Allahu,- xhele ue ala!,- thotë: “Me të vërtetë, të bërit shok Allahut, është zullum i madh”. (Lukman: 13).
“Allahu, me të vërtetë, nuk e falë atë që i bën shok Atij, por ia falë të tjerat mëkate kujt të dojë, përveç këtij. Kushdo që i bën shok Allahut, ai ka bërë mëkat të madh.” (Nisa: 48).
“Me të vërtetë, të është shpallur ty edhe atyre (pejgamberëve) që kanë qenë para teje: “Nëse i përshkruan Allahut shok, me siguri do të të humbin punët tuaja dhe do të jesh ndër ata që janë shkatërruar”. (Zumer: 65).
Trasnmetohet nga Xhabiri,-.Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salAllahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Kush e takon Allahun pa i shoqëruar Atij asgjë, do të hyjë në Xhenet. Ndërsa, kush e takon Allahun duke i shoqëruar diç, do të hyjë në zjarr.” (Shënon: Muslimi: 93).
Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kênaqur me të!,- se Muhamedi,- salAllahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Largohuni nga shtatë mëkatet shkatërruese. Thanë: Cilat janë ato, o i Dërguar i Allahut? Pejgamberi,- alejhi selam!,- tha: Shirku, magjija, vrasja e njeriut që ka ndalur Allahu (vrasja e njeriut pa të drejtë), ngrënia e kamatës, ngrënia e pasurisë së jetimit, ikja nga beteja e luftës, dhe shpifja për imoralitet ndaj besimtareve të ndershme.” (Shënon: Buhariu: 5/393 2766 , Muslimi: 89, Ebu Davudi: 2873, Nesaiu: 6/215).
Transmetohet nga Muadh Ibn Xhebeli,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: “Isha prapa shpinës së Pejgamberit,- salallahu alejhi ue selem!,- i hipur mbi gomar, dhe më tha: ” O Muadh! A e di se cila është e drejta e Allahut ndaj robërve dhe e drejta e robërve ndaj Allahut? Thash (Muadhi): Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri. Tha (Pejgamberi alejhi selam): “E drejta e Allahut ndaj robërve të Tij është që ta adhurojnë vetëm Atë dhe të mos i shoqërojnë asgjë. Ndërsa, e drejta e robërve ndaj Allahut është që të mos e dënojë atë që nuk i shoqëron Atij asgjë.” (Shënuan: Buhariu: 6/58(2856) dhe Muslimi: 30).
Komentim i Përgjithshëm:
Shirku në Allahun është: Të përkushtuarit apo përshkruarit dikujt tjetër diçka me Allahun, që është e veçantë vetëm për Allahun.
Mëkati më i shumtuar dhe më i madh është shirku.
Allahu,-xhele ue ala!,- nuk e falë njeriun i cili vdes me shirk.
Dënohet me dënim të përjetshëm në zjarrin e Xhehenemit ai i cili bën dhe vdesë me shirk.
Shirku është mëkati më i shumtuar që mund ta bëjnë krijesat karshi Zotit të tyre.
Çka mësojmë dhe përfitojmë nga kjo hytbe e shkurtër:
- Frika nga rënia në shirk.
- Obligueshmëria e tërheqjes së vërejtjes nga shirku apo rënia në të.
- Allahu nuk e falë shirkun, përpos nëse pendohet vepruesi i tij.
- Shirku nuk është sikur mëkatet tjera, nëse nuk pendohet dhe vdes Allahu nuk e falë, kurse vepruesi i mëkateve tjera nëse nuk pendohet dhe vdesë, nëse do Allahu e falë , nëse do e denon.
- Kush vdesë në shirk veprat e tij shkatërrohen dhe bëhen pluhur.
- Shirku është shkaku kryesor që njeriu fundoset dhe kurrë nuk del nga zjarri i Xhehenemit.
Autor: Rrashid Ibn Husejn AbdulKerim
Nga arabishtja: Suad Burhan Shabani
Burimi: albislam.com