[4] Xhabir ibn Mutimi-Allahu e mëshiroftë, thotë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, duke thënë:” Unë kam shumë emra: Unë jam Muhamed, unë jam Ahmed, unë jam el-Mahij, me mua Allahu e fshin kufrin, unë jam el-Hashir, ai tek i cili tubohen njerëzit në ditën e ringjalljes mbi këmbët e mia, unë jam el-akib i fundit nuk ka profet pas meje”. Transmeton Buhariu nr.4896, Muslimi nr. 2354.