SA VETA I KE NË LIGJËRATË?

SA VETA I KE NË LIGJËRATË?

0 1571

Autor: Naif ibën Muhamed El Jahja

Përktheu dhe përshtati: Dr. Amel Kurtishi

Imam Evzaiu, ka shkruar: Ata ibën Ebi Rebahi ishte njeriu më i pranuar te njerëzit në kohën e tij. Në tubimet e tij të diturisë merrnin pjesë shtatë ose tetë veta. (Tarih Dimeshk, 40/391)
Lexojeni me vëmendje këtë vlerësim pozitiv të imam Evzaiut për Ata ibën Ebi Rebahin, këtë dijetar për të cilin sunduesit Emevitë urdhëronin që askush të mos jep fetva gjatë haxhit pos tij, për të cilin Mejmun ibën Mihrani tregonte që pas tij nuk ka ardhur dikush i ngjajshëm. Kjo pozitë e tij nuk ishte shkak që ai të nënvlerëson tubimin e dijes me aq pak njerëz.
Imam Ahmedi, ky kolos i dijes, tërë Musnedin e tij ua diktoi vetëm tre nxënësve. Hanbel ibën Is’haku thotë: Para mua, Salihut dhe Abdullahit, Ahmed ibën Hanbeli e lexoi tërë Musnedin, Askush tjetër pos neve nuk e dëgjoi atë. Imam Ahmedi ka thënë: Këtë libër e tubova dhe e përzgjodha prej shtatëqind e pesëdhjetë mijë haditheve. (Sijer, 11/329)
Obsesioni numër dhe shumicë vazhdon të preokupon zemrat e njerëzve. I shohim si gëzohen me turmën e madhe dhe pikëllohen kur numri i atyre që marrin pjesë është i vogël. Njerëzit në këtë çështje ndahen në kategori të ndryshme ku vërehen dallimet në qëllime dhe synime.
Ajo që ka rëndësi të përmendet në këtë situatë është që thirrësin e sinqert nuk e largon nga daveti i tij e as që e demotivon nga mësimet numri i vogël i pjesëmarrësve në ligjëratat dhe këshillat e yij. Në këtë situatë udhërrëfyesi i tij është urdhri hyjnor për të gjithë profetët, paqja e Allahut qoftë mbi ta: Ti s’ke dëtyrë tjetër pos KUMTIMIT.
Nëse i analizojmë historitë e disa dijetarëve do të shohim fillime që kërkonin durim që pastaj përfunduan në mënyrë të lavdishme. Ka munësi të sprovohesh me numër të vogël të pjesëmarrësve në ligjërata, por nëse duron dhe tregon qëndrueshmëri, ndoshta Allahu do ti hapë për ty dyert e përfitimit (prej teje) për të cilat as që ke menduar. Hoxha i njohur Abdul Kerim El Hudajr tregon përvojën e tij njëzet e dy vjeçare me shpjegimin e Tefsirit të imam Kurtubiut: Fillimet ishin me numër të vogël të pjesëmarrësve dhe ndërprerje, kjo çështje është normale në fillim të ligjërimit. Shumë nga nxënësit e dijes e braktisin ligjërimin për shkak të numrit të vogël të atyre që prezentojnë në ligjëratat e tyre edhe pse përfituesi i parë nga ligjërata është vetë ligjëruesi. Një ditë i thash njërit, që ishte prej të paktëve që merrnin pjesë: Unë sot kam më shumë nevojë për ty se sa ti për mua. Po të ishte e nevojshme edhe me pagesë do e siguroja pjesëmarrjen tënde në ders. Kur dijetari i njohur Ibën Bazi erdhi në Rijad në vitin 1395/1975 në tubimet e tij nuk kishte më shumë se dhjetë nxënës dhe kjo gjendje vazhdoi deri në vitin 1400/1980. Në derset e hoxhës Ibën Xhibrin në vitin 1397/1977 ulej vetëm një person që nuk ishte saudian pastaj tubimi i tij u vërshua nga nxënës të dijes. Allahu e sprovon dijetarin në fillim dhe kur të vërtetohet qëllimi i tij i sinqert e bën atë të pranishëm te njerëzit. (Hoxha El Hudajri në tubimin përfundimtar të shpjegimit të Tefsirit të Kurtubiut)
Edhe dijetari i njohur Ibën Uthejmin rrëfen për rastin kur në dersin e paralajmëruar nuk kishte marr pjesë asnjë nxënës dhe hoxha është ulur në mihrab dhe ka filluar me lexu Kuran. Një nxënës erdhi dhe kur e pa se nuk është askush e morri fletorën e tij dhe u largua. Ai poashtu thotë: Në disa raste numri i pjesëmarrësve në ders ishte vetëm katër. (Libri Njëqind dobi prej Ibën Uthejminit të autorit El Munexhxhid)
Abdu Rahman ibën Mehdiu thotë: Në ditën e xhumasë ulesha (për ligjëratë) dhe kur numri ishte i madh gëzohesha ndërsa kur numri ishte i vogël pikëllohesha. Për këtë gjë e pyeta Bishr ibën Mensurin i cili më tha: Ai është tubim i keq, mos merr pjesë më. Pas kësaj asnjëherë nuk morra pjesë në atë tubim. (Sijer, 9/196)
Kur Amr ibën Abese, pasi u ftua në Islam, e pyeti Resulullahun, alejhi salatu ve selam: Kush është me ty? Ai u përgjigj: Një i lirë dhe një skllav (Ebu Bekri dhe Bilali, Allahu qoftë i kënaqur me ta). (Muslim, nr. 832)
Kur karavani arriti në Medine nga namazi i xhumasë u larguan shumica duke e lënë Resulullahun, alejhi salatu ve selam, në këmbë dhe mbetën vetëm dymbëdhjetë, por ai nuk e ndërpreu hutben e tij dhe e përfundoi atë. (Buhari, nr.4899 dhe Muslim, nr. 863)
Mos u mashtro me shumicën dhe mos e nënvlerëso pakicën. Ditën e gjykimit para Allahut do del profet të cilit nuk i ka besuar askush dhe për të do dëshmojnë Muhamedi, sal-lallahu alejhi ve selem, dhe Umeti i tij.
Ndoshta ajo që e thua apo e ligjeron, e që në fillim e kanë dëgjuar një numër i vogël, më vonë përhapet. I njohur është rasti i një dijetarit i cili pasi e ka mbajtur një ligjeratë para vetëm dy vetave por është regjistruar në kasetë e cila pastaj është shpërndarë vetëm njëherë dyzet mijë kopje. Një nxënës i dijes e shkroi një hulumtim për një çështje që një kohë të gjatë mbeti në internet pa u lëxuar nga askush. Kur erdh çasti i volitshëm dhe momenti kur njerëzit kishin nevojë për atë hulumtim të njëjtin prej internetit e zbritën mijëra njerëz.
Ibën Xeuziu ka shkruar: Ka të tillë që gëzohen më numrin e madh të ndjekësve, gëzimin e tillë e shfrytëzon shejtani për ta mashtruar dijetarin me numrin e madh të nxënësve dhe me famën. Ky vetpëlqim manifestohet me gëzim kur ka shumë ndjekës dhe pikëllim kur nxënësit shkojnë te ndonjë hoxhë tjetër për të përfituar. Kështu nuk vepron ai që është i sinqert në mësimdhënie. Dijetari duhet të jetë sikur mjeku i sinqert i cili nëse nuk arrin ta shërojë pacientin gëzohet me shërimin e pacientit pasi e ka mjekuar ndonjë mjek tjetër. (Sajdul Hatir, fq. 428)
Detyra e dijetarëve është ta kumtojnë të vërtetën. Udhëzimi është në dorë të Allahut. Besimtari pikëllohet nëse njërëzit nuk e pranojnë të vërtetën por nëse pikëllimi është pse njerëzit nuk e kanë pranuar atë si thirrës kjo është sinjal se ai nuk thërret në Islam por thërret që njerëzit të ndjekin atë, dhe kjo është gjë e urryer. (Tefsiri i Ibën Uthejminit të kaptinës El Kehf)
Rreth pjesëmarrjes në ligjerata secili duhet ta analizoje realitetin nga pikpamja dhe gjendja e tij. Hoxha duhet ta bëj analizën e punës së tij por edhe xhemati duhet ta shikojë sa lartë në listën e prioriteteve është pjesëmarrja në tubimet e dijes. Nuk qëndron akuza “është humb sinqeriteti prandaj ska pjesëmarrje në ligjërata”. Sa shumë prej xhematit i japin përparësi kafes, ndejës, muhabetit, ahengut, videos, fejsbukut, instagramit, sallonit të bukurisë, ndeshjes sportive etj. para pjesëmarrjes në ligjerata. Prandaj në analizën dhe vlersimin e situatës nisu nga vetvetja dhe do të bindesh se shumicën e pengesave nga prezenca ne ligjerata e kemi nga vetja jonë. (Plotësim i temës nga unë Amel Kurtishi)
Allahu na udhëzoft dhe na përmirësofte. Amin.

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 573